Lajmet

​A do të ketë nesër mësim? Jasharaj: Nagavci mban inat, s’po lë hapësirë për zgjidhje

Sipas tij, edhe këtë të shtunë nuk do të ketë mësim.

Published

on

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj tha se inati i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci nuk po lejon që të gjendet një zgjidhje për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës. Sipas tij, edhe këtë të shtunë nuk do të ketë mësim.

Jasharaj u shpreh se kanë pritur nga ministrja Nagavci t’i ftojë në takim gjatë kësaj jave për të gjetur një zgjidhje, por nuk kanë marrë ftesë. Ai e cilësoi të dështuar mbajtjen e mësimit në disa shkolla të shtunën e kaluar duke thënë se 70% e institucioneve arsimore i janë përgjigjur thirrjet sindikale.

Në një intervistë, ai tha se nëse Nagavci dëshiron të mbajë inatin ndaj SBAShK-ut, atëherë të ftojë në takim Këshillin e Prindërve.

“Të shtunën e kaluar, raportet flasin se edhe pse 70 për qind e institucioneve arsimore e kanë respektuar nenin 34, ka pasur institucione arsimore që kanë shprehur një lloj gatishmërie për të punuar, por e shtuna e kaluar jo vetëm ne, por edhe prindërit e kanë vlerësuar si të dështuar, ngase ka pasur një mungesë të jashtëzakonshme të nxënësve. Prandaj Nagavci edhe nëse dëshiron ta vazhdojë inatin dhe luftën ndaj SBAShK-ut do të ishte mirë që së paku me Këshillin e Prindërve të ulët dhe të bisedojë… E kisha lut Nagavcin që t’i lejë inatet e tekat, greva më në fund u pezullua, ne jemi në proces mësimor dhe është e udhës në përgjithësi për ta stabilizuar në përgjithësi këtë sistem mësimor”, tha Jasharaj.

Jasharaj tha se nëse zëvendësimi i orëve do t’ju ishte lënë mësimdhënësve, atëherë do të bëhej e pamundura që të realizohej planiprogrami i këtij viti shkollor, mirëpo sipas tij, qasja e Nagavcit përmes urdhrave e kërcënimeve ka irrituar edhe më shumë ata. Ai shtoi se Nagavci është duke gabuar me qëndrimin e saj ndaj SBAShK-ut.

“Unë jam i bindur nga përvoja si mësimdhënës se po t’ua lenim mësimdhënësve në pavarësinë e tyre dhe t’i lusim që ata ta bëjnë të pamundurën që të realizojnë sa më shumë planprogramin e këtij viti arsimor, do të kishim suksese shumë më të mëdha, se sa me urdhra, me inspektorë, me kërcënime për heqje të mëditjeve, sepse kjo vetëm i irriton mësimdhënësit dhe nuk i duhet as qeverisë, MAShT-it një situatë si e shtunës së kaluar… Nagavci është duke gabuar me qëndrimin e saj, është duke vazhduar një luftë në mënyrë figurative ndaj SBAShK-ut… Asnjë vlerë nuk ka edhe po shkuan këtë të shtunë të gjithë punëtorët e arsimit, nëse nuk vijnë nxënësit, e shtuna do të shkojë kot dhe nuk do të kemi proces mësimor”, tha ai.

Mësimdhënësit të cilët nuk iu bindën SBAShK-ut dhe mbajtën mësim të shtunën e kaluar, Jasharaj thotë se mund të jenë frikësuar nga kërcënimet e qeverisë për heqje të mëditjes.

“Mund të jetë krijuar ndonjë frikë eventuale edhe për heqje mëditje sepse kjo ishte kërcenim, inspektorët kanë shkuar dhe kanë bërë lista, dhe në këtë mënyrë nuk arrihet asnjë rezultat. SBAShK-u nuk ndikon në qëndrimet e mësimdhënësve… E shtuna na doli si problem, nuk mund ta kuptoj Nagavcin se pse gjithë ky mllef ndaj SBAShK-ut”, tha ai.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, pjesë e së cilës është edhe SBAShK, hyri në grevë më 25 gusht dhe e pezulloi atë më 1 tetor. Kërkesat e tyre janë 100 euro për çdo muaj deri në hyrjen ne fuqi të Ligjit për paga. Greva mund të rikthehet në janar në rast se nuk plotësohen kërkesat.

Ndërkaq MAShT-i vendosi për zëvendësim të orëve të humbura gjatë muajit shtator duke ndryshuar kalendarin shkollor, por me të s’u pajtuan as SBAShK-u, as prindërit e as komunat. Ata po refuzojnë që mësimi të zëvendësohet të shtunave, duke rekomanduar të gjenden zgjidhje tjera. 

Lajmet

Gjykata Speciale e hedh poshtë kërkesën e Shalës për modifikimin e dënimit me burgim

Published

on

By

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë hedhur poshtë kërkesën e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, për modifikimin apo uljen e dënimit me tri vjet burgim.

Në një njoftim për media, gjykata e Kosovës në qytetin holandez, e njohur edhe si Gjykata Speciale, tha se kryetarja e saj, Ekaterina Trendafilova, vendosi më 11 dhjetor se dënimi i Haxhi Shalës nuk do të ulet apo të modifikohet pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit të tij, shkruan REL.

Shala u dënua me tre vjet burgim në shkurt të këtij viti, si dhe me gjobë prej 400 eurosh, pasi paraprakisht e kishte pranuar fajësinë për pengim të drejtësisë.

Atij iu mohua modifikimi apo ulja e dënimit pasi Trendafilova, pas konsultimit me gjykatësit e paneleve që kishin shqiptuar dënimin, erdhi në përfundim se Shala “nuk kishte shprehur keqardhje” për krimin.

Trendafilova do ta shqyrtojë modifikimin e mundshëm të dënimit të Shalës në shkurt, sipas njoftimit, shkruan RadioEvropaeLirë.

Shala është mbajtur në burgun e qytetit holandez nga 11 dhjetorit 2023, që nënkupton se atij i kanë mbetur vetëm edhe një vit nga vuajtja e plotë e dënimit prej tri vjetësh.

Shala ishte dënuar së bashku me dy të tjerë, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin, ndaj të cilëve prokurorët e Gjykatës Speciale kishin aktakuzë për pengim të drejtësisë.

Bahtijari dhe Januzi u dënuan me nga dy vjet burgim.

Që të tre kishin arritur marrëveshje me prokurorët për pranimin e fajësisë.

Çfarë thoshte aktakuza për Shalën, Januzin e Bahtijarin?

Aktakuza e konfirmuar për tre të akuzuarit më 10 korrik të vitit 2023, thotë se në periudhën midis 5 dhe 12 prillit 2023 Haxhi Shala, bashkë me Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin, kontaktuan një dëshmitar.

Më saktësisht, sipas aktakuzës, Ismet Bahtijari i bëri një vizitë dëshmitarit në shtëpinë e tij më 5 prill ndërsa Sabit Jonuzi bëri një vizitë më 12 prill.

Tutje në aktakuzë thuhet se dëshmitarit iu kërkua tërheqja e dëshmisë dhe iu ofruan benefite në këmbim.

Vepra në grup, sipas Prokurorisë, u krye nën direktivën e Haxhi Shalës.

Continue Reading

Lajmet

Bedri Hamza ia dorëzon Faton Pecit pozitën e kryetarit

Published

on

By

Bedri Hamza ia ka dorëzuar Faton Pecit mandatin e Kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci i cili doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 9 nëntor.

Hamza uroi Pecin duke thënë se do të kontribuojë për qytetin kudo dhe nga cilado pozitë që do të jetë, duke theksuar se tashmë gara politike ka përfunduar.

Të uroj për detyrën e re, të uroj shëndet e sukses… unë kudo që të jem do të bëjë maksimumin të bëjë veprimet e nevojshme të jenë në dobi të qytetit dhe qytetarëve të Mitrovicës pavarësisht a janë pozitë apo opozitë. Gara politike ka përfunduar”, tha  Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Selinë e Shenjtë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh.

Osmani së bashku me Zotërinë e Parë, do të priten në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik. Gjithashtu ajo do të zhvillojë takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Gjatë vizitës në Vatikan, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit.

Në selinë e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, ndërkaq, Osmani do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatik dhe personalitete të tjera.

Gjatë kësaj vizite ajo do të realizojë edhe një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim të thellimit të raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.

Continue Reading

Lajmet

Nis protesta e punëtorëve të KEK-ut për rritje pagash

Published

on

By

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) sot po proteston para zyrave qendrore të KEK-ut në Prishtinë.

Një numër i madh i punëtorëve nga sektorë të ndryshëm të korporatës po marrin pjesë në protestë, me kërkesën kryesore për rritjen e pagave.

Continue Reading

Të kërkuara