Lajmet

​Afganët e ardhur në Kosovë po qëndrojnë në një kamp afër Bondsteel-it

Publikuar

Nën masa të rrepta sigurie, 111 qytetarë që kanë ardhur mbrëmë nga Afganistani po qëndrojnë në ish-kampin e Bechtelenka, afër Bondsteel-it.

Në këtë vend mediat nuk po lejohen të hyjnë brenda, përveç që të marrin pamje nga jashtë. Ndërkohë që nga larg shihen punëtorët teknik që po bëjnë renovimin e kontejnerëve ku po qëndrojnë afganët.

Kamera e KosovaPress ka arritur të kap disa lëvizje të refugjatëve, kryesisht gra dhe fëmijë, e që kishin dalë të ecnin në hapësirat para kontejnerëve.

Mbrëmë në Kosovë ka arritur vetëm grupi i parë i afganëve që do të qëndrojnë përkohësisht në vend, pasi pritet të vijnë edhe grupe të tjera.

Grupin e qytetarëve nga Afganistani të cilët ishin kryesisht gra, fëmijë e pleq, i kanë pritur presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ambasadorë të vendeve të QUINT-it.

Lajmet

25-vjetori i çlirimit të vendit, Kurti: Nevojiten botime akademike për gjithçka që ka ndodhur në luftë

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në 25-vjetorin e çlirimit të vendit se nevojiten botime akademike për gjithçka që ka ndodhur në luftën e fundit.

Në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe Çlirimit të Kosovës me temën: “Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje-qasje multidisiplinare”, Kurti ka uruar që Kosova të jetë gjithmonë e lirë.

“25 vjet më parë në mes te muajit qershor të vitit 1999, populli i Kosovës po i përjetonte ditët e fundit të luftës dhe ditët para të lirisë. Akademitë përkujtimore deri tani më shumë kanë qenë  faktografike se shkencore. Është koha që studimet e shkrimet tona të shkojnë të bëhet me akademikë. Gjatë javës që po e shënojmë 25-vjetorin e çlirimit po e nisim me një konferencë. Ne si shoqëri dhe shtet kemi nevojë për narracione të vërteta botime akademike për gjithçka ka ndodhur në luftë. Duke iu uruar mbarësi në këtë konferencë urime 25-vjetori i çlirimit, e paçim Kosovën gjithmonë të lirë”, u shpreh Kurti.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Azemi: Bizneset s’po gjejnë punëtorë, po më vjen keq për ta por vetë e kanë sjellë këtë situatë

Publikuar

nga

Ikja e fuqisë punëtore jashtë vendit ua ka vështirësuar situatën bizneseve të cilat nuk po kanë punëtorë.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se pagat duhet të rriten në sektorin privat, sepse ikja e punëtorëve për shkak të kushteve të këqija, po i lë bizneset pa ta.

Azemi  ka theksuar se i vjen keq për bizneset të cilat nuk po gjejnë punëtorë, porse sipas tij, vetë e kanë sjellë këtë situatë, për shkak të mos krijimit të kushteve me të mira për ta.

“Kanë hezituar që të ofrojnë kushte minimale dhe tani unë nuk e kam menduar kurrë se do të më vije keq për biznesmen, për punën që ai ka bërë. Megjithatë, po them se edhe ne kemi shpirt seriozisht, po them se më vjen keq për pozitën e biznesmenëve çfarë kanë ra në mungesë të punëtorëve, por këta e kanë bërë vetë, pronarët e kompanive së bashku me politikat e qeverisë së Kosovës”, ka thënë Azemi.

Ai shtoi se fokusi i tij si kryetar i FSPTSPK-së, do të jetë përmirësimi i pagave të punëtorëve në markete.

“Tani mund të flasim për punëtorët në tërësi, nuk dua të them diçka çka nuk është në realitet. Punëtorët e ndërtimtarisë e kanë një gjendje tepër më të mirë seea kanë qenë më herët. Për çdo ditë jam me ta. Mesatarisht një punëtor i thjeshtë që nuk e njeh asnjë lami të punës, tani paguhet 30 euro ditën, paguhet ushqimi dhe ka transport, që në një formë pak a shumë është një gjë që mund të themi se është solide. Përderisa të tjerat, është një gjendje shumë e rëndë. Kemi punëtorë nëpër markete që ende marrin 250 deri 300 euro…”

“50 për qind të projektit që duhet të kryen në vitin 2024 edhe ma shumë do të mbesin pa u realizuar për shkak të mungesës së punëtorëve”, ka thënë ai.

Mosngritja e pagave, kushtet e dobëta të punës, puna e stërzgjatur, ka bërë që të rinjtë të ikin nga Kosova dhe shumë biznese po rrezikohen të mbyllen si pasojë e mungesës së punëtorëve.

Madje, ka raste kur bizneset marrin punëtorë edhe nga Bangladeshi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Policia e Kosovës njofton për planin e sigurisë në 25-vjetorin e Çlirimit

Publikuar

nga

Në prag të shënimit të 25-vjetorit të Çlirimit, Policia e Kosovës ka njoftuar se Institucionet e Republikës së Kosovës kanë paraparë manifestime të ndryshme për të shënuar këtë datë të rëndësishme për vendin.

Policia ka njoftuar se do të kujdeset për sigurinë dhe lëvizjen e eskortave të personaliteteve sipas itinerarit nëpër rrugë të ndryshme, duke përfshirë vendkalimet kufitare, Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe rrugët të cilat të shpien në drejtim të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

“Për nderim ndaj vendit tonë në këtë ngjarje do të marrin pjesë personalitete të rëndësishme vendore, rajonale e ndërkombëtare. Delegacionet e miqve të ftuar, do të kenë lëvizje bazuar në agjendat e parapara duke filluar nga 10 qershor deri me 13 qershor 2024”, thuhet në njoftim.

Nga qytetarët e vendit dhe pjesëmarrësit në trafik policia kërkon mirëkuptim pasi sipas njoftimi në intervale të caktuara do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Nis takimi Osmani-Blair

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po pret në takim ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Pas takimit Osmani dhe Blair do të deklarohen për media.

Ish-kryeministri Blair në kuadër të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, do të mbajë një fjalë rasti në Kuvendin e Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara