Lajmet

​6 muaj i zhdukur, ende nuk dihet asgjë për fatin e Bedri Rexhepit

Me datën 8 prill 2021 ai u zhduk në rrethana misterioze dhe akoma deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Published

on

Sot janë bërë gjashtë muaj nga zhdukja e biznesmenit Bedri Rexhepi. Me datën 8 prill 2021 ai u zhduk në rrethana misterioze dhe akoma deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e tij. Familjarëve po iu mbaron durimi.

Familjarët gjatë kësaj kohe kanë pasur dyshime në punën e prokurorisë, pasi mendojnë se institucionet duhet të kishin bërë më shumë rreth zbardhjes së fatit të biznesmenit.

KosovaPress i është drejtuar me pyetje Prokurorisë Themelore të Prishtinës rreth kësaj çështjeje dhe informacioneve të fundit, por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri në publikimin e këtij artikulli.

Familjarët thonë se kanë edhe shumë arsye të tjera për të cilat dyshojnë se puna e institucioneve për gjetjen e Bedriut nuk është bërë deri tani sa dhe si duhet.

“Prokurorët nuk e kanë fare parasysh që ne jetojmë me muaj me ankth, kjo për shkak që ata nuk janë duke kërkuar njeriun e tyre dhe nuk bashkëndjejnë me neve si familjarë. Po ashtu, ne kemi dyshimet tona që kjo zhagitje po ndodhë për shkak që prokurorët janë duke shikuar mundësinë e ngritjes së aktakuzës me provat që kanë por pa e gjetur Bedriun dhe kjo pastaj do të vështirësonte edhe më shumë zbardhjen e rastit. Ne si familjarë kemi të angazhuar 3 avokatë për këtë rast por të njëjtit pothuajse asnjëherë nuk janë kontaktuar nga prokuroria e as nga policia për t’u informuar për veprimet që janë ndërmarrë ose që do të ndërmerren”, pati thënë kohë më parë vëllai i Bedriut, Vedat Rexhepi në një prononcim për KosovaPress.

Ai shton se si ngushëllim, atyre iu është thënë se ka shumë persona të pagjetur që nga lufta. Mirëpo, për ata kjo nuk qëndron dhe kërkojnë përgjegjësi nga institucionet e vendit.

Hera e fundit që Prokuroria ishte deklaruar rreth këtij rasti kishte të bënte me faktin se ata këtë çështje po e trajtonin seriozisht dhe po bashkëpunonin me të gjithë institucionet e tjera të sigurisë.

Vendi

Exit Polli e nxjerrë fitues Përparim Ramën në Prishtinë

Published

on

Përparim Rama nga LDK ka dalë i pari në sondazhet e televizionit Dukagjini.

Sipas këtij exit pollit të UBO-Consulting, rezulton që Rama merr 54.1 për qind, ndërsa kundër kandidati i tij, Hajrulla Çeku 45.9 për qind.

Ndërsa sipas exit pollit të Klan Kosovës, përparim Rama ka 53.62 për qind, ndërsa Hjarulla Çeku 46.38 për qind.

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Të kërkuara