Lajmet

​Azemi i bën thirrje presidentes të mos e dekretojë ligjin e pagës minimale

Më 13 qershor, Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për pagën minimale.

Published

on

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi i ka bërë thirrje sot presidentes Vjosa Osmani që mos ta dekretojë Ligjin e pagës minimale.

Përmes një komunikate për media janë dhënë arsyetime se përse nuk duhet të dektretohet ligji për pagën minimale.

“1. Nuk është përfill propozimi i KES gjegjësisht Neni 9 alineja 19, 2. Nuk është përfill vendimi i komisionit te grupit parlamentar per buxhet dhe financa, i cili i ka propozua Parlamentit të Kosovës, që paga minimale për vitin 2023 të jetë 450 eu, kurse për vitin 2024 të jetë 100 euro, 3. Paga minimale është kosto e 4 anëtarëve të të punësuarit, e kjo pagë shpesh nuk e mbulon as vet punëtorin, 4. Është paga më e ultë në rajon”, është bërë e ditur në komunikatë.

Më 13 qershor, Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për pagën minimale.

Lajmet

Kryeparlamentari Gashi pritet nga Kurti

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Gashi para takimit me Kurtin, ka zhvilluar një takim edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Continue Reading

Bota

Netanyahu miraton armëpushim në Liban

Published

on

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka miratuar armëpushimin me Hezbollahun në Liban, pas një periudhe bisedimesh ndërmjetësuese. Sipas raportimeve të mediave izraelite, qeveria e Tel Avivit ka dhënë dritën jeshile për arritjen e armëpushimit, duke lejuar Amos Hochstein, këshilltarin e lartë të presidentit amerikan Joe Biden, të ndërmjetësojë mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Në një takim të zhvilluar mbrëmë për sigurinë, ku morën pjesë Netanyahu dhe disa ministra, është diskutuar mbi propozimin për armëpushim dhe është dhënë miratimi për të avancuar me këtë marrëveshje. Raportohet se diskutimet janë përqendruar në sigurinë e vijës kufitare mes Sirisë dhe Libanit, si dhe në rolin e ushtrisë izraelite në këtë zonë. Izraeli ka kërkuar dhe marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara për të siguruar lirinë e veprimit të ushtrisë izraelite në kufi në rast të shkeljeve të armëpushimit.

Burime të paidentifikuara izraelite kanë njoftuar se “armëpushimi pritet të shpallet brenda dy ditëve”. Gjithashtu, ato kanë shtuar se “marrëveshja me Libanin është tashmë nënshkruar”, dhe Netanyahu po punon për të shpallur zyrtarisht këtë lajm për opinionin publik. Kjo marrëveshje vjen pas javësh tensionesh dhe përplasjeve ushtarake në kufirin libanez, duke ofruar një mundësi për uljen e tensioneve në rajon./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Osmani në Halifax : Diskutova për shembullin e Kosovës si një ndër sukseset më të mëdha në histori

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në panelin përmbyllës të Forumit Ndërkombëtar në Halifax, Kanada, ku ka diskutuar për temën “Epoka e optimizmit, tani varet nga ne”. Ky panel është një nga ngjarjet kryesore të forumit, i cili mbledh liderë dhe mendimtarë nga mbarë bota për të diskutuar çështje të rëndësishme globale.

Në fjalën e saj, Osmani theksoi se Kosova është një nga sukseset më të mëdha të shekullit të fundit, duke e cilësuar si një histori frymëzuese të qëndrueshmërisë dhe forcës të popullit të saj. Ajo theksoi se, pavarësisht sfidave të shumta, Kosova ka arritur të ndërtojë një shtet të fortë dhe të qëndrueshëm, dhe se ky është një nga momentet më të rëndësishme për vendin, që ka shënuar një zhvillim të madh në të gjitha fushat, duke përfshirë demokracinë, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e lidhjeve ndërkombëtare.

Presidentja Osmani gjithashtu theksoi se është koha për të vazhduar me përpjekje të përbashkëta për të arritur qëllime më të larta për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe të rajonit. Ajo e bëri të qartë se Kosova do të vazhdojë të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit dhe më gjerë, duke qenë gjithmonë e angazhuar për të siguruar të ardhmen e saj si një pjesë e integruar e bashkësisë ndërkombëtare./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Gashi thotë se kjo legjislaturë po shkon drejt fundit

Published

on

By

Ndërkohë, shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, debatin e hënës së ardhshme e ka quajtur si më të rëndësishmin deri tash pasi që sipas tij legjislatura po shkon drejt fundit.

“Do të ketë disa seanca, ajo që është më e rëndësishme është seanca e ditës së hënë ku do të diskutohet qeverisja 4 vjeçare e Albin Kurti dhe Vetëvendosjes. Aty do të jetë vëmendja kryesore, aty do të diskutohen veprimet e mos veprimet për  4 vjet dhe do të diskutohen masat dhe veprimet dëmtuese që Qeveria Kurti i ka bërë në këto 4 vite”, tha Gashi.

I pyetur për dialogun me Serbinë, Gashi tha se nuk pret zhvillime në këtë proces meqë vendi është drejt një procesi zgjedhor.

Continue Reading

Të kërkuara