Lajmet

​Abdixhiku: Koha të fitojmë betejën diplomatike ndaj Serbisë

Abdixhiku tha se qëllimi i këtij sulmi terrorist ishte krijimi i një realiteti të ri në veri.

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator është organizuar nga Serbia.

Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit, tha se qëllimi i këtij sulmi terrorist ishte krijimi i një realiteti të ri në veri, por që dështoi falë profesionalizmit dhe patriotizmit të institucioneve të sigurisë së Kosovës.

“Këtë të diel Republika e Kosovës u bë cak i një sulmi mirë të organizuar dhe mirë paramenduar terrorist. Në krye të këtij organizimi qëndronte krimineli tashmë i shndërruar në terrorist, Milan Radonjçiq, në mbështetje të tij pa asnjë dyshim qëndronte Republika e Serbisë. Qëllimi ishte i qartë siç u kuptua nga vet sponsorizuarit terrorist, krijimi i një realiteti të ri në veri dhe për krijimin e tij duheshin edhe viktima. Ato vinin në formën e pelegrinëve vizitorë në Manastir të Banjskës si masë nxitëse të një përplasje të mëvonshme të Policisë së Kosovës me popullsinë civile në veri. Këtë skenar Kosova dhe po thuajse të gjitha shtetet e dala nga lufta e Jugosllavisë e kishin të njohur tash. Si përgjigje ndaj këtij sulmi institucionet tona të sigurisë kishin dhënë përgjigjen më adekuate të mundshme. Në bashkërendim me aleatë dhe profesionalizëm më të lartë të mundshëm e diela e nisur me tragjedi në mëngjes u shndërrua në një ditë të triumfit të së drejtës ndaj terrorit”, tha ai.

Abdixhiku tha pas triumfit ndaj këtij sulmi terrorist tani është momenti për fitore diplomatike të Kosovës në raport me Serbinë. Ai ofroi mbështetje ndaj institucioneve, mirëpo theksoi nevojën e bashkërendimit me aleatët ndërkombëtarë, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saja do të mbështesë gjithherë institucionet e Kosovës në përballje të tilla. Por tani sot na duhet mençuri. Atë që vajzat dhe djemtë tanë e fituan ditën e 24 shtatorit në Banjskë duhet të fitojmë në politikë dhe diplomaci. Tani radhën e ka beteja politike dhe këtu ndërtohen kthesat e mëdha, ne e kemi një mundësi të tillë. Është përgjegjësi e qeverisë dhe për këtë do të ketë mbështetjen pa asnjë kalkulim tonin se këtë situatë të përkthejë në avancim të pozicionit tonë ndërkombëtar. E vërteta e vetme është se gjatë dy viteve të fundit pozicioni i Kosovës ka qenë i rënduar jemi ende në masa ndërkombëtare dhe sanksione. E vërteta e vetme është se në përballje të tilla bashkërendimi me aleatë është jetik… Ne duhet të bashkërendojmë veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë pikë propozimi i djeshëm i presidentes të vendit është në vijë me qëndrimet tona si parti. Pra jemi në moment të mirë dhe moment tonin. Prandaj veprimet e ardhshme tonat janë jetike, nuk na duhet të jemi në ndikime të rastit”, shtoi Abdixhiku.

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një person

Published

on

Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 04:00. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën strehimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona sulmojnë me kaçavidë një burrë në Ferizaj

Published

on

Një burrë në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, konkretisht kaçavidë, nga dy persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 22:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të dyshuar për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Prizren dhe Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Rasti është raportuar më 21 shtator në Prizren dhe Drenas. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara