Kronikë e zezë

​Arrestohet një 36-vjeçar në Sojevë të Ferizajt

Ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Published

on

Një 36 vjeçar është arrestuar në fshatin Sojevë të Ferizajt. Ai ishte i kërkuar për veprën penale “Vjedhje” me dënim burimi prej një muaji.

Drejtoria e Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt ka njoftuar se ai tashmë është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent , ka arritur që mbrëmë në ora 21:30 në fshatin Sojevë të Ferizajt të ndalojë dhe të arrestojë një person me inicialet B.A (M/K) i moshës 36 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘Vjedhje’ me dënim burgimi prej një (1) muaji. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatën për medie nga policia. 

Lajmet

Operacioni “Muzgu” në Mitrovicë, konfiskohen armë dhe mbi 110 gramë kokainë

Published

on

Policia e Kosovës ka realizuar operacionin e koduar “Muzgu” në fshatin Kqiq i Madh në Mitrovicë, gjatë të cilit janë kontrolluar një shtëpi dhe një lokal në pronësi të një të dyshuari.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 110.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një revole M57 me dy karikatorë, një pushkë gjuetie, 15 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër fishekë për pushkë gjuetie, një peshore digjitale, 150 euro, 6 mijë dinarë serbë, dy radiolidhje dhe një shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”.

I dyshuari nuk është gjetur në lokacion gjatë kontrollit, por më vonë është paraqitur në zyrat e Policisë në prani të avokatit mbrojtës.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale që lidhen me narkotikët dhe armëmbajtjen e paautorizuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi serb dyshohet se kishte dokument të falsifikuar, lirohet në procedurë të rregullt

Published

on

Një shtetas i Serbisë është intervistuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, pasi dyshohet se gjatë kalimit të kufirit nga Kosova drejt Serbisë kishte në posedim një dokument identifikues të falsifikuar.

Rasti është raportuar më 7 shtator 2026, rreth orës 17:40. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti për falsifikim të dokumentit, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I ofroi para zyrtarit policor, arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Rahovec

Published

on

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në fshatin Bernjak të Rahovecit, pasi dyshohet se i ka ofruar para të gatshme një zyrtari policor.

Rasti ka ndodhur më 7 shtator 2026, rreth orës 09:07. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Foshnja dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, rasti nën hetim

Published

on

Një foshnje është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit nga prindërit e saj.

Rasti është raportuar më 7 shtator 2029, rreth orës 07:00, ndërsa vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara