Sport

Zyrtare, Newcastle United emëron trajnerin e ri

Eddie Howe ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 2024.

Published

on

Newcastle United ka konfirmuar emërimin e Eddie Howe si trajner të ri të klubit me një kontratë deri në verën e vitit 2024.

43-vjeçari vjen në Newcastle pasi u largua nga AFC Bournemouth verën e kaluar, duke i dhënë fund një lidhjeje të gjatë si lojtar dhe trajner i suksesshëm.

“Është një nder i madh të bëhem trajner i një klubi me historinë e Newcastle United. Është një ditë shumë krenare për mua dhe familjen time”, tha Howe.

“Kjo është një mundësi e mrekullueshme, por ka edhe shumë punë përpara nesh dhe unë jam i etur të shkoj në terrenin stërvitor për të filluar punën me lojtarët.

“Unë do të doja të falënderoja pronarët e klubit për këtë mundësi dhe të falënderoj mbështetësit e klubit për pritjen e jashtëzakonshme që më kanë bërë tashmë. Jam shumë i emocionuar për të filluar udhëtimin tonë së bashku.”, shtoi ai.

Newcastle ndryshe është në një pozitë shumë të vështirë në këtë edicion të Premier Ligës pasi ka mbledhur vetëm pesë pikë pas 11 ndeshjeve dhe renditet e parafundit në tabelë.

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Sport

Dardanët rikthehen në stërvitje në Debrecen, fokusi te Izraeli

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve në Debrecen, duke nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit.

Pas përballjes së mbrëmshme me Austrinë, futbollistët që nuk u aktivizuan si titullarë zhvilluan seancën e plotë stërvitore në fushë.

Ndërkohë, lojtarët që e nisën ndeshjen ndaj Austrisë nga minuta e parë iu nënshtruan programit të rigjenerimit në palestër.

“Dardanët” tashmë e kanë kthyer fokusin te sfida e radhës, ku të enjten në Hungari do të përballen me Izraelin.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara