

Lajmet
Afër 25 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Published
4 years agoon
By
Betim GashiRastet me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar një rritje enorme. Si pasojë janë rritur edhe rastet e vdekjeve.
Të dhënat e fundit tregojnë se 18 qytetarë humbën jetën, ndërsa u shënuan mbi 2 mijë e 200 raste të reja me COVID-19. Ndërsa rastet aktive kanë arritur afër 25 mijë.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747 mijë e 898 doza të vaksinës. Deri më sot 256 mijë e 235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Lajmet
Digjen mbi tre hektarë pisha në parkun e Sllatinës
Published
2 hours agoon
June 17, 2025By
UBTNews
Në mëngjesin e të martës, një zjarr ka shpërthyer në Parkun e Pishave në Sllatinë.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Mal Gashi, ka njoftuar se rreth orës 9:30 është pranuar informacioni për zjarr dhe menjëherë janë dërguar në vendngjarje 14 zjarrfikës me tri automjete. Ai ka shtuar se ekipet vazhdojnë punën për fikjen e zjarrit, i cili tashmë është vendosur nën kontroll.
“Ekipi ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku një sipërfaqe e madhe ishte përfshirë nga flakët. Janë angazhuar edhe 10 persona shtesë, duke bërë gjithsej 14 zjarrfikës dhe 3 automjete në terren. Aktualisht po punohet për shuarjen përfundimtare, por sipas informatave, zjarri tashmë është nën kontroll,” tha Gashi.
Lajmet
Konflikti Izrael-Iran, Hasani: Pesë shtetasit shqiptarë i larguam në Egjipt, do i kthejmë në Shqipëri
Published
3 hours agoon
June 17, 2025By
UBTNews
Ndërsa konflikti Izrael-Iran vijon të përshkallëzohet, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka bërë të ditur se pesë qytetarët shqiptarë që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri.
Ai sqaroi se largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga MEPJ, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro.
“Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë”, deklaron Hasani.
Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë shefin e shtabit të forcave të armatosura iraniane.
Autoritetet izraelite thanë se të paktën 24 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulmet me raketa iraniane që nga e premtja./RTSH/
Lajmet
Rama takon shkrimtarin norvegjez Osvald Bjelland
Published
3 hours agoon
June 17, 2025By
UBTNews
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, priti në vizitë zyrtare shkrimtarin norvegjez Osvald Bjelland, i cili ndodhet në Prishtinë me rastin e konferencës ndërkombëtare që i dedikohet librit “Shpresë për jetën në planetin tonë: frymëzim për shtatë gjenerata”.
Kryetari Rama u shpreh se ka pasur privilegjin të jetë një nga gjashtëdhjetë e katër (64) autorët e librit “Shpresë për jetën në planetin tonë: frymëzim për shtatë gjenerata”, një vepër e veçantë me kontribuues të mëdhenj nga mbarë bota.
Ai shpreh mirënjohje për ftesën që iu bë për të kontribuar në këtë botim, dhe e cilëson si një libër që ngjall shpresë dhe frymëzim për të ardhmen e planetit dhe për shtatë gjeneratat që vijnë.
Rama duke e falënderuar autorin Bjelland, e ftoi atë të ndajë me publikun arsyet dhe idetë që qëndrojnë pas krijimit të kësaj vepre.
“E përmenda më parë emrin e librit “Shpresë për Jetën në Planetin Tonë – Frymëzim për Shtatë Gjenerata”, është një përmbledhje me 64 autorë dhe unë kam pasur fatin, nderin dhe kënaqësinë që të jem njëri prej tyre. Prandaj të falënderoj që më ftove të kontribuoj në këtë libër fantastik, i cili ka shumë autorë – autorë të mëdhenj, njerëz të mëdhenj – por sot, shumica prej tyre janë gjallë. Fatkeqësisht, disa prej tyre kanë ndërruar jetë. Por dua që ti të flasësh për arsyen pse je këtu dhe për idetë pas librit tënd – këtij libri të mrekullueshëm – Shpresë dhe idetë për të ardhmen, Shpresë për Botën, frymëzim për shtatë gjeneratat e ardhshme, siç më ke frymëzuar mua në mënyrë të jashtëzakonshme”, tha Rama.
Ndërkaq, autori norvegjez Osvald Bjelland u shpreh i kënaqur për vizitën e tij në Prishtinë, derisa tregoi si erdhi deri te frymëzimi për shkrimin dhe botimin e librit “Shpresë për jetën në planetin tonë: frymëzim për shtatë gjenerata”.
Ai ndau një përvojë personale nga koha e pandemisë, kur për shkak të kufizimeve nuk mund të festonte 60-vjetorin me njerëzit e dashur. Në atë kohë, siç tha ai vendosi t’u shkruante personave që kishin ndikuar në jetën e tij, duke i pyetur: “Cila është shpresa jote për të ardhmen?”. Kështu, duke kontribuar në shkrimin e kësaj vepre.
“Është vërtet një kënaqësi. Me të vërtetë mezi pres të rikthehem në Prishtinë dhe këtë pjesë të botës, të cilën e kam njohur vetëm në pak vitet e fundit. Ka shumë përvoja personale që formësojnë mënyrën si mendojmë dhe si e shohim jetën. Pesë vite më parë, festova 60 rrotullime rreth diellit dhe kuptova që njerëzit që doja t’i sillja së bashku nuk mund të takoheshin për shkak të COVID-it. Ajo që përjetuam atëherë ishte se si familje njerëzore jemi mjaft të brishtë. Por gjithashtu, në retrospektivë, shihet se sa të fuqishëm jemi kur vendosim të bashkohemi. Prandaj mendova: mirë, çfarë mund të bëj tani? Kështu që dërgova një email te njerëzit që kanë ndikuar në jetën time – përfshirë nënën time, dajallarët dhe të afërmit e tjerë – dhe u bëra vetëm një pyetje: Më trego për shpresën tënde për të ardhmen. Kjo ndodhi në mes të pandemisë COVID. Dhe përgjigjja ishte e jashtëzakonshme. Mora shumë materiale të bukura. Dhe më pas, natyrshëm fillova të mendoj dhe të lexoj të gjitha këto”, tha Bjelland.
Bjelland tha se çdo pjesë e librit ka diçka për të mësuar, për çka u shpreh krenar për siç përmendi ai gjashtëdhjetë e katër (64) kontributet.
Me rastin e vizitës së tij në kryeqytet, Bjelland tha se Prishtina është i mrekullueshëm dhe që ka rritur shumë progres.
“Është tashmë një qytet i mrekullueshëm. Keni arritur shumë progres. Shoh shumë ide përpara në fushën e energjisë së qëndrueshme, jetesës urbane dhe fusha të tjera ku po përpiqeni të ecni përpara. Mendoj se çelësi i të ardhmes së qyteteve është të krijojmë një ambient ku njerëzit lulëzojnë – ku mësojnë, mbështesin njëri-tjetrin, ndihen të përfshirë dhe krenarë për qytetin e tyre, sepse aty lindin ide të reja”, potencoi Bjelland.
Në anën tjetër, i pari i kryeqytetit, Përparim Rama foli edhe për një konferencë që do të mbahet nesër dhe pasnesër në Prishtinë.
Ai tha se në konferencën për Qytetet e Banueshme do të diskutohet për transformimin e kryeqytetit.
Rama potencoi se intervenimet të cilat po bëhen janë pjesë e kësaj ideje që ndërlidhet ngushtë sipas tij edhe me librin – “Shpresa, Frymëzim për Shtatë Gjeneratat e Ardhshme”.
“Konferenca për Qytetet e Banueshme, për vitin 2025, diskuton për mënyrën se si ne vizioni ynë për transformimin e kryeqytetit, punët që i kemi bërë deri më tani në aspektin transformues për kryeqytet. Nesër e tregojmë këtë smart city infrastrukturën e cila tashmë është e instaluar në kryeqytete. Dhe mënyra se si kjo do të shfrytëzohet për të planifikuar për të ardhmen e kryeqytetit. Në të njëjtën kohë, intervenimet të cilat ne jemi duke i bërë si vizionit të qytetit, siç janë platformat, nënkalimet, gjelbërimet, digjiitalizimet, janë pjesë e kësaj ideje që ndërlidhet ngushtë edhe me këtë libër – “Shpresa, Frymëzim për Shtatë Gjeneratat e Ardhshme”, tha Rama.
Kjo konferenca për librin pritet të mbahet nesër dhe pasnesër në Prishtinë./kosovapres/
Lajmet
Komuna e Prishtinës dhe punëtorët e “Pastrimit” arrijnë marrëveshje pas një muaji greve
Published
3 hours agoon
June 17, 2025By
UBTNews
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se pas një muaji është arritur marrëveshje me punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Pastrimi”, duke i dhënë fund grevës së tyre.
Në një njoftim zyrtar, thuhet se sot është arritur dakordimi mes Komunës dhe Këshillit Grevist të “Pastrimit” për ndërprerjen e grevës që po mbahej para objektit të Komunës. Po ashtu, është bërë e ditur se në orën 16:30 do të zhvillohet një deklaratë e përbashkët për media.
Punëtorët e “Pastrimit” kishin nisur grevën që nga një muaj më parë, duke kërkuar shlyerjen e një borxhi prej 2.7 milionë eurosh, që sipas kompanisë u takon nga Komuna, një pretendim i cili është kundërshtuar nga zyrtarët komunalë. Përveç kësaj, ata kërkonin edhe ndalimin e operatorëve privatë për grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet.
Fillimisht, grevistët kishin bllokuar rrugën përpara ndërtesës së Komunës me kamionët e tyre, por më pas i hoqën automjetet dhe vazhduan grevën duke qëndruar në oborrin e objektit.
Gjatë periudhës së grevës, shumë lagje të Prishtinës mbetën pa pastrim, duke shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët. Komuna kishte premtuar zgjidhje për këtë situatë, e cila duket se është arritur me marrëveshjen e fundit.

Bitcoin rritet në 107,066$ mes tensioneve Izrael-Iran

Justin Bieber flet për problemet me zemërimin

Ansambli Zanat sonte sjell këngë të vjetra shqipe

Digjen mbi tre hektarë pisha në parkun e Sllatinës

Drita njihet me kundërshtarin e parë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve

Konflikti Izrael-Iran, Hasani: Pesë shtetasit shqiptarë i larguam në Egjipt, do i kthejmë në Shqipëri

Rama takon shkrimtarin norvegjez Osvald Bjelland

Kallas: Konflikti në Lindjen e Mesme do të zgjerohet nëse përfshihet SHBA-ja

Cila jep më shumë përfitime: Veza e zier apo e skuqur?
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT2 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 weeks ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore