Lajmet

​AAK kërkon që Qeveria ta ndal presionin politik mbi Kushtetuesen

Deputeti Tahiri theksoi se presioni politik mbi Gjykatën Kushtetuese duhet të ndalet menjëherë.

Publikuar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) po kërkon që pushteti ta ndal presionin politik që po e bënë karshi institucioneve të pavarura sidomos ndaj Gjykatës Kushtetuese.

E nga kjo parti akuzojnë Qeverinë e Kosovës se në këto dy vite të qeverisjes nuk ka punuar në interes të qytetarëve të Kosovës. Këto komente përfaqësuesit e AAK-së i bënë në një konferencë për medie pas takimit që zhvilluan me asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh se qasje e qeverisë është autoritare me presion politik karshi institucioneve të pavarura kushtetuese.

Deputeti Tahiri theksoi se presioni politik mbi Gjykatën Kushtetuese duhet të ndalet menjëherë.

“Kemi hyrë në vitin e tretë të qeverisë Kurti, vit i cili realisht po përshkruhet dhe po përsëritet si në dy vitet e para të qeverisjes asgjë nuk është duke ndodhur. Vendi është në krizë në të gjitha aspektet dhe realisht asgjë nuk është duke ndodhur me jetën e njeriut në raport me zhvillimin e komunave që do flasim edhe për Prishtinën dhe mbi të gjitha në aspektin e ligjshmërisë dhe respektit të institucioneve të pavarura. Dua të them se sot se qasja e kësaj qeveris është qasje autoritare dhe në historinë e re të Kosovës nuk mbahet mend më shumë të kish pas presion politik ndaj institucioneve të pavarura kushtetuese. Presioni i parë politik është kah bie mbi Gjykatën Kushtetuese. Ju keni parë se si është komunikimi i Qeverisë në raport me Gjykatën Kushtetuese…Ky standard i presionit politik mbi Gjykatën Kushtetuese duhet të ndalet njëherë e përgjithmonë nga të gjithë duke filluar nga qeveria edhe secili person politik i cili nuk e ka të drejtën”, tha ai.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se qeveria Kurti për dy vjet nuk ka sjell asgjë në interes të qytetarëve si në aspektin e zhvillimit ekonomik. Lekaj tha se qeveria Kurti është zhgënjyese edhe në politikën e jashtme.

“Qeverisja Kurti për dy vjet nuk ka bërë asgjë në interes të qytetarëve. Nëse nisemi nga zhvillimi ekonomik kemi një stagnim të zhvillimit ekonomik që e ka vështirësuar në masë jetën e qytetarëve nëse nisemi në sektorin privat paga minimale është 170 euro dhe ligji për pagën minimale është në sirtarët e Kuvendit dhe nëse nisemi tek energjia elektrike ju e dini që ZZRE ka marr vendim që të rritet energjia elektrike për 15% që e vështirëson edhe më tepër gjendjen ekonomike të qytetarëve të Kosovës dhe kur jemi tek politikat fiskale mendoj se qeveria ka dështuar edhe pse ne si AAK…..Kemi kërkuar që të zbritet TVSh në produktet bazë për 6 muaj…tek investimet kapitale kemi zero investime kapitale dhe janë grumbulluar mbi 700 milionë euro që nëse shohim devalvimin e parasë publike kemi 20% dhe kjo shumë nëse merret ka zhvlerësim të parasë për 140 milionë dhe është humbje shumë e madhe”, u shpreh ai.

E krahas kritikave për pushtetin qendror në këtë konferencë u adresuan kritika edhe për pushtetin lokal në Prishtinë.

Shefi i asamblistëve të AAK-së në komunën e Pishtinës, Bahri Gashi tha se ka një ngecje të madhe në kryeqytet dhe nuk ka projekte serioze, por vetëm siç theksoi ai fasada dhe prova.

“Është një ngecje e madhe totale në komunën e Prishtinës nuk ka projekte serioze, ka vetëm fasadë dhe prova të vogla siç e kemi shembullin konkret bllokimi i sheshit “Xhorxh Bush”, i cili e ka paralizuar qytetin e Prishtinës dhe po vazhdon ta paralizoj edhe po has në vesh të shurdhër të komunës së Prishtinës”, deklaroi ai.

Lajmet

Intervistë/ Rektori i Universitetit të Trakias, Tabakoğlu: Teknoparku në UBT, një vend ku do të shkruhen suksese të mëdha

Publikuar

nga

Intervistoi: Dionesa Ebibi

Pyetje: Cila është rëndësia e ditës së sotme për ju?

“Sot është ndoshta një nga ditët më të lumtura për mua, pasi u vlerësova me një çmim nderi nga UBT në Kosovë. Ne punojmë shumë, përpjekemi, por në momente si këto, njeriu fillon të bëjë një vlerësim të vetvetes, emocionohet, është shumë i lumtur. I falënderoj shumë rektorin e nderuar dhe senatin që më ka vlerësuar me këtë çmim të mrekullueshëm. E pranoj këtë çmim në emër tim, në emër të universitetit tim dhe në emër të Turqisë.”

Pyetje: Si janë marrëdhëniet tuaja mes Turqisë dhe Kosovës në fushën e arsimit?

“Ne kemi marrëveshje të dyanshme me të gjitha universitetet ekzistuese në Kosovë, bëjmë bashkëpunime mes universiteteve, përveç kësaj, pranojmë studentë nga Kosova, ofrojmë shkollime për studime pasuniversitare, universitare, dhe doktoraturë. Kemi bashkëpunime në fushën e shëndetësisë, bisedojmë me qeveritë, bisedojmë me ministritë, por sot bëmë diçka shumë të rëndësishme: dy universitetet kanë hyrë në një projekt të përbashkët për një park teknologjik. Kemi krijuar një hapësirë ku kompanitë nga Turqia dhe Kosova bëhen bashkë, ku studentët, profesorët dhe shumë sektorë të tjerë do të mund të mblidhen në një vend. Nëse ky mjedis trajtohet mirë, do të kultivohen fidane, do të kultivohen lule të bukura, dhe do të bëhet një vend ku do të nënshkruhen sukseset e mëdha dhe ndoshta do të ndryshojmë fatin e dy shteteve. Jam shumë i lumtur.”

Pyetje: Çfarë mund të sjellë ky bashkëpunim në kuadër të projekteve konkrete? Kur do t’i shohim hapat e parë

“Në një kohë, periudhë shumë të afërt do të shohim të gjitha gjërat, rektori, zoti Hajrizi, është një rektor që vepron shumë shpejt. Aktualitetin, Turqinë dhe botën di shumë mirë ta lexojë, dhe për Kosovën është një shans i madh. Kosova ka një energji të saj, por këtu në këtë mjedis është më e lehtë që të shihet ajo energji. Shpresojmë që në kohën shumë të afërt, do të ndodhin gjëra shumë të bukura.”

Trakya Üniversitesi Rektörü Tabakoğlu: UBT’deki Teknopark, büyük başarıların yazılacağı bir yer

Soru: Bugünün önemi nedir sizin için?

“Bugün belki de en mutlu günlerimden biri, çünkü Kosova’da UBT Üniversitesi tarafından bir onur ödülüne layık görüldüm. Çok uğraşıyoruz, gayret ediyoruz ama insan hani böyle günlerde galiba kendi değerlendirme sürecine giriyor, duygusal oluyor, çok mutlu oluyor. Değerli rektörüme ve senatoya bana bu güzel ödülü layık gördükleri için çok teşekkür ediyorum. Benim adıma, üniversitem adına ve Türkiye adına kabul ediyorum.”

Soru: Türkiye ve Kosova arasındaki eğitim alanındaki ilişkileriniz nasıl?

“Biz var olan Kosova’daki bütün üniversitelerle ikili anlaşmalarımız var, üniversite-üniversite iş birlikleri yapıyoruz, bunun dışında Kosova’dan öğrenciler kabul ediyoruz, yüksek lisans, lisans, doktora eğitimleri veriyoruz. Sağlık alanında iş birliklerimiz var, hükümetlerle görüşüyoruz, bakanlıklarla görüşüyoruz ama galiba bugün çok önemli bir şey yaptık: İki üniversite bir teknopark ortak projesine girdi. Türkiye’den şirketler girince buraya, şirketlerin bir araya geleceği, öğrencilerin, hocalarının, pek çok alanda bir araya gelebileceği bir ortam oluşturduk. Bu ortam güzel bakılırsa çok güzel fidanları yetiştirecek, çok güzel çiçekler yetiştirecek ve bir yer haline gelecek ve her iki ülkenin ve belki kaderini değiştirecek, çok büyük başarıların imzası atılacak. Ben oldukça mutluyum.”

Soru: Bu iş birliği somut projeler bağlamında neler getirebilir? Adımları ne zaman göreceğiz?

“Çok yakın zamanda her şeyi göreceğiz, bir kere rektör sayın Hajrizi, son derece hızlı hareket eden bir rektörümüz. Günceli, Türkiye dünyayı çok iyi okuyabiliyor, Kosova için büyük bir şans. Kosova’nın kendine ait bir enerjisi var ama burada o enerjiyi görmek daha mümkün. Burada inşallah çok yakın zamanda, çok güzel şeyler olacak.”

Röportajı yapan: Dionesa Ebibi

 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Paralajmërimi për protesta, policia bllokon përkohësisht disa rrugë në Tiranë

Publikuar

nga

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të mbajë protestën e radhës pranë ambieneve të Bashkisë Tiranë. Protesta është planifikuar për në orën 16:30, ndërkohë që nga ana e Policisë së Shtetit është publikuar plani i masave për mbarëvajtjen e tubimit.

Policia bën me dije se prej orës 16:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Uniformat blu sugjerojmë qytetarët që të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Në njëoftimin publik, policia fton qytetarët që të mos ndërmarrin akte që mund të cënojnë sigurinë e efektivëve.

“Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune. Cenimi i rendit e sigurisë publike dhe rrezikimi i shëndetit e jetës së punonjësve të policisë dhe pjesëmarrësve në tubim përbëjnë shkelje të ligjit dhe Policia e Shtetit do të veprojë gjithnjë me profesionalizëm”, thuhet në njoftimin e policisë./Euronews.al/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kryeziu i përgjigjet BE-së për mungesën e progresit në dialog, fajin e hedh te Serbia

Publikuar

nga

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i është përgjigjur deklaratave të zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Stano në një konferencë për media të hënën tha se rezultatet e deritanishme në dialog nuk janë dështim i emisarit Miroslav Lajçak, por i Kosovës dhe Serbisë.

Derisa Kryeziu përmes një postimi në Twitter tha se mungesa e progresit është shkaku i shkeljes së marrëveshjes nga ana e Serbisë.

“Është një zhvillim i dukshëm që BE-ja pranon se procesi i dialogut nuk ka ecur mirë. Megjithatë, mungesa e progresit nuk është për shkak të të dyja palëve. Këtu është një listë e shkeljeve nga Serbia të Marrëveshjes Themelore, vetëm 2 javë pasi tha PO, në shkurt 2023”, ka shkruar ai.

Ndryshe Stano në një konferencë për media theksoi se emisari Lajçak dhe përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë përkrahjen e plotë të shteteve anëtare sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Durmishi ftohet nga Prokuroria Speciale për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë

Publikuar

nga

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi është ftuar nga Prokuroria Speciale për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Durmishi, i cili ka theksuar se është i ftuar me datën 8 maj.

“Dëshiroj të ju njoftoj se kam pranuar një ftesë nga prokuroria speciale për intervistë me datën 8 maj. Kur e mora ftesën mendova që më në fund po më ftojnë për të më pyetur për lëndën që e pata dorzuar në prokurori speciale para gati tri viteve. Por jo, ata më kishin ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Me gjasë dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt sepse gjithçka po ecën sipas planit”, potencoi Durmishi.

“Të ftosh zv.ministrin për intervistim duke u bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik, edhe pas vendimit të OSHP- së që na jep të drejtë neve si autoritet kontraktues, më duket sinqerisht e pakuptimtë. Ankesa e atij operatori ekonomik është shpallur e pabazuar edhe me vendim”.

Durmishi potencoi se ka raste të tjera të cilat i ka dërguar në prokurorinë Speciale por që të njejtin kanë zvarritur procesin.

“Sa e sa raste kam dërguar në prokurori speciale, prokurori themelore e polici të krimeve ekonomike dhe asnjë deri më tash nuk po trajtohet, përkundrazi zvarriten me vite e vite edhe pse ka fakte sa të duash për krim e korrupsion. Rasti i mirëmbajtjes së urave p.sh ku nga 500 mijë euro të planifikuara në fund kontrata përfundon në 5 milionë e 300 mijë euro. Nuk e di çfarë fakti tjetër i duhet prokurorit për të vepruar! Unë me datë 8 maj do të shkoj në Prokurori Speciale për të ju treguar që jam i lumtur që jam nënshkrues i kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Do të doja që edhe projektet tjera të ecnin me dinamikën e punëve që po bëhen në këtë rrugë. Do të vazhdoj që t’a kryej punën time me nder e përkushtim pavarësisht pengesave që na dalin gjatë rrugës”, përfundoi ai.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara