Lajmet

​77 vota pro dhe 53 kundër, Kuvendi voton qeverinë “Rama 3”

Published

on

Rreth orës 06:46 Kuvendi i Shqipërisë ka votuar qeverinë “Rama 3”. Programi dhe përbërja e qeverisë “Rama 3” morën 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

Sapo kryeministri Edi Rama mori fjalën, deputetët e opozitës u larguan nga salla.

Rama gjatë fjalës së tij për programin e mandatit të tretë tha se është një program që do të realizohet dhe se projektet e mëdha, pandemia dhe tërmeti pikat kryesore në program. Pas votimit pritet që qeveria të betohet te presidenti Ilir Meta.

Continue Reading

Lajmet

Osmani pritet nga kryeministri hungarez, Viktor Orban

Published

on

By

Presidentja e shtetit Vjosa Osmani është pritur nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Këtë e ka bërë të ditur vetë shefja e shtetit e cila ka publikuar fotografi nga shtrëngimi i duarve me kryeqeveritarin hungarez duke e falënderuar atë për mikpritjen.

“Faleminderit kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán për mikpritjen në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, shkroi Osmani në rrjetin e saj social, Facebook.

Presidentja po qëndron në Hungari në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Continue Reading

Lajmet

Bastisje në Gjilan, arrestohet një person nën dyshimin për shitblerje të narkotikëve

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për shitblerje të narkotikëve.

Sipas policisë në vazhdën e luftimit të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, pas një pune hetimore dhe operative në terren, me datën 7 nëntor në Gjilan, pas sigurimit të dëshmive dhe urdhëresës për bastisje, është realizuar kontroll/bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të një personi të dyshuar i cili ka bërë shitblerjen e substancave narkotike në qytetin e Gjilanit.

“Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar, në cilësi të provave materiale, janë gjetur dhe janë sekuestruar rreth 632 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të ndarë për shitje, si dhe një peshore për matjen e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në konsultim me prokurorin e shtetit nga prokuroria kompetente, sipas policisë të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa rasti i cilësuar ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, është proceduar tutje për procedurat e mëtejme.

Continue Reading

Lajmet

“Vala” shtrenjton çmimet e pakove për shërbime të zërit dhe internetit

Published

on

By

Telekomi i Kosovës këto ditë ka ngritur çmimet për pakot e kombinuara Prepaid që ofrojnë shërbime të zërit dhe internetit.

Disa prej këtyre pakove mujore kanë shënuar ngritje të çmimeve rreth 20 për qind ose nga një euro për pako. Një prej pakove, e cila ka kushtuar deri më 31 tetor 5 euro e 99 euro tani nga ky muaj kushton 6 euro 99 centë.

Disa konsumatorë të “Vala” janë ankuar prapa kamerës për këto shtrenjtime. Këtë ngritje të çmimeve, zyrtarë të Telekomit të Kosovës e kanë quajtur simbolike.

Zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Fadil Lepja thotë se që çmimi i pakove të reja, me përmbajtje gati të dyfishuar, ‘ka ndryshuar fare pak, për të mos thënë simbolikisht’.

“Me modifikimin e pakove, Telekomi i Kosovës e ka rritur dukshëm, në sasi, përmbajtjen e ofertës, e pakove, ndërkohë që çmimi i pakove të reja, me përmbajtje gati të dyfishuar, ka ndryshuar fare pak, për të mos thënë simbolikisht”, thekson Lepaja.

Ai ndër të tjera ka thënë se Telekomi i Kosovës, edhe kësaj radhe, si zakonisht, e dëgjon zërin e konsumatorëve të vet dhe ipërshtatë pakot me nevojat dhe kërkesat e tyre.

“Këtë modifikim të pakove Telekomi e ka bërë i motivuar nga rritja e kërkesave të konsumatorëve, kohëve të fundit, si rezultat I modernizimit të rrjetit të Vala dhe kalimit të plotë në teknologjinë 4G+ dhe 5G”, thotë Lepaja në një përgjigje me shkrim.

Konsumatorët e “Vala” janë ankuar prapa kamerës për këto shërbime, derisa zëdhënësi Lepaja thotë se nuk kanë pranuar ankesa lidhur me çmimet e reja të pakove.

Continue Reading

Lajmet

​Miratohet me vërejtje rregullorja e punës së Komisionerit Parlamentar për FSK-në

Published

on

By

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar draftin final të rregullores së punës së Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky projektligj është miratuar me disa vërejtje të propozuara nga anëtarë të partive opozitare dhe asaj në pushtet.

Derisa anëtarët e partive opozitare dhe atyre në pushtet u pajtuan njëzëri që ta votojnë në procedurë të shpejtë, këtë projektligj, Shqipe Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje përmendi disa vërejtje, për çka u shpreh se nuk do të votojë pro.

Përveç kësaj, Selimi potencoi se kanë pranuar me vonesë projektligjin.

Sa i përket rregullores së punës së zyrës së Komisionerit Parlamentar, mënyra e ftesës që na është bërë neve si deputet dhe prezantimi i rregullores ka qenë afati shumë i shkurtër kohor. Ne dje kemi marrë ftesën për takimin e sotëm, njëkohësisht e kemi marrë edhe rregulloren, më pak se 24 orë kemi pasur kohë ta shqyrtojmë, analizojmë dhe vërejtjet ose propozimet tona t’i japim në lidhje me këtë. I kam vërejtjet e mija në shtatë nene, në disa pika. Por, mbi të gjitha në gramatikën e kësaj rregulloreje. Gjuha shqipe është pothuajse e bastarduar në disa nene që nuk ishte dashur të ishte ashtu. Unë nuk jam njëra prej atyre që do ta votoj sot këtë rregullore, për arsyet e mija”, tha Selimi.

Ndërkaq, anëtari i këtij komisioni nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha kërkoi që në mënyrë emergjente ky projektligj të kalohet.

Unë kam prirje më shumë ta përkrahim grupin punues që janë të thelluar në këto tema. Deputetja po kërkon edhe një takim t’i trajtojmë disa vërejtje të saj që ne nuk e dimë a ka vërejtje në ato që ne jashtë komisionit dhe grupit punës, as unë nuk jam i njoftuar shumë. Koha e shkurtër për ta lexuar, unë nuk e kam lexuar fare. Por, kam prirje t’iu besoj këtyre që kanë punuar aty…Unë e kisha proceduar në formë emergjente për ta kaluar edhe pasi ka konsensus politik të partive politike”, tha Berisha.

Pasi filluan diskutimet rreth vërejtjeve, komisioni vazhdoi të mbahet i mbyllur për media. Me përfundimin e tij, kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Anton Quni tha se pas shqyrtimit të vërejtjeve, anëtarët u dakorduan që të votojnë pro miratimit të rregullores së punës së Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Po bëhen 10 vite që ne po mundohem të funksionalizojmë institucionin e Komisionerit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Tani jemi në fazën e hartimit të ligjeve sekondare. Një ndër to është edhe rregullorja e cila e përkufizon punën e Komisionerit dhe zyrës së Komisionerit. Ne kemi ardhur deri tek një draft final, i cili kur është prezantuar në komision pati edhe disa vërejtje, nga disa anëtarë të komisionit. Ne i shqyrtuam ato vërejtje dhe ato që ishin të arsyeshme menjëherë u miratuan, duke i ndryshuar nenet, paragrafët, duke i plotësuar e të tjera. Në fund, të gjithë njëzëri e miratuam këtë rregullore… Kishte vërejtje që të gjithë kemi pasur rezerva, mëdyshje dhe së bashku erdhëm deri tek zgjedhja finale”, potencoi Quni.

Përveç kësaj, Quni tregoi për rëndësinë e miratimit të këtij projektligji.

Komisioneri që në momentin kur të miratohet rregullorja e gëzon një buxhet dhe gëzon të drejtën të shpallë konkursin që të punësohen zyrtarët hetues, këshilltarët, nëpunësit e të tjerë. Zyra bëhet operacionale dhe bëhet adresë për të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe për pjesën e uniformuar brenda Ministrisë së Mbrojtjes nëse ata e kanë ndonjë shqetësim, për të cilin mendojmë që nuk është trajtuar brenda institucionit mundem t’i adresohen vetë Komisionerit “, tha Quni.

Continue Reading

Të kërkuara