Kronikë e zezë

​Arrestohen tre të dyshuar për veprën penale për posedim e përdorim të armëve

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë.

Published

on

Policia në Malishevë ka kryer kontrollë në fshatin Drenoc dhe Janiq. Pos tjerash janë gjetur një armë AK47 me dy karikator dhe 32 copë fishekë si dhe një pistoletë EKOL FIRAT Magnum 9mm dhe një gëzhojë e kalibrit 7.62mm. të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

Me datën 05.08.2022 Stacioni Policor në Malishevë (mbështetur edhe nga njësi tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Gjakovë) në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, ka kryer kontroll në dy lokacione të ndara në vendbanime të dyshuarve në fshatin Drenoc-Malishevë dhe në fshatin Janiq-Malishevë. Gjatë kontrollit në fshatin Drenoc-Malishevë në posedim të të dyshuarit J. K., i lindur në vitin 1993, shtetas i Republikës së Kosovës janë gjetur një AK47 me dy karikator dhe 32 copë fishekë si dhe një pistoletë EKOL FIRAT Magnum 9mm dhe një gëzhojë e kalibrit 7.62mm. të cilat janë sekuestruar si prova materiale. Ndërsa, gjatë kontrollit në fshatin Janiq-Malishevë është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale një pistoletë EKOL special me 6 copë fishekë, një karikator si dhe 11 gëzhoja për pistoletë me gaz të kalibrit 9mm. Në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar S. K., i lindur në vitin 1962, shtetas i Republikës së Kosovës dhe E. M., i lindur në vitin 1996, shtetas i Republikës së Kosovës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe janë iniciuar dy raste “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet

Mbi 100 gramë kokainë dhe marihuanë kapen në Vërmicë

Published

on

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, janë gjetur 104.90 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë zbuluar 5.53 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, e fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar.

Rastet janë proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Mitrovicë, sulmoi policët dhe kanosi me vrasje

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, pasi dyshohet se ka sulmuar një qytetar dhe më pas disa zyrtarë policorë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, në gjendje të dehur kishte goditur një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gjatë arrestimit në vendin e ngjarjes, i dyshuari ka sulmuar një zyrtar policor. Sulmet kanë vazhduar edhe në stacionin policor dhe më pas në spital, ku ai dyshohet se ka sulmuar edhe dy zyrtarë të tjerë policorë, ndërsa i ka kanosur verbalisht me vrasje.

Po ashtu, ai ka dëmtuar motoçikletën e viktimës dhe një veturë tjetër.

Si pasojë e incidentit, tre zyrtarë policorë dhe viktima kanë pranuar trajtim mjekësor. Pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Qendrën Korrektuese të Dubravës, dyshohet se tentoi të fuste drogë për një të burgosur

Published

on

Një person është arrestuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pasi dyshohet se ka tentuar të fusë substanca narkotike gjatë një vizite.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, oficerët korrektues kanë vërejtur lëvizje të dyshimta mes një të burgosuri dhe një vizitori, të dy meshkuj kosovarë, në sallën e vizitave.

Gjatë kontrollit të të burgosurit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 10 gramë. Dyshohet se substanca i ishte dorëzuar nga vizitori.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një i burgosur në Burgun e Dubravës, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një person që po vuante dënimin në Burgun e Dubravës ka ndërruar jetë gjatë ditës së enjte.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, fillimisht është dërguar në qendrën mjekësore të burgut dhe më pas në Spitalin e Pejës, ku mjekët kanë konstatuar se ai ishte pa shenja jete.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes janë duke vazhduar.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara