Lajmet

​11 mësimdhënës dhe 9 nxënës të infektuar në shkollat e Mitrovicës

Published

on

Gjendja e përgjithshme pandemike nëpër shkollat e komunës së Mitrovicës aktualisht është stabile dhe pa ç’rregullime të mëdha të procesit mësimor.

Që nga fillimi i vitit të ri shkollor në Mitrovicë me Covid-19 janë infektuar 11 mësimdhënës dhe 9 nxënës, ndërsa aktualisht në këtë komunë nga gjithsej 32 shkolla, 30 janë duke zhvilluar mësimin sipas skenarit A.

Ismet Ferizi, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Mitrovicë, ka bërë të ditur për KP se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor në kohë pandemie, skenari A që nënkupton mësimin fizik në shkolla, skenari B mësimin e kombinuar, dhe skenari C mësimin online nga platforma të ndryshme.

Sipas tij, institucionet përgjegjëse komunale kanë arritur t’i dalin përballë jashtëzakonisht mirë kësaj situate, pavarësisht rrethanave të krijuara.

“Shumica e shkollave që gjithsej janë 32, nuk e kanë ndërprerë punën asnjëherë me skenarin A. Deri tash I kemi të regjistruar vetëm 9 nxënës të infektuar me covid-19, kurse numri I mësimdhënësve të infektuar ka qenë 11, mbase ky numër lëvizë nga dita në ditë, por aktualisht është ky numër, që konsideroj se nuk është edhe aq shqetësues. Aktualisht gjendja është stabile dhe nuk kemi ç’rregullime të mëdha të procesit mësimor. Mund të them se i kemi dalë përballë shumë mirë kësaj situate krahasuar me rrethanat që kanë qenë. Fati ka dashur, por edhe organizimi ynë e ka bërë të veten që kjo punë të menaxhohet në formë të mirë”, ka thënë Ferizi.

Edhe Vejsel Abdurrahmani, koordinator i cilësisë në shkollën e muzikës “Tefta Tashko”, në Mitrovicë, theksoi se gjendja aktuale sa i përket pandemisë është stabile.

“Nga gjithsej 29 arsimtarë, 7 arsimtarë në gjysmëvjetorin e parë kanë qenë të infektuar me covid-19, mirëpo për fat të mirë nxënësit nga shkolla e mesme nuk janë infektuar dhe kemi qenë shumë me fat si shkollë që nuk ka ardhur deri te shpërndarja e virusit edhe tek nxënësit. Aktualisht shkolla ka kaluar në skenarin A, gjendja është stabile, nuk ka evidentim të ndonjë rasti brenda shkollës”, u shpreh Abdurrahmani. 

Lajmet

Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e imamit në Dragash

Published

on

Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për përfshirjen në vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit.

Në kërkesën e Prokurorisë një ditë më parë, thuhej se ekziston dyshimi i bazuar se më 29 qershor 2026, rreth orës 23:00, i pandehuri B.H. ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.T., pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme që lidhej me shfrytëzimin e një prone, përkatësisht një livadhi.

Ndërkaq, i pandehuri I.H., (babai i të pandehurit B.H.) dyshohet se, edhe pse ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe ka pasur mundësi të ofrojë ndihmë pa rrezikuar veten apo të tjerët, nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’i ofruar ndihmë viktimës, e cila ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën.

Në vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit, thuhet se me masën e paraburgimit do të arrihet të sigurohet prezenca e të pandehurve dhe se do të mund të zhvillohen normalisht dhe pa pengesa procedura penale.

Tutje thuhet se është marrë parasysh edhe fakti se i pandehuri ishte larguar nga vendi i ngjarjes çka për Gjykatën rezulton se me lënien në liri ekziston rreziku i ikjes dhe arratisjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, andaj masa e paraburgimit në këtë fazë është e domosdoshme./A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Suharekë: Dyshohet se u godit nga rrufeja, vdes një person

Published

on

By

Një person në Suharekë ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë autoritetet kompetente, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull kosovar.

“Lidhur me rastin, vdekjen e viktimës mashkull kosovar i cili dyshohet se është goditur nga rrufeja e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë”, njofton Policia.

Hetimet po vazhdojnë nga njësitet përkatëse, ndërsa raporti i obduksionit pritet të konfirmojë zyrtarisht shkakun e vdekjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me gjetjen e një trupit të pajetë të një burri në Podujevë. Ngjarja ka ndodhur të martën, më 30 qershor 2026, rreth orës 13:05.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, shtetas kosovar.

Për rastin është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit janë ndërmarrë masat e para procedurale për zbardhjen e rrethanave.

“Lidhur me rastin është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, bëhet e ditur në njoftim.

Rasti po trajtohet nga organet e hetuesisë si “hetim mbi vdekjen”, ndërsa rezultatet e autopsisë pritet të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes së viktimës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për dhunim

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunim”.

Sipas raporti 24-oresh, bëhet me dije se i dyshuari dhe viktima janë të dy shtetas kosovarë.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti tashmë ka kaluar në fazën e hetimeve të mëtejshme në koordinim me organet e drejtësisë, ndërsa i dyshuari mbetet në ndalim policor. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara