Sport

​Barcelona konfirmon: Braithwaite do të mungojë deri në vitin 2022

Published

on

Barcelona e ka konfirmuar që sulmuesi Martin Braithwaite do t’i nënshtrohet operimit në gjurin e tij të majtë, ku raportohet se lëndimi i tij do ta mbajë atë jashtë fushave të paktën për tërë vitin 2021.

30 vjeçari kishte kërkuar që të zëvendësohej gjatë fitores së Barcelonës prej 2:1 kundër Getafes, pasi që kishte dhimbje në gjurin e tij të majtë.

“Sulmuesi danez do t’i nënshtrohet një operimi në gjurin e majtë gjatë ditëve në vazhdim. Klubi do të publikojë lajme të reja rreth lëndimit pasi që të ketë përfunduar procesin e operimit”, shkruante në komunikatën zyrtare të klubit të Barcelonës.

Raportohet nga shumë media që Braithwaite nuk do të rikthehet nga lëndimi në këtë vit kalendarik, ku ky do të jetë problem për “Blaugranët” pas largimit të dy sulmuesve Lionel Messi dhe Antoine Griezmann gjatë këtij afati kalimtar veror të transferimeve.

Continue Reading

Lajmet

​Zbulohet superoferta e Realit për Rodrin

Published

on

Real Madridi po përgatit një superofertë për të transferuar mesfushorin spanjoll Rodri nga Manchester City.

Sipas “Fichajes”, presidenti Florentino Perez është gati të ofrojë Rodrygon, Eduardo Camavingan dhe 40 milionë euro për ta bindur Cityn.

Rodri është objektivi kryesor i Realit për të zëvendësuar Toni Kroos, ndërsa trajneri i ri Xabi Alonso e sheh atë si lojtarin ideal për të diktuar lojën në mesfushë. Pep Guardiola vlerëson shumë si Rodrygon ashtu edhe Camavingan, çka mund të favorizojë marrëveshjen.

Rodrygo pritet të largohet këtë verë për shkak të mungesës së hapësirës mes yjeve si Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe. Real Madridi synon të rikthejë dominimin në Spanjë dhe Evropë, duke besuar se nënshkrimi me Rodrin është hapi vendimtar.

Continue Reading

Lajmet

​Interi gati të rinisë ofensivën për Lookman

Published

on

Ademola Lookman mbetet prioriteti kryesor i Interit në këtë merkato. Drejtori sportiv Piero Ausilio ka marrë miratimin nga fondi Oaktree për të rritur ofertën, pas refuzimit të propozimit fillestar prej 40 milionë eurosh me formulën huazim dhe detyrim blerjeje.

Atalanta kërkon rreth 50 milionë euro për kartonin e sulmuesit nigerian, duke mos pranuar lëshime edhe për shkak të interesimit të madh që lojtari ka në treg.

Interi ka arritur marrëveshje personale me Lookman për një kontratë katërvjeçare me pagë 4.5 milionë euro në sezon, por klubi bergamask po qëndron i vendosur të mos e shesë pa përmbushjen e kërkesave financiare. Oferta e re e zikaltërve pritet të arrijë në 42-43 milionë euro plus bonuse, por mund të mos mjaftojë.

Aktualisht, sulmuesi po rikuperohet nga një dëmtim në pulpë që pritet ta mbajë jashtë fushave për rreth dy-tre javë. Lookman ka refuzuar opsione të tjera, si Atletico Madrid, duke i dhënë prioritet transferimit te Interi.

Continue Reading

Lajmet

​Calhanoglu: Jam i Interit dhe dua të fitoj trofe këtu

Published

on

Hakan Calhanoglu ka konfirmuar besnikërinë ndaj Interit, duke hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm drejt Turqisë. Mesfushori turk është rikthyer në stërvitje në Appiano Gentile pas dëmtimit të pësuar në Shtetet e Bashkuara dhe deklaroi se ndjehet në formë të mirë dhe i motivuar për sezonin e ri.

“Pushimet nuk ishin të lehta për shkak të spekulimeve, por jam i lumtur që jam kthyer dhe dua të punoj fort për Interin,” tha Calhanoglu. “Unë jam një lojtar i Interit dhe gjithmonë kam thënë se dua të vazhdoj këtu. Qëllimi im është të fitoj trofe.”, tha ai.

Duke folur edhe për marrëdhënien me kapitenin Lautaro Martinez, Calhanoglu theksoi se “gjithçka është sqaruar” pas deklaratave të mëparshme dhe se janë “profesionistë dhe të pjekur”.

Agjenti i tij kishte mohuar më parë zërat për një kalim te Galatasaray apo Fenerbahce, ndërsa vetë lojtari shprehu dëshirën për të rinovuar dhe vazhduar projektin me zikaltrit.

 

Continue Reading

Lajmet

​UEFA delegon sërish një gjyqtar kosovar në një ndeshje evropiane

Published

on

Gjyqtari nga Kosova, Visar Kastratit i është besuar detyra për të ndarë drejtësinë në ndeshjen Hibernians – Spartak Trnava, në kuadër të raundit të dytë të garës UEFA Conference League.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Tony Bezzina në Paola të Maltës, ku Kastratin do ta asistojnë Besnik Morina dhe Granit Hyseni. Gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.

Kjo ndeshje do të luhet të enjten, më 24 korrik, me fillim në orën 18:00.

 

Continue Reading

Të kërkuara