Lajmet

​Abrashi i përgjigjet Haradinajt: LDK-së i takon posti i presidentit

Published

on

Në takimin e së hënës ndërmjet partnerëve të koalicionit qeveritar pritet të diskutohet edhe posti i presidentit. Në LDK nuk tundohen nga presioni i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, por thonë që posti i të parit të shtetit duhet t’u takojë atyre.
Një deklarim të tillë për KosovaPress e ka thënë sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi. Në takimin i cili do të mbahet të hënën temë diskutimi ai thotë se do jetë edhe qasja e qeverisë karshi dialogut me Serbinë.

“Kemi parë deklarata ndoshta që shumë shpesh kanë marr edhe vëmendje mediatike qoftë liderit të AAK-së, qoftë të tjerëve qoftë edhe për pozita të ndryshme për mbarëvajtje të koalicionit ose qasjen e qeverisë karshi dialogut e kështu me radhë. Ideja është që të ulen mes krerëve të partive. Është dashur që takimit të mbahet të premten, por njëri nga liderët nuk ka qenë i pranishëm në Kosovë, prandaj është shtyrë për të hënën. Thjeshtë një takim i cili do t’i trajtojë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe mënyrë e dialogut edhe çështjen e presidentit…21’22 Nuk është diskutua asnjëherë se cilës parti duhet t’i takojë, por unë besoj që edhe LDK-ja si një parti shtet-formuese e cila ka dhënë shumë për vendin edhe i ka numrat në Kuvend dhe besoj që edhe LDK së mund t’i takojë posti i presidentit”, theksoi Abrashi.
Lidhur me deklarimet që LDK-ja po kërkon përfshirjen e PDK-së në Qeveri, Abrashi tha se ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Madje ai thotë se as nuk janë takuar.Abrashi: Me PDK-në nuk ka ende asgjë konkrete, nuk kemi zhvilluar as takime

“Ende nuk ka asgjë konkrete, nuk është diskutuar rreth kësaj ..Nuk ka që ka pasur takime, kam lexuar nëpër medie që ka pasur takime edhe në jug të Shqipërisë nuk qëndrojnë. Prandaj, ne kemi një qeveri që është funksionale, një president që po e ushtron funksionin e tij dhe gjithçka duhet të shihet në këtë kuadër”, thotë sekretari i përgjithshëm i LDK-së.
Për sekretarin e Përgjithshëm të LDK-së, mocioni për rrëzim të qeverisë Hoti i iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje vetëm hipokrizi.
Derisa beson që kjo iniciativë nuk do ketë sukses, Abrashi thotë se një veprim i tillë nga ana e LVV-së ka qenë vetëm sa për të marr vëmendje në skenën politike.

“Nuk besoj që do ketë sukses, nuk e shoh si një iniciativë le të themi serioze për rrëzimin e qeverisë jam i bindur se edhe ata e dinë që nuk ka rrëzim në këto rrethana politike tek e fundit unë e shoh pak edhe si hipokrizi këtë punë sepse at ana kanë akuzuar neve për mocion mosbesimi në kohë të pandemisë, ndërsa ata po e bëjnë të njëjtën…Mendoj se është thjesht një veprim politik i tyre një kërkim i vëmendjes më të madhe në skenën politike dhe si i tillë nuk besoj që do ketë sukses. E kemi parë është bllokuar numri i 30 nënshkrime në ata deputet që i kanë nuk besoj që do hasin mirëkuptim në pjesën tjetër të deputetëve”, theksoi Abrashi.

Vendi

KPK pezullon nga detyra kryeprokuroren e Pejës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka votuar sot unanimisht për suspendimin e kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj.

Vendimi erdhi pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, lidhur me trajtimin e rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.

Ngjarja e rëndë ka nxitur reagime të shumta dhe pikëpyetje mbi dështimin e institucioneve të drejtësisë për t’i ofruar mbrojtje viktimës.

Zekaj u vra më 25 tetor nga ish-kunati i saj. Vetëm tri ditë para se të vritej, ajo i kishte dërguar një letër zyrtare kryeprokurores Vuçetaj, ku e njoftonte se jeta e saj ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi miraton rishikimin e buxhetit për vitin 2026 midis kritikave të opozitës

Published

on

By

Me 62 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2026. Nga shtatë amendamentet e propozuara gjithsej, mbështetjen e shumicës parlamentare e morën vetëm dy prej tyre, ndërsa të gjitha propozimet e opozitës u rrëzuan.

Miratimi u parapri nga një debat i ashpër në sallë. Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e cilësoi propozimin e Qeverisë si një mbulesë për 120 milionë euro të vendosura që në fillim të vitit, duke theksuar se ligji ka probleme procedurale dhe përmbajtësore.

Po nga kjo parti, deputetja Hykmete Bajrami kërkoi sqarime nga Ministria, duke pretenduar se ndryshimi po bëhet për të mbuluar koston e pagës së 13-të. Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, i quajti ndryshimet e propozuara ligjore si dinakëri të ministrit të Financave.

Të gjitha këto pretendime e akuza u hodhën poshtë nga ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili mbrojti rishikimin e buxhetit para deputetëve.

Continue Reading

lajme

Dy të mitur arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dy persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese (QEK) për të mitur në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit.

Rasti është raportuar nga mbikëqyrësi i kësaj qendre, sipas të cilit të miturit, të cilët ishin duke vuajtur dënimin apo masën edukative, kanë arritur të largohen nga institucioni në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin e cilësuar si “arratisje e personit të privuar nga liria” dhe po punon për lokalizimin e kapjen e tyre. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndalet një kombi me tri lopë në Leposaviq, dyshohet se u futën nga Serbia përmes rrugëve ilegale

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet transportues në Gnjezhdanë të Leposaviqit, pasi gjatë kontrollit janë gjetur tri lopë, të cilat dyshohet se janë futur nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 14:35. Sipas Policisë, automjeti drejtohej nga një burrë kosovar, i cili dyshohet se kishte hyrë në territorin e Kosovës duke shfrytëzuar rrugë ilegale.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe, pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, automjeti dhe tri kafshët janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara