Sport

Zyrtare, Pedri zgjat kontratën me Barcelonën deri në vitin 2030

Published

on

Pedri ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2030, duke bërë zyrtare këtë marrëveshje pas një seance stërvitore. Mesfushori 22-vjeçar firmosi kontratën e re në prani të presidentit Joan Laporta në zyrat e klubit pas ndeshjes së Champions League kundër Atalantës.

Rinovimi i kontratës, që zgjat katër vite më shumë se ajo aktuale që përfundonte në 2026, nuk përfshin një klauzolë të saktë lirimi, një ndryshim nga praktikat e mëparshme ku lojtarët mund të kishin një klauzolë shumë të lartë. Megjithatë, shuma e lirimit nuk ka qenë një çështje e rëndësishme për Pedrin, i cili ka theksuar vazhdimisht se prioriteti i tij është qëndrimi te Barcelona. Pedri kishte rinovuar kontratën e tij të mëparshme në tetor të vitit 2021./UBTNews/

Lajmet

Asambleja e ICMG-së në Taranto: Kosova raporton për përgatitjet e “Prishtina 2030”

Published

on

By

Në Taranto të Italisë po mbahet sot Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), një ngjarje me rëndësi të veçantë për Kosovën sa i përket ecurisë së organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Përgjatë punimeve të asamblesë, ku pritet edhe zgjedhja e presidentit të ri për mandatin e ardhshëm, ministra dhe drejtues të sportit kosovar do të marrin pjesë aktivisht në diskutimet për të ardhmen e këtij kompeticioni. Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, do të raportojë para përfaqësuesve të komiteteve olimpike dhe drejtuesve të ICMG-së për punën e bërë deri më tani dhe hapat e ardhshëm infrastrukturorë e organizativë.

Ky prezantim shihet si një mundësi kyçe për të informuar udhëheqësinë e re të ICMG-së mbi ecurinë e projektit, duke dëshmuar kapacitetet e Kosovës për të pritur një ngjarje madhore ndërkombëtare sportive. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Murici dhe Vojvoda shkëlqejnë në Kupën e Italisë: Zënë vend në formacionin e javës

Published

on

By

Dyshja e kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric dhe Mërgim Vojvoda, kanë dhënë paraqitje të shkëlqyera në Kupën e Italisë, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës sipas platformës së specializuar të statistikave, SofaScore.

Portieri Arijanet Muric dhuroi një paraqitje të nivelit të lartë në fitoren 3-0 të Sassuolos ndaj Cesenas, duke u vlerësuar me notën e lartë 8.7.

Nga ana tjetër, mbrojtësi Mërgim Vojvoda po ashtu ishte vendimtar në triumfin e Udineses kundër Padovas me rezultat 1-0, ku për performancën e tij u shpërblye me notën 8.3.

Përfshirja e të dy futbollistëve kosovarë në 11-shen më të mirë konfirmon formën e tyre të mirë në fillim të këtij edicioni në futbollin italian. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Published

on

By

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mund t’i japë fund aventurës së tij te Besiktasi, përkundër faktit se ka edhe një vit kontratë aktive me gjigantin nga Stambolli.

Sipas raportimeve nga mediat turke, përfshirë gazetën Milliyet, e ardhmja e anësorit kosovar varet direkt nga lëvizjet e radhës së klubit në afatin kalimtar. Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti në krahun e djathtë të sulmit. Nëse ky transferim realizohet, skuadra do të ketë tre lojtarë të huaj për të njëjtën pozitë, çka do të shtynte drejtuesit të konsiderojnë shitjen e Rashicës.

Drejtuesit e klubit turk janë të kënaqur me paraqitjet e Vaclav Cerny-t, i cili ka përparësi në këtë repart. Prandaj, ardhja e një përforcimi të ri do të rriste ndjeshëm gjasat për ndarjen e rrugëve me kosovarin.

Gjatë periudhës së tij te Besiktasi, Milot Rashica ka lënë gjurmë të rëndësishme duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 25 asistime në 119 paraqitje zyrtare.

Continue Reading

Sport

Dështon transferimi i Julian Alvarez te Barcelona

Published

on

By

Dëshira e madhe e Barcelonës për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas, Julian Alvarez, ka marrë goditje përfundimtare. Transferimi i tij është anuluar plotësisht për këtë afat kalimtar.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari José Álvarez gjatë emisionit televiziv El Chiringuito TV, i cili sqaroi se dështimi i marrëveshjes nuk lidhet me kërkesat financiare apo çmimin e kartonit.

“Nuk ka të bëjë me paratë, është çështje egoje” u shpreh gazetari, duke zbuluar se pengesa kryesore doli të jetë një konflikt i fortë interesi dhe përplasje egosh mes palëve të përfshira në negociata.

Kjo situatë i jep fund papritur synimit të bordit të klubeve katalanas për të përforcuar sulmin me argjentinasin, duke e detyruar Barcelonën të kërkojë opcione të tjera në ditët e fundit të afatit kalimtar. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara