Lajmet

​32 raste të reja me COVID-19

Në total numri i rasteve aktive është 593.

Published

on

Në 24 orët e fundit 32 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Raporti i plotë:

29 Mars: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 272 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.540 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 820.146 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 99.870 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ Nga 969 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.684.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 593.

➡Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Lajmet

Dita Evropiane e Mikrofinancës

Published

on

Institucionet mikrofinanciare në gjithë Evropën sot shënojnë Ditën Evropiane të Mikrofinancës. Në vitin 2015, Rrjeti Evropian i Mikrofinancës (EMN) lançoi Fushatën e Ditës Evropiane të Mikrofinancës me objektivin e qartë të krijimit të një mjeti për të nxjerrë në pah ndikimin e sektorit të mikrofinancës në Evropë nga një perspektivë sociale dhe ekonomike.

Dita Evropiane e Mikrofinancës, synon rritjen e ndërgjegjësimit për mikrofinancën si një mjet për të luftuar përjashtimin social dhe papunësinë në Evropë dhe shënohet për herë të parë në Kosovë sikurse edhe në Evropë.

Ndryshe, institucionet mikrofinanciare llogaritet se brenda një viti japin afër 100 milionë euro në të gjithë sektorët.

Kredia mesatare është rreth 1.100 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

KSHZ: VMRO-DPMNE kryeson në 54 komuna, LSDM në 8, VLEN në 8 dhe AKI në 5 komuna

Published

on

Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut nga 75.37 përqind e votave të përpunuara, kandidatët për kryetarë të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit kryesojnë në gjithsej 54 komuna, LSDM dhe Koalicioni në 8, Koalicioni VLEN në 8 dhe Aleanca Kombëtare për Integrim në 5.

Kandidati i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, kryeson në Kumanovë, Kurto Duduš nga Unioni i Romëve në Shuto Orizare, Arijan Ibraim nga Partia Demokratike e Turqve në Qendër Zhupë.

Në Strugë dhe Studeniçan, kryesojnë kandidatët e pavarur Mendi Qyra dhe Azem Sadiki.

Kandidatët për kryetarë të komunave të VMRO-DPMNE-së garojnë në Aerodrom, Berovë, Manastir, Bosilevë, Bërvenicë, Butel, Valandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Debarcë, Dellçevë, Demir Kapijë, Dollek Ilinden, Jegunovce, Kavadar, Karbinci, Karposh, Kisella Voda, Kërçovë, Koçan, Kratovë, Mavrovë dhe Rostushë, Makedonska Kamenica, Makedonski Brod, Mogila, Negotino, Novaci, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Prilep, Radoviçe, Staro Nagoriçan, Strumicë, Çucer Sandevë dhe Shtip.

LSDM dhe Koalicioni prijnë në komunat Bogdacni, Zërnovci, Konçe, Kriva Pallankë, Krivogashtani, Krushevë, Lozovë, Rosoman dhe Qendër.

Sipas të dhënave të deritanishme, kandidatët nga Koalicioni VLEN prijnë në komunat e Haraçinës, Bogovinës, Dibrës, Zhelinës, Sarajit, Tearcës, Tetovës dhe Çairit.

Kandidatët e AKI-së prijnë në komunat Vrapçisht, Gostivar, Likovë, Pllasnicë dhe Çashkë./S.K/KP/AlsatMK/

Continue Reading

Lajmet

​Aleanca Kombëtare për Integrim fiton bindshëm Gostivarin dhe Vrapçishte

Published

on

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka fituar në Gostivar sipas rezultateve zyrtare në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Kandidati nga radhët e AKI-së Valbon Limani ka marrë 60.75 për qind ose 16 mijë e tetë vota nga 115 vendvotime të numëruara deri më tash nga gjithsej 121 sosh.

Sebaedin Dauti nga koalicioni VLEN, ka marrë 4 mijë e 60 vota ose 15.41 për qind.

Në komunën Vrapçishte, kandidati Isen Shabani nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI ka fituar garën për kryetar të komunës duke marrë 6 mijë e 50 vota ose 88.13 për qind.

Kandidati nga radhët e VLEN-it Mehmet Seferi ka marrë 6.80 për qind ose 467 vota.

Ndërkaq,në Bogovinë kandidati nga radhët e VLEN-it ka marrë 48.83 për qind ose 5 mijë e 295 vota, ndërsa kandidati nga Aleanca Kombëtare për Integrim 5 mijë e 207 vota ose 48.02 për qind,

Sipas kësaj, Feti Abazi nga koalicioni VLEN dhe Besnik Emshi nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI do të garojnë në balotazh më 9 nëntor, pasi asnjëri prej tyre nuk ka marrë 50 për qind të votave të nevojshme në raundin e parë.

/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Mickoski nga VMRO-DPMNE shpall fitoren në më shumë se 30 komuna

Published

on

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski shpalli fitoren në më shumë se 30 komuna, përfshirë edhe Strumicën e cila njihej si bastion i LSDM-së.

Mickoski tha se VMRO-DPMNE ka fituar edhe në Dellçevë, Berovë, Manastir, Shtip, Kavadar, Gjevgjeli, Sveti Nikollë, Ohër, Gazi Babë, Gjorçe Petroc, Resnjë dhe në shumë të tjera.

“Para nesh ka edhe dy javë, dy javë ku duhet ta rrethojmë ndryshimin që e filluam. Kemi fitore në mbi 30 komuna që në raundin e parë. Fituam bindshëm në raundin e parë në Strumicë, 20 vjet e kemi pritur këtë ditë”, tha ai./S.K/KP/AlsatMk/

Continue Reading

Të kërkuara