Kuriozitete

​Akulli i detit Antarktik në nivelin më të ulët ndonjëherë

Kjo është vërejtur nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike ”Copernicus”.

Published

on

Shtrirja e akullit të detit Antarktik arriti nivelin më të ulët të këtij viti. Ai është 7% nën mesataren e 44 viteve të të dhënave satelitore të monitoruara dhe shumë nën të dhënat e mëparshme.

Kjo është vërejtur nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike ”Copernicus”, i cili, i zbatuar nga Qendra Evropiane për Parashikimet Afatmesme të Motit në emër të Komisionit Evropian dhe me financimin e BE-së, publikon rregullisht buletinet mujore të klimës.

Deti Antarktik është prekur nga zona të mëdha të përqëndrimit nënmesatar të akullit të detit, nga detet Amundsen dhe Bellingshausen deri në zonën veriore të detit Weddell, si dhe pjesa më e madhe e Oqeanit Indian”, thotë ”Copernicus”.

Shtrirja e akullit të detit Antarktik është zvogëluar në krahasim me vlerat minimale të regjistruara në korrik midis 2019 dhe 2021 duke u pozicionuar në vendin e dymbëdhjetë për muajin korrik, në të dhënat satelitore.

Korriku 2022 është më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë, pothuajse 0,4 gradë Celsius mbi mesataren për periudhën e referencës midis viteve 1991 dhe 2020. Temperaturat ishin nën mesataren përgjatë Oqeanit Indian, nga Briri i Afrikës në Indinë Jugore në pjesën më të madhe të Azisë Qendrore, si dhe në pjesën më të madhe të Australisë”, shtoi ai./ ATSH/

Kuriozitete

Çfarë funksioni ka butoni i vogël në rripin e sigurimit?

Published

on

Butoni i vogël në rripin e sigurimit, i cili zakonisht ndodhet afër lidhëses së rripit, ka një funksion të thjeshtë, por të rëndësishëm.

Ky buton përdoret për të rregulluar tensionin e rripit dhe për të parandaluar që ai të bëhet shumë i lirshëm gjatë udhëtimit.

Kur ky buton shtypet, lejon që rripi të shtrëngohet në mënyrë automatike për t’u përshtatur me trupin e pasagjerit, duke ofruar një mbrojtje më të mirë në rast aksidenti.

Në disa automjete moderne, ky buton është pjesë e sistemit të sigurisë që ndihmon në mbajtjen e pasagjerëve të lidhur ngushtë, duke minimizuar lëvizjen gjatë një freni të papritur ose në një përplasje.

Po ashtu, ndihmon që rripi të mbetet i ngushtë edhe kur pasagjeri është i ulur në pozita të ndryshme.

Continue Reading

Kuriozitete

Shkencëtarët: Tharja e rrobave brenda në shtëpi mund të jetë e rrezikshme!

Published

on

Tharja e rrobave në shtëpi është e rrezikshme dhe kjo e ka konfirmuar studim nga shkencëtarët nga Universiteti i Mançesterit, i cili theksoi të gjitha rreziqet ndaj të cilave jemi të ekspozuar kur thajmë rrobat në ambiente të mbyllura.

Sipas autorëve, rreziku rritet ndjeshëm nëse vendosim rroba në radiatorë ose në afërsi të tyre. Problemi kryesor është se niveli i lagështisë në ajër më pas rritet ndjeshëm, duke krijuar një mjedis ideal për mbarështimin e mykut të rrezikshëm.

Nëse thithim sporet që lëshojnë, mund të marrim inflamacion të rëndë të mushkërive. Veçanërisht të rrezikshme janë sporet e kërpudhave Aspergillus. Ky myk mund të sulmojë njerëzit, por në rrethana normale, sistemi imunitar është i fortë për ta përballuar pa pasoja serioze.

Për njerëzit me astmë ose një sistem imunitar të dobësuar, qoftë për shkak të sëmundjes ose terapive, rreziku është i lartë e çon në aspergillozë pulmonare. Myku përhapet përmes sporeve që thithim dhe përqindja e lartë e lagështisë e kombinuar me ajrosjen e pamjaftueshme krijon kushte ideale për riprodhimin e tyre.

Ekspertët rekomandojnë të mos i thani rrobat në ambiente të mbyllura. Mënyra më e mirë është të thaheni jashtë, por kjo është e vështirë të arrihet në dimër ose kur bie shi. Një opsion janë tharëset e rrobave, të cilat janë shumë efikase dhe praktike, por edhe të shtrenjta.

Nëse duhet të thani rrobat brenda, ajroseni dhomën rregullisht. Përveç kësaj, përdorni dehumidifikues, por ata duhet të ndizen vetëm gjatë tharjes së rrobave. Në muajt e dimrit, radiatorët e thajnë ajrin, është e rëndësishme të ruani një nivel optimal të lagështisë në shtëpi.

Vlerat ideale për lagështinë e brendshme janë midis 40-60 përqind, në varësi të temperaturës dhe ajrosjes.

Në një temperaturë dhome prej 20 gradë, niveli optimal i lagështisë është rreth 50 përqind. /UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

A e parandalon gripin Vitamina C?

Published

on

Një sërë studimesh kanë vërtetuar se, vitamina C lehtëson me 23% intensitetin e simptomave të rrufës dhe gripit, si: dhembjen e muskujve, hundët që rrjedhin dhe kollën. Vitamina C ka treguar që ul kohëzgjatjen e rrufës nga disa ditë deri në një javë. Por, nëse e parandalon rrufën dhe gripin, kjo është e vështirë të përcaktohet.

Efektet e dobishme të vitaminës C janë demonstruar në segmentin e shkurtimit të kohëzgjatjes së ftohjes dhe të lehtësimit të simptomave.

Megjithëse kërkimet tregojnë që se parandalon, një studim zbuloi që atletët e garave të gjata, sistemet imunitare të të cilëve kanë tendencën të jenë më të dobët pas një gare, që kanë pirë 600 miligramë vitaminë C në ditë si zinte  shpesh gripi sa që nuk e merrnin fare vitaminën.

Këshillë: Nuk ju dëmton marrja e një vitamine C në ditë, veçanërisht nëse ndieni se po ju zë gripi. Nëse ju zë gripi, është e mundshme të shëroheni më shpejt dhe të mos bezdiseni nga simptomat e tij. Marrja e 200 miligramëve është e mjaftueshme, sepse një pjesë e saj sekretohet me urinën.

Edhe pse lëngu i portokallit është i pasur në vitaminë C, mos u varni vetëm tek ai. Përmbajtja e vitaminës C ndryshon në varësi të portokalleve të përdorura dhe se sa kohë lëngu ka qëndruar në karton. Vitamina C është jostabile dhe shpejt humbet gjatë ngrirjes dhe ruajtjes së ushqimeve në frigorifer. Ajo gjithashtu zhduket nga procesimi termik dhe nga gatimi me ujë.

Continue Reading

Kuriozitete

Kjo është mosha kur njerëzit shpenzojnë më shumë

Published

on

E dini se në çfarë moshe njerëzit shpenzojnë më shumë? Kompania ClearScore bëri një studim ku intervistuan 3,000 njerëz dhe një pjesë e mirë e tyre kishin shpenzuar më shumë para në të njëjtën moshë, 31 vjeç.

Çdo vit mund të duket i shtrenjtë dhe më i shtrenjtë se viti paraardhës. Kjo pasi njerëzve u duhet të përballojnë çmimet në rritje të qirave, rritjen e inflacionit të produkteve ushqimore përfshirë dhe koston e jetesës.

Por, studimi zbuloi se një britanik mesatar, shpenzon më shumë se 43 000 £ për të mbuluar të gjitha shpenzimet e moshës 31-vjeçare.

Për të arritur në këtë 3 000 njerëz u pyetën për të treguar gjërat për të cilat kanë shpenzuar më shumë në jetën e tyre.

Nga përgjigjet u zbulua se shpenzimet më të mëdha janë bërë në moshën 31-vjeçare, pasi kjo moshë përfshin disa momente që tentojnë të tkurrin trasësinë e portofolit tuaj dhe janë 4 faktorë që ndikojnë në këtë:

-Pagesa e martëses 27%

-Blerja e një shtëpie 48%

-Të kesh një fëmijë 20%

-Të bësh muaj mjalti 14%

Mënyra më e zakonshme për të paguar të gjitha këto shpenzime të këtij viti të shtrenjtë të jetës janë kursimet, por ka edhe nga ata që preferojnë të marrin kredi në bankë. Prandaj, nëse ende nuk e keni arritur këtë vit të jetës suaj, studiuesit këshillojnë nisjen e kursimeve.

Continue Reading

Të kërkuara