Sport

​Armend Dallku dënohet me dy ndeshje

Kështu ka vendosur Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Publikuar

Trajneri i klubit të futbollit Dukagjini Armend Dallku nuk do të mund ta drejtojë skuadrën e tij në dy ndeshjet e radhës.

Kështu ka vendosur Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës me arsyetimin se Dallku ka ofenduar gjyqtarin kryesor gjatë ndeshjes mes Dukagjinit dhe Trepçës ’89, në të cilën edhe u ndëshkua me karton të kuq.

“Kryetrajneri i FC ”Dukagjini”, në min 90+ ofendon pa ndërprerë me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. I njëjti edhe pas ndëshkimit ka vazhduar me ofendime të njëjta ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Dukagjni. Bazuar në nenin 42.2 paragrafi C. i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.”, thuhet në vendimi e komisionit në fjalë.

Vazhdo të lexosh

Sport

Rodri tregon diferencën mes Cityt dhe Arsenalit

Publikuar

nga

Mentaliteti fitues gjatë sezonit të Mançester Cityt i shtyu ata të kalonin Arsenalin në Premier Ligë, ka thënë mesfushori Rodri pasi skuadra e tij fitoi titullin e katërt radhazi në Premier Ligë.

Rodri shënoi kur City mundi Ëest Ham United 3-1 në Etihad të dielën për të fituar titullin me dy pikë përpara Arsenalit, i cili i ndoqi ata deri në ditën e fundit të një sezoni emocionues.

City përfundoi me 91 pikë ndërsa Arsenali, me 89, duhej të kënaqej me vendin e nënkampionit për të dytin sezon radhazi, pavarësisht se fitoi 2-1 në shtëpi kundër Evertonit.

I pyetur se çfarë e bëri diferencën, Rodri tha se kjo erdhi në mentalitetin që zotëronin dy skuadrat.

Arsenali gjithashtu meriton lavdërime, ata patën një sezon të pabesueshëm, por mendoj se ndryshimi ishte këtu”, tha spanjolli.

Rodri theksoi lojën defanzive të Arsenalit në Etihad në fund të marsit, i cili përfundoi në një barazim pa gola, pasi kampioni i Cityt nuk arriti të shënonte pavarësisht se dominonte me 72% posedim të topit.

Kur ata u përballën me ne në Etihad, i pashë dhe thashë ‘Ah, këta djem, ata nuk duan të na mundin, duan vetëm një barazim’ dhe këtë mentalitet, nuk mendoj se do ta bënim njësoj. Dhe ne i kapëm ata në garën për titull. Në fund, nëse na jepni një pikë, ne do të fitojmë shtatë, tetë ndeshjet e fundit edhe pse është kaq e vështirë. Kështu që unë mendoj se kjo tregon mentalitetin tonë.”

City ka një shans për të fituar një tjetër trofe këtë sezon pasi përballet me Manchester United në finalen e FA Cup fundjavën e ardhshme. “Është gjithashtu shumë e rëndësishme për ne të bëjmë dopio”, shtoi Rodri.

Vazhdo të lexosh

Sport

Një lamtumirë emocionuese për Jurgen Klopp, teksa drejton për herë të fundit Liverpoolin

Publikuar

nga

Gjatë kësaj të diele në Anfield, Jurgen Klopp menaxhoi Liverpoolin për herë të fundit i cili njoftoi në fillim të vitit se ky sezon do të ishte i fundit për Liverpoolin.

Atij iu bë serenadë gjatë gjithë ndeshjes, në të cilën Liverpool e fitoi 2-0 kundër Wolves. Megjithatë në dhjetë minutat e fundit tifozët shtuan brohoritjet aq sa Klopp nuk i mbajti dot më lotët.

“Ti nuk do të ecësh kurrë vetëm”, himni i klubit kumboi nëpër stadium për herë të fundit për gjermanin.

Programi i ditës së ndeshjes së djeshme kishte shkruar në kopertinë “Danke Jurgen”, ku Klopp shkroi se në këtë sezon ata synuan hënën dhe përfunduan në yje, ku premtoi katërfish trofesh, ndërsa përfundoi me Kupën e Ligës dhe me një përfundim në vendin e tretë të ligës.

Në fund të fundit pak menaxherë mund të zgjedhin përfundimin e tyre në një sport kaq me presion të lartë. Megjithatë epoka e Kloppit nuk do të përsëritet, këtë e dinë tifozët e Liverpool-it, dhe prandaj atij iu dha lamtumira kaq e veçantë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Nëntë skuadra italiane në garat evropiane

Publikuar

nga

UEFA ka konfirmuar se nëse Fiorentina fiton Ligën e Konferencës dhe përfundon jashtë shtatëshes së parë në Serie-A, do të ketë nëntë skuadra italiane në Evropë sezonin e ardhshëm.

Kishte një konfuzion të vërtetë për situatën, pasi gjërat u bënë të paqarta nga Italia që fitoi një vend shtesë në Ligën e Kampionëve për shkak të kryesimit të renditjes për konkurrencën e klubeve.

Nëse Fiorentina fiton finalen e Ligës së Konferencës kundër Olympiakosit më 29 maj, atëherë automatikisht do të kualifikohet në Ligën e Evropës.

Drejtori i UEFA-s, Giorgio Marchetti ka thënë të dielën në mbrëmje se nëse Viola e ngre trofeun dhe përfundon në vendin e tetë në Serie A, atëherë vendi i Ligës së Konferencës do t’i shkojë ekipit të nëntë.

Kjo do të jetë ose Torino ose Napoli, duke shkuar në raundin e fundit të sezonit.

Kjo do të thotë se nëntë skuadrat më të mira në Serie A do të kualifikohen të gjitha për turnetë e UEFA-s, pasi pesë më të mirat (ose gjashtë, në varësi të Atalantës) hyjnë në Ligën e Kampionëve, e gjashta, e shtata dhe Fiorentina hyn në Europa League, pastaj e nënta në Ligën e Konferencave.

Vazhdo të lexosh

Sport

Da Zerbi mund të rikthehet në Itali

Publikuar

nga

Milani do të hapë bisedimet me Roberto De Zerbin në ditët në vijim pas vendimit të tij për t’u larguar nga Brightoni, duke ndryshuar planet në kryeqytetin e Lombardisë.

Trajneri 44-vjeçar italian i befasoi tifozët e “Pulëbardhave” javën e kaluar kur konfirmoi publikisht largimin e tij nga klubi në fund të këtij sezoni të Premier Ligës, pasi nuk arriti të gjente gjuhën e përbashkët me pronarin Tony Bloom përpara afatit kalimtar të verës.

Milani ka qenë prej kohësh në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Stefano Piolin dhe kishte marrë në konsideratë për një kohë të shkurtër De Zerbin, por u ndalua nga klauzola e tij e lirimit prej 13 milionë euro. Largimi i tij nga Brightoni me marrëveshje të ndërsjellë i ndryshon gjërat, megjithatë, duke i shtyrë kuqezinjtë të ndryshojnë planet e tyre.

Milani e ka mirëpritur lajmin për largimin e De Zerbit nga Brightoni dhe do të kontaktojë me trajnerin në ditët në vijim për të filluar diskutimin e një lëvizjeje të mundshme në verë.

Për momentin, Paulo Fonseca është ende në krye të listës së dëshirave të kuqezinjve, por kjo mund të ndryshojë shpejt, në varësi të mënyrës sesi do të shkojnë bisedimet me trajnerin italian.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara