Lajmet

​24-vjetori i masakrës së Mejës, Konjufca dhe Kurti kërkojnë të veprojë drejtësia

Kurti tha se 24 vjet më parë, shqiptarët u vranë në mënyrë mizore nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë. Në përvjetorin e kësaj masakre dhe ditën e të pagjeturve, ata kanë bërë thirrje për drejtësi dhe efikasitet të këtij sistemi.

Kryeministri Albin Kurti tha se 24 vjet më parë, shqiptarët u vranë në mënyrë mizore nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit.

“24 vjet më vonë nuk kemi ende drejtësi dhe nuk kemi ende rehabilitim për familjet e viktimave dhe për mbarë popullin tonë. Dje në mbledhjen e qeverisë e iniciuam aderimin në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur dhe në Kuvend do të ratifikohet në mënyrë që në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare të bëjmë hapa drejt zbardhjes së fatit të të pagjeturve, të atyre që u zhdukën me dhunë, që i rrëmbyen me forcë duke kërkuar edhe të vërtetën edhe përgjegjësinë, drejtësinë”, ka thënë ai.

Ai shtoi se në vitet e kaluara, në Policinë e Kosovës hetimet për krimet e kryera kanë qenë vetëm një sektor në kuadër të Drejtorisë për Krimet e Rënda, ndërkaq tani është bërë drejtori e veçantë. Më tej, ai deklaroi se kanë shtuar buxhetin për prokurorinë, me shtimin edhe e numrit të prokurorëve.

“Në mesin e të vrarëve këtu në Mejë janë edhe 11 nxënës e 20 arsimtarë. Pra, janë vrarë shqiptarët pa dallim moshe, gjinie, prejardhje, feje. Ju i shihni këtu varret bashkë të myslimanëve dhe katolikëve, vetëm pse ishin shqiptarë. Shqiptarët ishin bashkë edhe ne luftë çlirimtare, por ata u vranë bashkë edhe prej forcave gjenocidale të Serbisë. Dhe tash ne i kujtojmë me mall e dhimbje si martirë e dëshmorë të kombit tonë”, ka shtuar Kurti.

Kurti edhe në Mejë ka kërkuar efikasitetin e sistemit të drejtësisë, por edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Shefi i ekzekutivit është pyetur se kur do të përfundojnë punimet në Kompleksin Memorial në Mejë, ku tha se prioriteti kryesor duhet të jetë drejtësia.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe të Sportit por edhe gjithë qeveria është duke u angazhuar që në njërën anë të ndajmë mjete dhe në anën tjetër të kryejmë punimet në mënyrë që memorialet të jenë në nivelin e duhur për kujtesën tonë kolektive, por edhe në aspektin e qëndrueshmërisë materiale dhe estetike. Edhe këtë ne do ta përfundojmë”, deklaroi Kurti.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se sot po kujtojnë aktin më të madh të gjenocidit qe ka ndodhur në Kosovë.

“377 shqiptarë janë ekzekutuar mizorisht prej forcave të ushtrisë dhe policisë së Serbisë. Kjo ditë po ashtu është dita e të zhdukurve me dhunë në Republikën e Kosovës. Së pari, duhet të flasim për atë që e ka bërë ketë masakër, shteti i Serbisë, përgjegjësia është në shtetin e Serbisë meqë çdo segment qe ka marrë pjesë është e qartë urdhërdhënia, është e qartë përgjegjësia shtetërore, komanduese brenda ushtrisë, brenda aparatit shtetëror. Prandaj, ne gjithmonë duhet ta specifikojmë se përgjegjësi dihet, personat që e kanë kryer këtë masakër dihen. Ajo që ka munguar, e vetmja, është drejtësia që nuk ka ardhur në vendin tonë. Së dyti, gjithmonë duhet ta kujtojmë e kurrë nuk duhet ta harrojmë që ky është një krim i shumëfishtë. Për shkak se jo vetëm është planifikuar, ekzekutuar nga ana e Serbisë, por shumë prej të vrarëve janë rrëmbyer e trupat e tyre janë zhdukur. 36 persona jomadhorë janë ekzekutuar në këtë masakër, janë të mitur. Dhe për ketë deri tashmë askush nuk ka dhënë përgjegjësi serioze”, ka thënë Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca i bëri thirrje drejtësisë vendore e ndërkombëtare që ta kryejnë punën, meqë dëshmitarët janë ende gjallë dhe kanë parë se çfarë ka ndodhur 24 vjet më parë.

Lajmet

Dhuna në familje në Malishevë, një person goditet me brisk, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së dielës në Malishevë, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një anëtar tjetër të familjes, mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime në dorë me një mjet të mprehtë (brisk).

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i ka shkaktuar lëndime në dorë me një mjet të mprehtë (brisk). Viktima ka pranuar tretman mjeksëor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervisitimit dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për rast dhune në familje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndërhyrë pas një raportimi për dhunë në familje në Prishtinë, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën, një femër kosovare.

I dyshuari është arrestuar nga njësiti policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.” thuhet në raport./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan nën dyshimin për sulm seksual

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të sulmit seksual ndaj një viktime femër kosovare.

Sipas njoftimit zyrtar, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.

Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth rastit, për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve dhe mbrojtjes së identitetit të viktimës./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Shqiptohen rreth 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1896 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 36 aksidente trafiku me dëme materiale, 25 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 14 persona, 12 janë dërguar në mbajtje, 1 person është në vuajtje të dënimit/S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara