Sport

​13 mijë tifozë sonte në mbështetje të Ballkanit

Ndeshja fillon nga ora 21:00.

Published

on

Ballkani do ta jetë sonte përballë një sfide jashtëzakonisht të rëndësishme dhe emocionuese në vazhdën e aventurës së kësaj skuadre ne Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës e pret sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” ku edhe do ta ketë një mbështetje jashtëzakonisht të fuqishme nga tribunat.

Në fakt, tashmë janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion, rreth 13 mijë sosh, aq sa është edhe kapaciteti i plotë i stadiumit në kryeqytet.

Javën e kaluar Ballkani e mposhti Sivasporin me rezultat 4-3 në Turqi në një ndeshje spektakolare.

Para kësaj ndeshje, trajneri Ilir Daja dhe futbollisti Qëndrim Zyba u shprehën tejet optimistë për rezultat pozitiv edhe në ndeshje kthyese ndaj skuadrës turke.

Ndeshja fillon nga ora 21:00.

Sport

Kosova me fitore historike ndaj Suedisë, ëndrra për Botërorin 2026 vazhdon

Published

on

Kosova ka arritur një fitore historike në udhëtim, duke mposhtur Suedinë me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Fisnik Asllani në pjesën e parë, pas një aksioni të shpejtë që përfundoi me goditje precize në rrjetën suedeze.

Dardanët treguan organizim të shkëlqyer në mbrojtje gjatë gjithë ndeshjes, duke përballuar presionin e vazhdueshëm të suedezëve në minutat e fundit dhe duke ruajtur epërsinë deri në fishkëllimën përfundimtare.

Pas kësaj fitoreje të madhe, Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit B me 7 pikë pas katër ndeshjeve, tre më pak se liderja Zvicra që kryeson me 10 pikë.

Slovenia renditet e treta me 3 pikë, ndërsa Suedia mbetet në fund të tabelës me vetëm 1 pikë të fituar.

Fitorja e sotme e mban gjallë plotësisht ëndrrën e Kosovës për një kualifikim historik në Kupën e Botës, ndërsa ndeshjet e radhës kualifikuese do të zhvillohen muajin e ardhshëm./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Sport

Historike: Kepi i Gjelbër kualifikohet për herë të parë në Kampionat Botëror

Published

on

Kepi i Gjelbër ka shkruar historinë duke u kualifikuar për herë të parë në një Kupë Bote në futboll.

Shteti afrikan me mbi 500 mijë banorë arriti suksesin e madh pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Etsuatinit, duke siguruar vendin e parë në Grupin D me 23 pikë dhe duke lënë pas vetes madje edhe Kamerunin, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit afrikan.

Kjo arritje shënon një moment historik jo vetëm për futbollin e Kepit të Gjelbër, por për të gjithë rajonin, duke treguar se edhe kombet e vogla mund të bëjnë mrekulli në arenën ndërkombëtare.

Kepi i Gjelbër do të jetë një nga përfaqësueset afrikane që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”, i cili do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, me numrin e ekipeve të kualifikuara që shkon në 22./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Sport

Messi rikthehet në Kombëtare, miqësorja si “në shtëpi” në Fort Lauderdale

Published

on

Lionel Messi është rikthyer në dispozicion të Kombëtares së Argjentinës pas mungesës në dy ndeshjet e fundit: miqësoren e së shtunës kundër Venezuelës dhe ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Ekuadorit.

“Albiceleste” do të përballen të martën me Porto Rikon, duke filluar nga ora 02:00 pas mesnate me kohën tonë lokale.

Kjo ndeshje shërben për selektorin Lionel Scaloni për të testuar skemat dhe lojtarët para Kupës së Botës, që do të zhvillohet verën e ardhshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Messi ka pasur mundësinë të luajë së fundmi në MLS me Inter Miamin, ku ndihmoi skuadrën të mposhtë Atlanta United.

Argjentina do të luajë këtë miqësore në Fort Lauderdale, Florida, që për Messin do të ndjehet si një ndeshje në shtëpi.

Megjithatë, nuk është e sigurt nëse tetë herë fituesi i “Topit të Artë” do të marrë pjesë në këtë ndeshje, por ai do të jetë në dispozicion të trajnerit. Scaloni nuk do të mund të llogarisë në mesfushorët e lënduar, Franco Mastantuono dhe Enzo Fernandez. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

​Temë për nisjen e edicioni te ri të Superligës në futsall

Published

on

Superliga e Futsallit në Kosovë ka hyrë në javën e tretë të kampionatit dhe ekipet tashmë po kërkojnë të tregojnë më të mirën e tyre. Prishtina 01, kampione në fuqi, dhe FC Trepça janë dy prej skuadrave që kanë nisur mirë edicionin e ri, duke synuar objektiva të qarta për pjesën tjetër të sezonit.

Trajneri i Prishtina 01, Haki Ahmeti, është shprehur optimist për ecurinë e skuadrës, duke theksuar se atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe se synimet janë të njëjta si çdo vit titulli dhe Kupa e Kosovës.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, tani java e tretë e kampionatit veçse ka filluar, harmonianë ekip është e mirë gjë që është më kryesorja, nuk ka lëndime dhe presim tani çdo ndeshje t’i tregojmë cilësitë tona të cilat momentalisht edhe jemi kampion i Kosovës. DY ndeshjet e para janë rezultate pozitive të cilat i kemi akorduar gjashtë pikë por objektivi kryesor diç, sikur çdo vit jemi për titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës”, thekson Ahmeti.

Ndërkohë, Artan Xhaka, trajner i FC Trepçës, theksoi se skuadra mitrovicase ka hyrë në Superligë me synime të mëdha dhe me ambicie për të qenë konkurruese ndaj ekipeve më të mira të vendit.

“Mbarë e kemi filluar por rruga është e gjatë dhe po besoj që do t’i arrijmë objektivat. Objektivat i kemi sa më lartë dhe t’i zhvillojmë garat pas atyre të rregullta, do të thotë në play off…Gjithsesi ne nuk kemi hyrë për të bërë numër në Superligën e Kosovës dhe do t’ia lëmë pak kohës, por gjithsesi iu kemi përveshur punës për t’i arritur objektivat deri në finale, pse jo edhe pse ka epike cilësore si Prishtina 01, Drenica ka krijuar një ekip shumë të mirë, Mabeteksi, do të thotë janë disa ekipe që janë konkurrente dhe janë aty – aty”, tha Xhaka.

Një problem që po hasin disa skuadra është mungesa e hapësirave të lira për zhvillimin e stërvitjeve, për shkak të bllokimit të palestrave sportive nëpër qytete nga ana e Komisionir Qendrorë të Zgjedhjeve (KQZ) për shkak të zgjedhjeve lokale.

“Sa i përket palestrave për këto zgjidhje, po bëjmë zgjidhje alternative duke shkuar në salla tjera për të ushtruar por kjo nuk do të zgjas aq shumë dhe pasi që po bëjmë zgjidhje tjera në të tjera palestra, prapë në rregull është…Palestra po janë të zëna, ka ekipe të hendbollit, basketit që po ushtrojnë dhe duhet të gjejmë një kohë e cila më e lirë për t’i zhvilluar ushtrimet”, deklaroi Ahmeti.

Edhe trajneri i Trepçës, Artan Xhaka, e pranon se problemi i palestrave është bërë një pengesë serioze për zhvillimin normal të kampionatit.

“Neve na ka krijuar mjaftë shumë vështirësi, sidomos duke e ditur që në Mitrovixë e ekmi vetëm një palestër aktive. E kemi edhe një palestër Omni sport mirëpo nuk është funksionale dhe në marrëveshje me zyrtarët e KQZ -s kemi arritur një akordim me ata që të zhvendosejmi në omnisport dhe neve të na e lënë në shfrytëzim palestrën ‘Minatori’ ku e kemi zhvilluar nje ndeshje kampionale, por prapë është një temë diskutabile për t’u rikthyer KQZ prapë në palestër dhe do të na vështirësonte tej mase zhvillimin em mbarshëm të kampionatit”, tha Xhaka.

Në Superligën e Futsallit garojnë nëntë skuadra dhe momentalisht kryesojnë Drenica, Shtimja dhe Prishtina 01 me nga gjashtë pikë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara