Kronikë e zezë

​Arrestohet një person për zjarrëvënie në Gjakovë

Published

on

Një person në Gjakovë është arrestuar për zjarrëvenie. Nga Drejtoria e Policisë në Gjakovë bëhet e ditur që P.C kishe ndezur ca shkurre në pronën e tij në fshatin Sopot, e që zjarri ishte përhapur me shpejtësi dhe në shkurre të tjera.

“Datë o8.08.2021 rreth orës 16:30 Stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatë për zjarr në zhvillim në fshatin Sopot, KK-e Gjakovë. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe është njoftuar njësia e zjarrfikësve te cilët kane dalë ne vendin e ngjarjes dhe kane lokalizuar zjarrin. Patrulla policore ka filluar të mbledhë informata mbi kryesin e mundshëm dhe pas një pune operative ka arrite dhe ta identifikoj të dyshuarin, i cili fillimisht ka refuzuar dhe hezituar të pranoj autorësinë si zjarrvënës, por pas ofrimit të dëshmive të pa kontestuara ka pranuar te këtë ndezur fillimisht ca shkurre në pronën e tij, mirëpo zjarri ishte përhapë më shpejtësi dhe në shkurre tjera në një fushë të lirë aty pranë, por duke rrezikuar që të përhapej edhe më tej në një zone pyjore. I dyshuari P.C. i datëlindjes 1942, M.SH. —— është shoqëruar në Stacionin policor, dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar, intervistimit dhe pranimit të veprës së kryer, i njëjti lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e policisë. 

lajme

Vrasje në Suharekë: Arrestohet i dyshuari pas plagosjes me armë zjarri

Published

on

By

Një person ka rënë viktimë e një sulmi me armë zjarri të mërkurën në Suharekë, ndërsa autoritetet policore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin pak kohë pas ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se pavarësisht përpjekjeve mjekësore, viktima nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, kur një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull. Pas të shtënave, i lënduari është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën Emergjente, ku më pas është konfirmuar vdekja e tij.

I dyshuari fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por reagimi i shpejtë i Policisë ka bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e tij. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

 

Continue Reading

Lajmet

Prizren: 3,800 euro të dyshuara si të falsifikuara dorëzohen në polici

Published

on

By

Një shumë prej 3 mijë e 800 eurosh, që dyshohet të jenë para të falsifikuara, është dorëzuar në Policinë e Kosovës nga menaxheri i një banke private në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti lidhet me periudhën 14 deri më 29 tetor 2026, ndërsa paratë janë dorëzuar në polici më 17 nëntor.

Sipas dëshmitarit, shuma e dyshuar si e falsifikuar ishte deponuar në bankë nga gjashtë klientë të ndryshëm.

Pas konsultimit me prokurorin, është iniciuar rasti për veprën penale “Falsifikim i parasë”, ndërsa paratë janë sekuestruar për ekzaminim. /E.A/

Continue Reading

lajme

Kamenicë: Vdes një person në QKUK, dyshohet se kishte konsumuar substanca të dyshuara

Published

on

By

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se kishte konsumuar barna ose substanca të tjera të dyshuara.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, Viktima ishte shoqëruar për trajtim në QKUK, por gjatë qëndrimit aty është raportuar se kishte ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Fushë Kosovë nën dyshimin për ngacmim seksual

Published

on

By

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të ngacmimit seksual ndaj një gruaje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 nëntor 2026, rreth orës 17:30, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 17 nëntor.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga organet e rendit dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara