Rajoni

​Alibeaj informon deputetët: Ja si do të zgjidhet presidenti konsensual

Kandidati propozohet me firma të përbashkëta PD-PS

Published

on

Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj mesditën e sotme.

Gjatë mbledhjes kreu i grupit demokrat, Enkelejd Alibeaj ka propozuar katër hapat se si do të zgjidhet presidenti konsensual.

Grupi i PD zgjedh 4 kandidatë

Pala tjetër përzgjedh 2 kandidatë

Ngrihet një grup i përbashkët PD – PS me 6 anëtarë dhe zgjedh një kandidat

Kandidati propozohet me firma të përbashkëta PD-PS./tch

Lajmet

Vdekje tragjike dhe të njëpasnjëshme në Durrës

Published

on

By

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar gjatë ditës së sotme në Durrës, ku një burrë dhe një grua kanë humbur jetën në rrethana tragjike.

Në zonën e ish-Kënetës, një 68-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesën e tij nga familjarët, ndërsa policia po e heton rastin si vetëvrasje me varje.

Ndërkohë, në lagjen 18 të qytetit, një grua 46-vjeçare dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Të dyja rastet po hetohen nga autoritetet, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një 7-vjeçar në Elbasan pasi u përplas nga një veturë

Published

on

By

Një 7-vjeçar ka mbetur i vdekur në fshatin Mengel të Elbasanit në Shqipëri, pasi  është përplasur nga një veturë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se automjeti me drejtues shtetasin P.B., 61-vjeç ka përplasur për vdekje pranë një shkolle një të mitur.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shkruan Euronews.

Deri në këtë fazë të hetimeve nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e dinamikës së aksidentit.

Autoritetet kanë nisur procedurat hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme në këtë ngjarje të rëndë.

“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

 

 

Continue Reading

Lajmet

REL: Kongresistët amerikanë në Ballkan, vizitë edhe në Preshevë

Published

on

By

Dy kongresistët amerikanë, republikani Keith Self dhe demokrati Suhas Subramanyam, do të qëndrojnë sot në Serbi, ku do të vizitojnë edhe Luginën e Preshevës, të banuar me shumicë shqiptare.

Ata do të priten nga kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, në Beograd, prej ku do të shkojnë edhe në Preshevë.

Kryetarja e kësaj komune në jug të Serbisë, Ardita Sinani, shkroi në profilin e saj në Facebook se “Presheva mirëpret delegacionin e Kongresit amerikan”.

“Një moment historik për Luginën”, sipas saj.

Me iniciativën e kongresistit Self, anëtarët e Komitetit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratuan në janar të këtij viti një projektligj, që i kërkonte sekretarit amerikan të Shtetit të përgatiste një raport gjithëpërfshirës për pozitën e pakicave në Serbi, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, në vitin 2022.

Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës – që përfshin Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin – konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.

Një ditë më herët, Self dhe Subramanyam qëndruan në Sarajevë, ku takuan përfaqësuesit e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës.

Atje diskutuan për “mënyrat për të forcuar partneritetin dypalësh dhe për të mbështetur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.

Përmes një postimi në platformën X, Ambasada amerikane në Sarajevë nënvizoi se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës.

Në mesazhin e publikuar nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar (OHR) në Bosnje dhe Hercegovinë me rastin e vizitës së kongresistëve, u theksua po ashtu rëndësia e angazhimit amerikan ndaj Marrëveshjes së Dejtonit.

Dy kongresistët u takuan me zëvendëspërfaqësuesin e parë të lartë, Louis Crishock, “për të diskutuar situatën politike në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Tash për tash, nuk është e qartë nëse delegacioni i kongresistëve amerikanë do të vizitojë Kosovën.

Radio Evropa e Lirë është në pritje të përgjigjes nga Zyra për Media e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Javën e kaluar, Kurti njoftoi se ka zhvilluar një takim virtual me një grup kongresistësh, në mesin e tyre edhe Self.

“Bashkëpunimi dypalësh në mbrojtje midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është më i fortë se kurrë. Kjo, kryesisht, për shkak të mbështetjes dërrmuese dypartiake që Kosova gëzon në Kongresin e SHBA-së”, shkroi Kurti në X, pas asaj bisede.

Në fund të prillit, Self, bashkë me kolegët e tij, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, propozuan një rezolutë që synon ta shtyjë përpara rrugën e Kosovës drejt NATO-s.

Rezoluta me mbështetje dypartiake thekson, mes tjerash, se “qeverisja demokratike e Kosovës, mbikëqyrja civile e forcave të sigurisë dhe bashkëjetesa shumetnike përbëjnë një argument bindës për anëtarësimin në NATO”./REL/

Continue Reading

Lajmet

Përfshihet nga flakët një kompleks banesor në Tiranë, shkaku dyshohet një shkëndijë elektrike

Published

on

By

Në një kompleks banesor është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Sipas raportimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45, në rrugën “Pasho Hysa”.

Ndërkohë, shkaku kryesor i këtij zjarri dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike e cila ka rënë në kabinën elektrike të kompleksit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sakaq, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.

“Rreth orës 22:45, në rrugën “Pasho Hysa”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kabinën elektrike të një kompleksi pallatesh. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë./Euronews/

Continue Reading

Të kërkuara