Lajmet

​Ambasadori turk nderon Jasharajt në Prekaz

Para pak ditësh u shënua 25-vjetori i rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.

Publikuar

Ambasadori i Republikës Turqisë në Prishtinë, Tunç Angili, ka vizituar sot Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz e po ashtu edhe kullën, në të cilën është pritur për vizitë nga vëllai komandantit legjendar të Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari.

Para pak ditësh u shënua 25-vjetori i rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat paramilitare serbe. Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po ia bënin regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Ambasadori Angili tha se ndodhet në Prekaz për të nderuar heroin kombëtar, Adem Jashari, si dhe 59 familjarët e tjerë që ranë më 5, 6 dhe 7 mars 1998. Ai po ashtu është shprehur falënderues ndaj Kosovës për ndihmën e dhënë pas tërmetit, derisa shtoi se Turqia do të vazhdojë të përkrahë popullin e Kosovës.

“Më vjen mirë që sot jam këtu në Prekaz për të vizituar varrin e heroit të Kosovës, Adem Jasharit. Gjithashtu i jam mirënjohës Rifat Jasharit për mikpritjen. Kosova ka një vend shumë të veçantë në zemrat tona në Turqi, dhe pas tërmetit të 6 shkurtit, Kosova ishte një ndër vendet e para që i erdhi në ndihmë popullit turk dhe këtë nuk do ta harrojmë kurrë. Që nga fillimi ne gjithmonë e kemi përkrahur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojmë ta mbështesim. Unë jam këtu sepse dua të shoh me sytë e mi se si filloi kjo luftë për pavarësi, ishte një vend i ruajtur mirë, një vend i bukur. E falënderoj sërish Rifat Jasharin që më ka informuar edhe për ngjarjet e asaj kohe. Pra ne do të vazhdojmë të mbështesim popullin e Kosovës”, tha Angili.

Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari ka falënderuar ambasadorin e Turqisë në Kosovë për vizitën.

Jashari është shprehur mirënjohës ndaj kontributit të Turqisë për popullin e Kosovës, duke treguar mirënjohje edhe për se këtë e kandë dëshmuar edhe me shtatorën e “Adem Jashari” në Aivas të Turqisë.

“Falënderoj ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angili… dhe besoj se edhe më tutje do të jemi gjithmonë bashkë. Këtë e kanë dëshmuar, pasi është bërë edhe sheshi ‘Adem Jashari’ në Stamboll dhe shtatorja e Adem Jashari në Sivas të Turqisë dhe besoj se kjo lidhje ka me qenë denbabaden. Falënderoj Turqinë dhe ju shprehi ngushëllime për gjitha ato nëna dhe motrave e vëllezërve që humbën më të dashurit e tyre nga tërmeti që ndodhi, e tmerroi botën dhe jo vetëm ata”, tha Jashari.

Më 15 shkurt, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga Sabri Tunç Angılı, për të ushtruar detyrën e ambasadorit të Turqisë në Kosovë.

Lajmet

Irlanda konfirmon se zyrtarisht do ta njohë shtetin e Palestinës këtë muaj

Publikuar

nga

Irlanda do ta njohë shtetin e Palestinës deri në fund të muajit, konfirmoi ministri i Jashtëm i Irlandës, duke mos specifikuar ndonjë datë.

“Ne do të njohim shtetin e Palestinës para fundit të muajit”, tha Micheal Martin.

Gjatë muajit mars, liderët e Spanjës, Irlandës, Sllovakisë dhe Maltës përmes një deklarate të përbashkët konfirmuan gatishmërinë për ta njohur shtetin e Palestinës.

Irlanda ka kohë që ka deklaruar se nuk ka asnjë kundërshtim në parim për të njohur zyrtarisht shtetin palestinez nëse mund të ndihmonte procesin e paqes në Lindjen e Mesme./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Presidenti ukrainas shtyen vizitat jashtë vendit për shkak të situatës së vështirë në front

Publikuar

nga

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shtyrë të gjitha takimet e planifikuara jashtë vendit, një shenjë që tregon për vështirësitë me të cilat po përballen forcat ukrainase kundër avancimit të Rusisë në rajonin verilindor të Kharkivit.

Ndërsa Ukraina nuk ka dhënë asnjë arsye specifike për shtyerjen e këtyre takimeve, por zëdhënësi i tij, Serhiy Nykyforov shkroi në platformën Facebook se Zelensky më 15 maj mbajti një takim me komandantët e tij, përfshirë edhe me komandantin e përgjithshëm, gjeneralin Oleksandr Syrskiy, dhe në atë takim është diskutuar situata në rajonin e Kharkivit.

Vovçansku është bërë epiqendër e ofensivës së fundit ruse, përderisa forcat e Kremlinit po tentojnë të marrin nën kontroll vendbanime në lindje të Kharkivit, që para luftës kishte afro 1.4 milion banorë.

Megjithatë një ditë më herët, Rusia prentendoi se ka marrë mbi kontrollin e tij fshatin kufitar, Buruvatka, por ky prentendim nuk është verifikuar ende në mënyër të pavarur.

Kryetari i Kharkivit, Ihor Terekhov, deklaroi se pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ruse, nuk ka plane për evakuimin e qytetit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rusia bën të ditur se ka zmbrapsur një “sulm masiv” të Ukrainës mbi Krime

Publikuar

nga

Guvernatori i instaluar nga Moska në rajonin e pushtuar ukrainas të Krimesë, Mikhail Razvohayev, bëjnë të ditur se është zmbrapsur “një sulm masiv” ukrainas me raketa mbi qytetin e Sevastopolit.

Razvozhayev tha se disa raketa u rrëzuan mbi det dhe në zonën afër bazës ajrore të Belbekut. Megjithatë edhe më herët kjo bazë ajrore kishte qenë cak i sulmeve.

Më tutje, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrojtja ajrore ka rrëzuar dhjetë raketa me rreze të gjatë veprimi mbi Krime.

Në javën e fundit, Moska, pa ofruar dëshmi, ka akuzuar Ukrainën se ka nisur të përdorë sistemin raketor ATACMS, të prodhimit amerikan, derisa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në vitin e tretë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Hamasit

Publikuar

nga

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia “do të vazhdojë të qëndrojë pranë Hamasit, i cili po lufton për pavarësinë e tokës së vet dhe po mbron Anadollin”. Anadolli është gadishulli që sot përbën pjesën aziatike të Turqisë.

Hamasi ka një zyrë në Turqi që nga viti 2011, kur Turqia ndihmoi në sigurimin e marrëveshjes për grupin për të liruar ushtarin izraelit Gilad Shalit dhe Erdogan ka mbajtur lidhje me Ismail Haniyeh, udhëheqësin politik të grupit, i cili ka qenë një vizitor i shpeshtë.

Duke folur në një takim të grupit parlamentar në Ankara, Erdogan tha: “Izraeli nuk do të ndalet në Gaza dhe nëse nuk ndalet, ky shtet mashtrues përfundimisht do të synojë Anadollin me iluzionet e tij për tokën e premtuar”.

Ai tha se kryeministri izraelit Netanyahu dhe ata që janë bashkëpunëtorë në gjenocid do të mbajnë përgjegjësi, ne do të sigurojmë që ata të përballen me drejtësinë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara