Lajmet

​Agresioni rus, Blinken të enjten nis vizitën në Evropë

Blinken fillimisht do të mbërrijë në Bruksel ku pritet të marrë pjesë në takimet e ministrave të jashtëm të NATO-s dhe G7.

Published

on

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken do të niset të enjten për një udhëtim në Evropë, i cili do të përfshijë ndalesa në një numër vendesh në krahun lindor të NATO-s, tha Departamenti i Shtetit.

Blinken fillimisht do të mbërrijë në Bruksel ku pritet të marrë pjesë në takimet e ministrave të jashtëm të NATO-s dhe G7.

Të shtunën, Blinken do të udhëtojë në Poloni, ku sekretari i shtypit i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se kryediplomati amerikan do të takohet me udhëheqësit polakë, “përfshirë ministrin e Jashtëm Zbigniew Rau, për të diskutuar ndihmën e mëtejshme të sigurisë përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë dhe sulmit të paprovokuar ndaj Ukrainës”.

“Ai gjithashtu do të falënderojë Poloninë që ka mirëpritur bujarisht qindra mijëra persona të zhvendosur nga Ukraina dhe do të diskutojë se si Shtetet e Bashkuara mund të rrisin përpjekjet e ndihmës humanitare për ata që ikin nga lufta e Putinit”, shtoi Price.

Blinken më pas do të udhëtojë për në Lituani të dielën, në Letoni të hënën dhe në Estoni të martën.

“Gjatë të tri ndalesave, ai do të diskutojë përpjekjet e përbashkëta për të mbështetur Ukrainën, për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen e NATO-s, për të promovuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe për të ndjekur një bashkëpunim më të thellë ekonomik dhe energjetik me aleatët tanë baltikë”, tha Price.

Lajmet

Humb jetën një motoçiklist pas përplasjes me një kamion në Istog

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Istog.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 27 korrik rreth orës 12:17 dhe ka përfshirë një motoçikletë dhe një kamion për bartjen e mbeturinave, të drejtuar nga dy shtetas të Kosovës.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kapet me dokumente të personave të tjerë në Dheu i Bardhë, nis hetimi ndaj një të dyshuari

Published

on

Një person është proceduar penalisht në Pikën Kufitare në Dheu i Bardhë, nën dyshimin për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të një automjeti në hyrje të vendit, të drejtuar nga një shtetas i Kosovës, janë gjetur dokumente të ndryshme që u përkisnin personave të tjerë.

Në mesin e dokumenteve të sekuestruara janë certifikata të lindjes, certifikata të shtetësisë dhe të martesës të lëshuara nga Serbia, kopje të letërnjoftimeve të Republikës së Kosovës, si dhe vendime të ndryshme të gjykatave serbe.

I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore. Rasti mbetet nën hetime./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy raste të dhunës në familje në Obiliq dhe Prizren, arrestohen të dyshuarit

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të ndara të dhunës në familje, të regjistruara në Obiliq dhe Prizren.

Në Obiliq, më 27 korrik rreth orës 18:00, është arrestuar një burrë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Prizren, po atë ditë rreth orës 21:30, është arrestuar një tjetër burrë, i cili dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, dyshohen për vrasjen e 23 civilëve shqiptarë

Published

on

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë arrestuar si rezultat i veprimeve policore dhe dyshohet se gjatë luftës në vitin 1999, në Zubin Potok, kanë kryer krime ndaj popullatës civile, ku u vranë 23 civilë shqiptarë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara