Sport

​“Amazon” interesohet për blerjen e Manchester United

Kështu raportojnë mediat e huaja.

Published

on

Kompania “Amazon” raportohet se është shfaqur si një kandidat potencial për të blerë Manchester United nga familja Glazer.

Pronarët aktualë të “Djajve të Kuq” lëshuan një deklaratë muajin e kaluar duke konfirmuar se ata planifikojnë të eksplorojnë alternativa strategjike dhe kjo mund të çojë në një shitje të mundshme të klubit.

“Manchester United plc, një nga klubet sportive më të suksesshme dhe historike në botë, njofton sot se bordi i drejtorëve të kompanisë po fillon një proces për të eksploruar alternativat strategjike për klubin”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Manchester United.

“Si pjesë e këtij procesi, bordi do të marrë në konsideratë të gjitha alternativat strategjike, duke përfshirë investimet e reja në klub, një shitje ose transaksione të tjera që përfshijnë kompaninë”, thuhet më tutje aty.

Një raport i fundit pretendon se familja Glazer, e cila bleu Man United në vitin 2005, shpreson ta shesë klubin plotësisht deri në fund të marsit për një shifër midis 6 dhe 7 miliardë funte.

Megjithatë, “The Athletic” thekson se ky vlerësim konsiderohet joreal nga ekspertët në qytetin e Londrës.

I njëjti raport pretendon se kompania amerikane shumëkombëshe e tregtisë elektronike “Amazon” është emri i fundit që është lidhur me blerjen e Man United, edhe pse deri më tani drejtuesit e kësaj kompanie kanë refuzuar të komentojnë rreth kësaj çështje.

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara