Lajmet

Zyrtare: Trump merr pjesë në takim kokë më kokë me Hotin e Vuçiqin

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump do të jetë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë të premten, është bërë e ditur në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas njoftimit, Trumpi do të jetë pjesë e takimit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes paradite (sipas kohës në Washington), si dhe do të mbajë më pas një takim trilateral me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimi do të jetë privat mes Trump, Hotit e Vuciqit.

Njoftimi s’përcakton çfarë marrëveshje do të nënshkruhet, por palët kishin bërë të ditur të enjten se bëhet fjalë për marrëveshje ekonomike./express/

Lajmet

Xhiro e 11-të e Superligës nis sot me dy supersfida

Published

on

Kampionati i Kosovës në futboll ka zhvilluar tashmë dhjetë xhiro mjaftë interesante dhe në këtë mesjave do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 11-të.

Në qytetin e Gjilanit do të ndeshjen Gjilani dhe Dukagjini, skuadra të cilat po kërkojnë të gjejnë stabilitet në këtë fillim sezoni. Dukagjini i drejtuar nga Ismet Munishi e nisi shumë fuqishëm edicionin, por në pesë ndeshjet e fundit ka tri humbjen, një barazim dhe një fitore dhe ka mbledhur 14 pikë pas dhjetë ndeshjeve duke u renditur në venin e katër në tabelë.

Nga ana tjetër, Gjilani ka mbledhur vetëm 11 pikë pas dhjetë ndeshjeve duke mbajtur vendin e tetë në tabelë.

Ballafaqimi tjetër është ai ndërmjet Malishevës dhe Ballkanit, duke që sjellë emocione pas të dy skuadrat synojnë kreun e tabelës. Momentalisht Ballkani ka 19 pikë në vendin e dytë, kurse Malisheva është e gjashta me 13 pikë.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Uragani Melissa: Xhamajka përgatitet për stuhinë më të fortë në botë të vitit 2025

Published

on

Mediat e huaja kanë raportuar se tashmë tre persona kanë vdekur në Xhamajka, mirëpo thuhet nga meteorologët amerikanë se ajo po përgatitet për stuhinë më të fortë në botë këtë vit, dhe ndoshta më të fortën e regjistruar ndonjëherë në ishull.

Me shpejtësi ere deri në 282 km/orë, Uragani Melissa është një stuhi e kategorisë pesë- forca maksimale.

“Po intensifikohet dhe pritet të arrijë në ishullin e Karaibeve herët të martën”, thuhet në njoftim të BBC.

Ekspertët paralajmërojnë se ritmi i ngadaltë i Melissës mund të nënkuptojë shira të zgjatur të rrëmbyeshëm në disa zona, duke rritur rrezikun e përmbytjeve vdekjeprurëse dhe rrëshqitjeve të dheut./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Makina përplaset me motorin, humb jetën 18-vjeçari në Vlorë

Published

on

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së motorit me një makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:00 të mesnatës, në bulevardin kryesor të qytetit, pranë Teatrit “Petro Marko”.

Si pasojë e përplasjes, nga plagët e marra, thuhet se 18-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Autoritetet po hetojnë mbi shkaqet e aksidentit dhe faktorët që mund të kenë kontribuar në ngjarjen tragjike./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë, kryeministrja Ruginienë: Nuk do tolerohet asnjë sulm hybrid

Published

on

Përmes një njoftimi, Qeveria lituaneze do të ndjekë një plan për të mbyllur kufirin e saj me Bjellorusinë, me përjashtim të diplomatëve dhe qytetarëve të BE-së që largohen nga Bjellorusia.

Përmes deklaratës të dhënë nga qeveria, bëhet e qartë se çdo balonë e cila do futet në hapësirën ajrore lituaneze, do të rrëzohet.

“Kështu i dërgojmë një sinjal Bjellorusisë dhe themi se asnjë sulm hibrid nuk do të tolerohet këtu , ne do të marrim të gjitha masat më të rrepta për të ndaluar sulme të tilla”, deklaroi kryeministrja lituaneze Inga Ruginienë.

Kufiri lituanez është aktualisht i mbyllur në bazë të një vendimi të përkohshëm të marrë nga forca kufitare e vendit, dhe një mbyllje e mëtejshme për një kohë të pacaktuar do të diskutohet dhe pritet të miratohet në mbledhjen e qeverisë të mërkurën (29 tetor).

Kryeministrja tha në një konferencë për shtyp se qeveria e ka hartuar tashmë urdhrin, i cili përfshin vetëm përjashtime shumë të kufizuara për qytetarët lituanezë dhe të BE-së, si dhe postën diplomatike që do të lejohet ende përmes kufirit.

“Çdo lëvizje tjetër do të ndalet. Kjo i dërgon një sinjal të qartë Bjellorusisë se asnjë sulm hibrid nuk do të tolerohet këtu dhe ne do të marrim masat më të rrepta të mundshme për të ndaluar veprime të tilla”, tha ajo./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara