Lajmet

Zyrtarët ukrainas u bëjnë thirrje banorëve të Khersonit të evakuohen për dimër

Autoritetet thonë se infrastruktura e qytetit është shumë e dëmtuar për qytetarët që t’i mbijetojnë dimrit.

Publikuar

Banorët e qytetit jugor të Ukrainës, Kherson, do të evakuohen në rajone të tjera të vendit me energji elektrike që funksionon dhe infrastrukturë më të paprekur për dimër – veçanërisht gratë, fëmijët, të moshuarit dhe njerëz të tjerë të cenueshëm, sipas zyrtarëve.

Qyteti port i Detit të Zi, i cili u çlirua kohët e fundit nga trupat ruse, është pa energji elektrike dhe autoritetet thonë se infrastruktura e qytetit është shumë e dëmtuar për qytetarët që t’i mbijetojnë dimrit.

Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha se Ukraina do të ofrojë evakuim falas për qytetarët e Khersonit në “qytetet Kryvyi Rih, Mykolaiv dhe Odesa, me zhvendosje të mundshme të mëtejshme në rajonin Kirovohrad, rajonin Khmelnytskyi ose rajonet perëndimore të Ukrainës”.

Autoritetet ukrainase do të ofrojnë strehim falas, ushqim dhe kujdes mjekësor për ata që largohen, tha ajo./UBTNews/

Lajmet

​Meksika zgjedh Claudia Sheinbaum si presidenten e parë grua

Publikuar

nga

Claudia Sheinbaum është zgjedhur presidentja e parë grua e Meksikës në një fitore historike dërrmuese.

Autoriteti zyrtar zgjedhor i Meksikës tha se rezultatet paraprake treguan se ish-kryebashkiakja 61-vjeçare e qytetit të Meksikos fitoi midis 58% dhe 60% të votave në zgjedhjet e së dielës.

Kjo i jep asaj një epërsi prej gati 30 pikë përqindjeje ndaj rivales së saj kryesore, biznesmenes Xóchitl Gálvez. Zonja Sheinbaum do të zëvendësojë mentorin e saj, Presidentin në largim Andrés Manuel López Obrador, më 1 tetor.

Sheinbaum, një ish-shkencëtare e energjisë, ka premtuar vazhdimësi, duke thënë se ajo do të vazhdojë të ndërtojë mbi “përparimet” e bëra nga z. López Obrador.

Përpara se të kandidonte për presidente, zonja Sheinbaum ishte kryetare e qytetit të Meksikos, një nga postet më me ndikim politik në vend dhe që shihet si hapja e rrugës për presidencën.

Sheinbaum, gjyshërit e nënës hebrenj të së cilës emigruan në Meksikë nga Bullgaria duke ikur nga nazistët, pati një karrierë të shkëlqyer si shkencëtare përpara se të merrej me politikë.

Të dy prindërit e saj ishin shkencëtarë dhe zonja Sheinbaum studioi fizikë përpara se të vazhdonte të merrte një doktoraturë në inxhinierinë e energjisë.

Ajo kaloi vite në një laborator kërkimor të njohur në Kaliforni duke studiuar modelet meksikane të konsumit të energjisë dhe u bë eksperte për ndryshimet klimatike.

Kjo përvojë dhe aktivizmi i saj studentor përfundimisht i dhanë postin e sekretares së mjedisit për Mexico City në kohën kur Andrés Manuel López Obrador ishte kryebashkiak i kryeqytetit.

Në vitin 2018 ajo u bë kryetarja e parë femër e qytetit të Meksikos, një post që e mbajti deri në vitin 2023, kur u largua për të kandiduar për presidente. /BBC/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Zelensky thotë se mbështetja e Kinës për Rusinë do ta zgjasë luftën në Ukrainë

Publikuar

nga

Mbështetja e Kinës për Rusinë do të zgjasë luftën në Ukrainë, njoftoi Presidenti Volodymyr Zelensky të dielën, teksa u bëri thirrje vendeve në të gjithë Azi-Paqësorin që të bashkohen në një samit të ardhshëm të paqes, për të cilin ai akuzoi Rusinë se po përpiqej ta pengonte.

Zelensky i dha këto deklarata në Singapor gjatë një paraqitje në një takim të shefave të mbrojtjes nga e gjithë Azia-Paqësori, duke përfshirë Kinën dhe SHBA-në. Deklaratat i dha para një konference ndërkombëtare të paqes për Ukrainën, që do të mbahet më 15-16 qershor në Zvicër.

“Me mbështetjen e Kinës për Rusinë, lufta do të zgjasë më gjatë. Kjo është e keqe për të gjithë botën, dhe për politikën e Kinës – e cila deklaron se mbështet integritetin dhe sovranitetin territorial dhe e deklaron zyrtarisht. Për ta nuk është mirë”, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Zgjedhjet lokale në Luginë: Triumfi i Ardita Sinanit në Preshevë dhe ndryshimi i Arbër Pajazitit në Bujanoc

Publikuar

nga

Të dielën, qytetarët e Preshevës dhe Bujanocit votuan për zgjedhjet lokale, Presheva me rreth 43,500 votues, ka votuar në 37 qendra të vendvotimit për 39 mandate në kuvendin komunal. Në Bujanoc, ku kanë të drejtë vote gjithsej 43,046 votues, votimi është zhvilluar në 59 vendvotime për 41 mandate. Në Preshevë, garuan 6 subjekte shqiptare dhe 1 i pakicës serbe. Ndërkaq, në Bujanoc konkurruan 4 subjekte shqiptare, 4 serbe dhe 1 subjekt i udhëhequr nga minoriteti rom.

Në Bujanoc, zgjedhjet u fituan nga Fronti për Ndryshim i Arbër Pajazitit, i cili mori rreth 3200 vota. Pajaziti falënderoi qytetarët për mbështetjen, duke theksuar angazhimin për një të ardhme më të mirë dhe premtoi krijimin e një shumice të re qeverisëse. Votimi në këtë komunë ishte i ngushtë, me Lëvizjen e Progresit Demokratik të Shqiprim Musliut që mori 3100 vota dhe koalicionin rreth Partisë Progresiste të Aleksandar Vuçiq që siguroi 3000 vota. Dy vendvotime mbetën të kontestuara dhe pritet vendimi i Komisionit Komunal Zgjedhor për rinumrim apo rivotim eventual, gjë që do të ndikojë në përbërjen përfundimtare të kuvendit komunal.

Në Preshevë, Partia për Veprim Demokratik e kandidates Ardita Sinani fitoi me 4080 vota. Sinani falënderoi qytetarët e Preshevës për besimin dhe bashkimin për një të ardhme më të mirë të komunës. Partia Demokratike Shqiptare dhe Alternativa për Ndryshim u renditën përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë me 3093 dhe 2856 vota.

Arbër Pajaziti shprehu mirënjohje për votuesit dhe premtoi veprime konkrete për një Bujanoc ndryshe, duke falënderuar gjithashtu edhe rivalët politikë për një garë demokratike.

“Faleminderit qytetarë të komunës së Bujanocit. Faleminderime plot 3371 herë për të gjithë Ju që votuat Frontin për Ndryshim, që besuat në këtë rrugë e cila shpie drejt një të ardhme më të mirë. Faleminderit për 10.800 shqiptarë të komunës së Bujanocit që votuan për njërën nga 4 listat tona si motra në këto zgjedhje. Faleminderit Ju që përshkuat me mijëra kilometra nga vende të ndryshme të Evropës për të dhënë votën në atdheun tuaj. Bashkëvendas që punoni përkohësisht në Kosovë, faleminderit për mundin e treguar. Ju komisionerë, Ju ishit hernonjt tanë. Aktivistë dhe simpatizantë, angazhimi i Juaj është për çdo lëvdatë dhe meriton falenderime të panumërta. Falenderime edhe për rivalët tanë, të cilët si gjatë fushatës, ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve, zgjodhën frymën demokratike të veprimit. Bashkombas të dashur, me këtë fitore na obliguat që të krijojmë një shumicë të re qeverisëse në Bujanoc. Atë edhe do ta bëjmë. Shumë shpejt. S’kemi kohë për të humbur, sepse na presin shumë punë. Vota e juaj është një amanet për të bërë një Bujanoc ndryshe. Gjithmonë në shërbinin tuaj”, shkruan Arbër Pajaziti në rrjetin social Facebook.

Ragmi Mustafi shprehu krenari për angazhimin gjatë fushatës dhe falënderoi mbështetësit, duke nënvizuar se përpjekjet për idealet e tyre do të vazhdojnë.

“Të dashur miq, zgjedhjet mbaruan dhe, për fat të keq, këtë herë nuk arritëm të fitojmë.  Megjithatë, jam shumë krenarë për punën dhe përkushtimin që keni treguar gjatë gjithë fushatës. Faleminderit secilit prej jush për mbështetjen e palodhur, për besimin dhe përkushtimin. Ky nuk është fundi. Kontributi për idealet dhe aspiratat tona nuk mbaron. Faleminderit nga zemra për çdo përpjekje dhe mbështetje”, shkruan Ragmi Mustafi, pasi pranon humbjen.

Ardita Sinani theksoi fitoren me “mendje dhe zemër,” duke falënderuar qytetarët për besimin e treguar dhe uruar për një të ardhme më të mirë të Preshevës.

Këto zgjedhje treguan një angazhim të madh të qytetarëve dhe një konkurrencë të fortë ndërmjet partive, duke reflektuar diversitetin politik dhe interesin e madh për zhvillimin e komunave. Në të dy komunat, për zgjedhjen e kryetarit të komunës është e nevojshme arritja e shumicës prej 21 mandateve të këshilltarëve, pasi kryetari zgjidhet me shumicën e këshilltarëve dhe jo me votë të drejtpërdrejtë. /UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

BIK: Sot janë nisur 351 besimtarë për ta kryer haxhin

Publikuar

nga

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sot janë nisur 351 besimtarë nga Prishtina, Lipjani, Fushë Kosova e Obiliqi drejt haxhit.

“Sot, herët në mëngjes, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, 351 besimtarë nga Prishtina, Lipjani, Fushë Kosova dhe Obiliqi, janë nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Sot pritet të udhëtojnë edhe grupe tjera.

“Ky ishte grupi i tretë që udhëtoi. Sipas udhëheqësve të Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, çdo gjë sa i përket fluturimeve është duke shkuar sipas planit të paraparë. Sot pritet që të udhëtojnë edhe grupet e tjera të besimtarëve, për të plotësuar kështu numrin prej 1576 besimtarë, që do ta kryejnë haxhin këtë vit nga Kosova”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara