Lajmet

​Atroshenko: Chernihiv nën “sulm kolosal” pavarësisht pretendimit të Moskës për zvogëlimin e operacioneve

Deklarimet e tij vijnë pasi u zbulua se qyteti ishte “nën zjarr” nga sulmet ajrore ruse.

Published

on

Kryetari i qytetit verior të Ukrainës, Chernihiv, ka hedhur poshtë pretendimin e Moskës për një zvogëlim të operacioneve, pas asaj që ai e përshkruan si një “sulm kolosal”.

Deklarimet e tij vijnë pasi u zbulua se qyteti ishte “nën zjarr” nga sulmet ajrore ruse ndërsa granatimet vazhduan gjatë natës, sipas Viacheslav Chaus, kreu i administratës rajonale të Chernihiv.

Në një intervistë për CNN, kryebashkiaku i qytetit Vladyslav Atroshenko kundërshtoi pretendimin e Rusisë të martën se planifikonte të “ulte në mënyrë drastike” sulmin e saj ushtarak në Chernihiv dhe kryeqytetin ukrainas Kiev.

“Ky është edhe një konfirmim që Rusia gënjen gjithmonë”, tha ai.

Rusia e bëri këtë pretendim të martën pas bisedimeve që pati me përfaqësuesit ukrainas në Turqi. Sugjerimi dukej se tregonte shenja përparimi drejt një devijim jashtë konfliktit.

Por sipas Atroshenkos, armiqësitë në të vërtetë u shtuan në Chernihiv që kur u bë pretendimi.

“Ata (rusët) në fakt kanë rritur intensitetin e sulmeve. Sot kemi një sulm kolosal në qendrën e Chernihiv. Njëzet e pesë persona janë plagosur dhe tani janë në spitale. Ata janë të gjithë civilë. Pra, sa herë që Rusia thotë diçka, kjo duhet të kontrollohet me kujdes”, tha ai.

Në një postim në Telegram të mërkurën, Chaus tha se situata në rajon nuk kishte ndryshuar pavarësisht pretendimeve nga Rusia.

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon sot seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska”

Published

on

E përditësuar:

08:00

Seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska” do të vazhdojë edhe sot.

Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, do të dalin sërish para trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës, me fillim nga ora 09:30.

Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 e deri në 4 gradë Celsius, kurse ato maksimalet do të lëvizin nga 14 e deri në 17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëdimi me shpejtësi prej 1 e deri në 4 metër për sekond./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

UBT nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme me Nova University

Published

on

Edhe një lajm i shkëlqyer nga Lisbona. UBT ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Nova University, respektivisht kampusin më të madh të teknologjisë në Portugali!

Marrëveshja u nënshkrua në hapësirat e UNINOVA e para në renditjen e menaxhimit të fondeve për projektet H2025 të Kërkimit dhe Zhvillimit.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Dekani i NOVA School of Science and Technology, Prof. Dr. Jose Julio Alferes dhe në prani të Drejtorit të Depertamentit për Marrëdhënie me Jashtë, Prof. Dr. Ricardo Jardim-Gonçalves, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit që përqendrohet në fusha të rëndësishme si kërkimi shkencor, zhvillimi teknik, trajnimi i avancuar dhe partneritetit për qasje në fondet e BE-së për arsimin e lartë, me theks projektet Smart4Health dhe Digital Health.

Kjo marrëveshje bashkepunimi do të hapë mundësi të reja për studentët tanë dhe do të forcojë edhe më tutje lidhjet tona ndërkombëtare.

Jemi të emocionuar për këtë hap përpara në rrugën drejt ekselencës dhe inovacionit. Rektori Hajrizi uron të gjithë stafin akademik dhe studentët e UBT për këtë arritje.

Continue Reading

Lajmet

​Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron

Published

on

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.

“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.

Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:

“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara