Lajmet

​Albulena Haxhiu, ministre e drejtësisë takoi kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama

Rama ka falënderuar ministren për vizitën.

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, takoi kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Gjatë këtij takimi u theksua roli dhe rëndësia e bashkëpunimit të mirë në mes të pushtetit lokal dhe qendror me qëllim të trajtimit dhe zgjidhjes së problematikave të ndryshme të qytetarëve të vendit. Në takim me kryetarin Rama, ministrja Haxhiu çështje kryesore të diskutimit kishte fenomenin kompleks të dhunës në familje me ç ‘rast kërkoi nga kryetari Rama që të përfshinë në agjendën e tij sa më shumë aktivitete të cilat kanë të bëjnë me parandalimin e dhunës në familje, duke shfrytëzuar njëherit edhe mekanizmin koordinues kundër dhunës në familje i cili funksionon në kuadër të Komunës së Prishtinës. Ministria Haxhiu është shprehur se mbetet e përkushtuar në avancimin e mëtejmë të bazës ligjore dhe përafrim të legjislacionit me standardet ndërkombëtare me qëllim të parandalimit dhe njëherit ndjekjes së atyre që shkaktojnë dhunë në familje. Në takim ishin të pranishëm përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale, strehimoret dhe Policia e Kosovës, me të cilët Haxhiu dhe Rama diskutuan për sfidat, problematikat dhe veprimet konkrete të cilat po ndërmerren në luftën dhe parandalimin e dhunës në familje”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së drejtësisë.

Rama ka falënderuar ministren për vizitën dhe njëherit e siguroi atë se Komuna e Prishtinës do të jetë aktive në trajtimin e problemeve të qytetarëve dhe rasteve që kanë të bëjnë me dhunën në familje përmes mekanizmave përkatës dhe aktiviteteve konkrete që Komuna parasheh t’i ndërmerr në këtë drejtim.

Lajmet

​Ndërpritet greva pas lëshimit të mjeteve financiare për RTK-në

Published

on

By

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së SPERTK njofton për ndërprerjen e grevës pas zhbllokimit të situatës me buxhetin e RTK-së dhe krijimin e mundësisë për adresimin e çështjeve të mbetura, që ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e transmetuesit publik.

Pas protestave dhe grevës katërditore të zhvilluara nga punëtorët e RTK-së, Qeveria e Kosovës ka ndarë mjetet për pagat e punonjësve të RTK-së, raporton KosovaPress.

Sindikata thotë se punëtorët e RTK-së gjatë gjithë kësaj periudhe nuk kanë pasur komunikim adekuat nga ata që paguhen për sigurimin e stabilitetit të institucionit dhe pagesën e pagave, gjë që ka qenë për keqardhje dhe ka rënduar situatën, duke krijuar pasiguri dhe shqetësim të panevojshëm.

Për më tepër, sindikata falënderon Qeverinë dhe kryeministrin në detyrë për ndërmarrjen e hapave që çuan në zhbllokimin e situatës me buxhetin, si një veprim i domosdoshëm për stabilitetin e institucionit dhe ruajtjen e misionit të RTK-së si transmetues publik.

SPERTK përkujton se nëse gjatë janarit 2026 hasim sërish në situata të tilla, greva mund të rikthehet menjëherë dhe në çdo formë të nevojshme./KP

Continue Reading

Lajmet

​Thirrje për qytetarët lidhur me qendrat e votimit: Kontrolloni adresën zyrtare të vendbanimit

Published

on

By

Duke pasur parasysh në disa raste ankesat dhe vërejtjet e paraqitura publikisht nga qytetarët gjatë Zgjedhjeve Lokale lidhur me Qendrat e Votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të kontrollojnë adresën e tyre zyrtare të vendbanimit në platformën E-Kosova (Adresa > Deklarimi i adresës zyrtare të vendbanimit).

Qytetarët njoftohen se adresa zyrtare që u figuron në E-Kosova, tregon njëkohësisht komunën në të cilën janë caktuar të votojnë në zgjedhje, raporton KosovaPress.

KQZ u bën thirrje votuesve të cilët kanë pasur ankesa ose pakënaqësi në zgjedhjet e kaluara lidhur me Qendrën e Votimit se: nëse dëshironi të votoni në komunën ku realisht jetoni dhe në Qendrën e Votimit më të përshtatshme, duhet patjetër ta përditësoni adresën tuaj zyrtare të vendbanimit.

Ndryshimet të cilat do të bëhen nga 26 nëntor deri më 6 dhjetor, do të reflektohen në platformën elektronike të KQZ-së https://qv.kqz-ks.org pas kësaj periudhe./KP

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi merr pjesë në Forumin Ekonomik të Brezovicës 2025

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë dhe prezantoi në Forumin Ekonomik të Brezovicës 2025, një ngjarje e rëndësishme e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me WB6 CIF, e cila bëri bashkë figura të rëndësishme të ekonomisë, institucioneve ndërkombëtare dhe sektorit akademik nga i gjithë rajoni.

Rektori Hajrizi ishte pjesë e diskutimeve rreth “EU integration opportunities”, paneli i cili trajtoi temat kyçe të integrimit ekonomik rajonal dhe afrimit me tregun e përbashkët evropian, me fokus të veçantë në mundësitë për bizneset dhe institucionet që të bëhen pjesë e zinxhirëve të vlerës së BE-së.

Gjatë prezantimit të tij, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e arsimit të lartë, inovacionit dhe kërkimit shkencor si shtylla kryesore për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor. Ai prezantoi rolin e UBT-së në krijimin e ekosistemeve të inovacionit, zhvillimin e kompetencave të avancuara digjitale dhe nxitjen e ndërmarrësisë, duke theksuar se institucionet e arsimit të lartë janë ndër akterët kryesorë që mund të përshpejtojnë integrimin e rajonit në tregun evropian.

Rektori Hajrizi gjithashtu nënvizoi se transformimi digjital, zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe bashkëpunimi ndër-sektorial janë elemente kyçe që do t’i mundësojnë rajonit të jetë konkurrues në ekonominë moderne dhe të shfrytëzojë maksimalisht programet dhe iniciativat e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Continue Reading

Lajmet

Kurti ndan 250 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës, 500 mijë nëse fiton ndaj Sllovakisë, e 1 milion nëse kualifikohet për Kupën e Botës

Published

on

By

Në mbledhjen e Qeverisë në detyrë, janë ndarë 250 mijë euro shpërblim për Kombëtaren e Kosovës, e nga ku kryeministri në detyrë Albin Kurti premtoi se do të ndahen 500 mijë nëse fiton ndaj Sllovakisë dhe 1 milion nëse kualifikohen në Kupën e Botës.

Një lajm të mirë e kemi për përfaqësuesin ton në futboll për djemtë me të cilët jemi krenar në çdo ndeshje, për suksesin historik në këtë fushatë të kualifikimeve në Kupën e Botës 2026, kalimin në fazën e ‘play off’, me vendim të Qeverisë sot do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim. Në fazën e radhës hyjnë me plot vetëbesim. Besimin tonë në ta po e shprehim me zotimet tona për ta. Së pari në rast të fitores ndaj Sllovakisë zotohemi për shpërblim me vlerë prej 500 mijë euro dhe në rast së kualifikimit në Kupën e Botës zotohemi edhe për 1 milion euro të tjera shpërblim“/EO

Continue Reading

Të kërkuara