Lajmet
AAK paralajmëron debat parlamentar dhe rezolutë për mosliberalizimit të vizave
“Në samit, për Kosovën ndodhi ajo e zakonshmja, pra thirrja për dialog”, ka thënë Tahiri.
Published
2 years agoon
By
UBT newsAleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të iniciojë një debat parlamentar nga i cili synon të nxjerr një rezolutë për të adresuar çështjen e mosliberalizimit të vizave për Kosovën.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, Kosovës i është bërë padrejtësi lidhur me çështjen e vizave.
“Në samit, për Kosovën ndodhi ajo e zakonshmja, pra thirrja për dialog. AAK e sheh me shqetësim të madh qasjen injoruese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Ajo që dimë është se kushtet e parapara për liberalizim të vizave kanë përmbushe tani e shumë vite më parë”, ka thënë Tahiri.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të iniciojë një debat parlamentar, një rezolutë në mënyrë që të adresojmë këtë çështje në nivelin më të lartë nga Parlamenti i Kosovës”, ka shtuar Tahiri.
Ai ka kritikuar qeverinë për mosreagim lidhur me këtë çështje.
“Shohim një mosreagim të qeverisë karshi kësaj teme. Sa ishin në opozitë kritikonin sulmonin, tani qe janë më qeveri nuk pati asnjë reagim”, ka thënë ai.
Lajmet
Kambanat e Notre Dame ranë për herë të parë pas zjarrit shkatërrues 5 vjet më parë
Published
6 mins agoon
November 8, 2024By
UBTnewsTetë kambanat e Katedrales Notre Dame në Paris ranë sot në orën 10:30 për herë të parë në më shumë se pesë vjet që nga zjarri që dëmtoi rëndë ndërtesën.
Kambanat ushqehen me motorë dhe u binin njëra pas tjetrës derisa arritën së bashku një tingull harmonik.
Menaxheri i restaurimit të katedrales, Philip Jost, tha se tingulli i kambanës është një fazë e bukur, e rëndësishme dhe simbolike e restaurimit.
Kthimi i kambanës është një fazë në ringjalljen e një prej monumenteve më të vizituar në Evropë.
U njoftua se Katedralja Notre Dame, pas përfundimit të restaurimit, do të hapet më 7 dhjetor, sipas AFP
Lajmet
Probleme me airbag-ët, Volkswagen tërheq mbi 114,000 automjete në SHBA
Published
10 mins agoon
November 8, 2024By
UBTnewsProdhuesi gjerman i automobilave Volkswagen ka tërhequr 114,478 automjete në Shtetet e Bashkuara për shkak të problemeve me airbag-ët që mund të paraqesin rrezik për drejtuesit në rrethana të caktuara, njoftoi Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA-së (NHTSA).
Sipas CNN, airbag-ët në anën e shoferit mund të shpërthejnë për shkak të lagështisë afatgjatë dhe temperaturave të larta, duke rrezikuar sigurinë e tij.
Bëhte fjalë për disa automjete Passat të prodhuara nga viti 2012 deri në 2014, Passat Sedan të prodhuara në 2006 dhe 2007, Passat Wagon nga 2017 dhe disa Beetle të famshme të modernizuara të prodhuara midis 2017 dhe 2018.
Të gjithë blerësit e automjeteve me airbag potencialisht të pasigurt do të njoftohen deri më 27 dhjetor dhe kompania do t’i lejojë ata të zëvendësojnë jastëkun e ajrit në anën e shoferit pa pagesë në një dyqan Volkswagen.
Lajmet
Fitimet rekord të miliarderëve pas fitores së Trump
Published
26 mins agoon
November 8, 2024By
UBTnewsE mërkura nuk ishte vetëm një ditë e mirë për Donald Trump. Pasuria e 10 njerëzve më të pasur në botë u rrit gjithashtu me një shumë rekord, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.
Fituesi më i madh ishte Elon Musk, personi më i pasur në botë dhe një nga mbështetësit më të përkushtuar të Trump, pasuria e të cilit u rrit me 26.5 miliardë dollarë, duke arritur në 290 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.
Pasuria e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, u rrit me 7.1 miliardë dollarë gjatë javës, pasi ai doli në mbështetje të Trump në zgjedhjet presidenciale.
Bashkëthemeluesi i Oracle, Larry Ellison, një tjetër mbështetës i Trump, pa që pasuria e tij neto të rritej me 5.5 miliardë dollarë të mërkurën.
Përfitues të tjerë përfshijnë ish-drejtuesit e Microsoft, Bill Gates dhe Steve Ballmer; ish-drejtuesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin; dhe CEO-n e Berkshire Hathaway, Warren Buffett. Edhe pse asnjë prej këtyre miliarderëve nuk u pozicionua në fushatë, ata kanë qenë më parë mbështetës të demokratëve.
Në total, 10 njerëzit më të pasur fituan 64 miliardë dollarë.
Bloomberg vëren se kjo është “rritja më e madhe ditore” e pasurisë që është parë që nga fillimi i indeksit në vitin 2012.
“Ekziston një perceptim i madh për një regjim miqësor ndaj taksave dhe miqësor ndaj biznesit, veçanërisht kur fitohet Senati,” tha Michael Block, shefi operativ në AgentSmyth.
Aksionet e Trump Media & Technology Group, kompania e mediave sociale e Trump që menaxhon Truth Social, gjithashtu pësuan rritje pasi CNN dhe media të tjera projektuan fitoren e Trump.
Lajmet
Bujqit në hall me normat e larta për kredi nga institucionet mikrofinanciare
Published
42 mins agoon
November 8, 2024By
UBTnewsInstitucionet mikrofinanciare po tregohen mjaft “dorë shtrënguar” në raport me fermerët të cilët në të shumtën e rasteve kanë vështirësi për qasje në financa për mungesë të garancive që kërkojnë bankat komerciale.
Me gjithë këto kushte të vështira dhe norma të larta deri 19.2 për qind ose tre fish më të larta se kamatat në bankat komerciale, fermerët dhe të tjerët nuk u ndalën në marrjen kredive. Nga janari deri në shtator, institucionet mikrofinanciare dhe financiare jo bankare kanë pasur fitim të pastër 15 milionë e 200 mijë euro.
Fermeri Xhemë Krasniqi i cili merret me bujqësi tash e shumë vite, shpalosë sfidat që po hasin për të ‘mbijetuar’ në këtë sektor. Madje, për të mos hequr dorë nga kjo veprimtari, ai thotë se pak kohë më parë janë detyruar të marrin kredi në një institucion mikrofinanciar për të mbuluar shpenzimet karshi nevojave të tregut.
Ai derisa tregon se kanë marrë kredi 15 mijë euro, thotë se janë të detyruar të kthejnë rreth 6 mijë euro më shumë.
“Ne merremi me blegtori, e dorëzojmë qumështin tek një qumështore. Kredi kemi në FINCA, 15 mijë euro i kemi marrë aty, diku për 5 vjet do t’i kthejmë rreth 6 mijë euro më tepër. Ato i kemi marrë para pak kohe, na duhen për të mbjellë grurin, na duhen për naftë, farë, për të gjitha, dhe i kemi shtuar edhe dy krerë lopë”, thotë Krasniqi.
Më tej Krasniqi thotë se kamatat për bujqit janë shumë të larta, derisa ka kërkuar edhe ndihmën e shtetit në këtë drejtim.
“Me ja dalë po mundemi, por për kamatat janë shumë të larta për bujqit, por, çfarë të bëjmë…Me mujt shteti të na ndihmojë është shumë mirë për neve, sa jemi duke punuar aktualisht, mund të punojmë edhe njëherë kaq më shumë. Mundemi edhe ta lëmë, sepse kamatat e larta, shteti edhe po na vonon subvencionet, por, po e provojmë njëherë kështu”, thotë Krasniqi.
Në njërën prej institucioneve mikrofinanciare për normat e kredive të njëjtit thonë se maksimumi i kredisë për bujqësi është deri në 25 mijë euro, duke theksuar se kohëzgjatja e kthimit është për 60 muaj apo 5 vjet, me këst 580 euro.
Në anën tjetër, guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës, Ahmet Ismaili thotë se normat e kredive për bankat dhe jo bankat, në përgjithësi ato janë mbi mesataren e rajonit.
“Normat e kredive për bankat dhe jo bankat pak a shumë e kanë ndjekur trendin paraprak. Në përgjithësi ato janë mbi mesataren e rajonit. Pra, nëse e shikon në rajon ka banka që kanë kamata më të larta se Kosova, ka që kanë më të ulëta, por megjithatë mesatarja e Kosovës është ende mbi mesataren e rajonit. Ka pasur një përmirësim nga 6.6 për qind në 6.3 për qind, të dhënat e fundit janë diku rreth 6.17 për qind. Pra, norma e interesit në kredi bankare ka filluar duke rënë, por ende ne mendojmë që ka hapësirë për konkurrencë, ende ka hapësirë për përmirësim, dhe ende mendojmë që ekziston, ka shumë parametra që tregojnë që norma e interesit në kredi mundet, dhe ne presim që të zbret më tutje. Në sektorin bankar publikimi i fundit është rreth 6.17 për qind në kredi në banka, kurse, ndërmjet 17 për qind në jo banka nga 20 e diçka për qind që ka qenë viteve paraprake”, thotë Ismaili.
Ndërsa, Kujtim Sahitaj, udhëheqës i marketingut, departamenti i marketingut në Kreditimin Rural të Kosovës (KRK), duke folur për kërkesat, thekson se kryesisht dominojnë klientët në bujqësi. Ai ka shtuar se si institucion mikrofinanciar i mbështesin bujqit në këtë drejtim për qasje në financa.
“Ne jemi institucion mikrofinanciar, kryesisht japim kredi për bujq, biznese, konsum, renovim e me radhë… Kemi klientë të dy aktiviteteve, por, kryesisht dominojnë klientët në bujqësi…Ne edhe si institucion i mbështesim shumë bujqit, kështu edhe procedurat nuk janë shumë të vështira për të marrë një kredi, normal duhet me pas aktivitete që kryen me bujqësi, pastaj janë procedurat tjera që kur ofrohesh në institucion merr detaje më të sofistikuara lidhur me kredinë e bujqësisë”, thotë Sahitaj.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna kërkon nga institucionet mikrofinanciare që t’i zbresin normat e interesit.
“Mikrofinancat e kanë si produkt ofrimin e kredive, sidomos tek bujqësia, për arsyeje se i kanë procedurat shumë më të thjeshta dhe marrin rriskun më të madh për vete. Kërkesa jonë është që të shihet mundësia që të ulen këto interesa, por për t’u ulur këto interesa duhet ulur me gjitha institucionet mirkofinanciare dhe të shihet se cilat janë kërkesat e tyre dhe çka duhet të plotësojmë tek kërkesat e tyre që ato të kenë rrisukun më të vogël. Duke ja ulur rriskun si institucione publike, institucioneve mikrofinanciare, padyshim që edhe ato ndikojnë në uljen e normës së interesit të kredive”, thotë Rafuna.
Këto institucione mikrofinanciare ofrojnë kredi të vogla për individët ose bizneset familjare me të ardhura të ulëta, por me procedura më të thjeshta sesa bankat komerciale./UBTnews/
Kambanat e Notre Dame ranë për herë të parë pas zjarrit shkatërrues 5 vjet më parë
Profesorët e UBT-së publikojnë punimin e sukseshëm dhe të vetmin në fushën e studimit “Fitnesi i personave me sindromën Down në Kosovë”
Probleme me airbag-ët, Volkswagen tërheq mbi 114,000 automjete në SHBA
F1 – “Power Rankings” pas fundjavës në Sao Paulo
Aleatët e Harris fajësojnë Presidentin Biden për humbjen e saj
Fitimet rekord të miliarderëve pas fitores së Trump
Art apo algoritëm? Ai-Da thyen rekordet me vepër të paparë në tregun e ankandeve!
Bujqit në hall me normat e larta për kredi nga institucionet mikrofinanciare
Spanjë: 78 persona ende të zhdukur nga vërshimet
Të kërkuara
-
Lajmet3 months ago
Mbyllet olimpiada e Parisit 2024- Kurora e sportit i përket Amerikës
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Kulturë1 month ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje