Sport

Zyrtare: Muller e zgjat qëndrimin te Bayerni

Published

on

Bayern Munich e ka bërë zyrtare rinovimin e kontratës së Thomas Muller edhe për një sezon, respektivisht deri më 30 qershor të vitit 2025.

Muller iu bashkua Bayernit në moshën 10 vjeçare nga TSV Pahl, ndërsa bëri debutimin e tij profesional për kampionin gjerman në vitin 2008.

“Jam i lumtur që rrugëtimi im në FC Bayern po vazhdon. Dua të luaj rolin tim që ne të mbetemi të suksesshëm, si skuadër ashtu edhe i gjithë klubi. Është e rëndësishme për mua të jem një themel dhe të ndihmoj ta drejtoj ekipin në drejtimin e duhur. Unë dua të emocionoj tifozët tanë me gola, duke ndihmuar në krijimin e golave, dashurinë time për lojën, pasionin tim për futbollin – dhe shpresoj me shumë tituj të tjerë”, tha Muller.

Deri tani, Muller ka arritur të bëjë 684 paraqitje në të gjitha garat për Bayernin, duke shënuar 237 gola dhe duke regjistruar 261 asistime. Ai renditet i dyti në histori të klubit për paraqitje, menjëherë prapa Sepp Maier që ka 706 paraqitje.

34 vjeçari është 12 herë kampion i Bundesligas, dhe ka fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klube, dy herë Super Kupën Evropiane, gjashtë herë Kupën e Gjermanisë, tetë herë Super Kupën e Gjermanisë, dhe Kupën e Botës të vitit 2014 me Kombëtaren e Gjermanisë.

Lajmet

Chelsea synon Panichelli që po shkëlqen në Ligue 1

Published

on

Me nëntë gola në dhjetë ndeshje në Ligue 1, Joaquin Panichelli ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane.

Sulmuesi argjentinas, 23 vjeç, është duke shkëlqyer te RC Strasbourg, duke përfshirë së fundmi edhe një performancë të jashtëzakonshme kundër PSG.

Chelsea FC po punon për ta sjellë Panichellin në Londër në afatin e verës. Raportet e klubit londinez me Strasbourg mund ta bëjë transferimin më të lehtë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Ylli i Barcelonës do të mungojë në 10 ndeshje

Published

on

Pedri Gonzalez do të jetë jashtë fushave të blerta për më shumë se një muaj, pasi që problemet me lëndime po vazhdojnë te gjiganti katalunas.

Pas Lewandowskit, Raphinas, Olmos, Joan Garcias, Christensenit, Gavit, Ter Stegenit, edhe mesfushori spanjoll edhe Gonzalez do të mungojë për të paktën 10 ndeshje.

Sipas gazetarit sportiv italian dhe njëherësh ekspertit të transfereve, Fabrizio Romano, Pedri do të mungojë ndaj ekipeve: Elche, Club Brugge, Celta Vigo, Athletic Club, Chelsea, Alaves, Atletico Madrid, Real Betis, Frankfurt dhe Osasuna.

Lajmi pozitiv për trajnerin Hansi Flick ishte rikthimi në ushtrime i sulmuesit Robert Lewandowski këtë javë dhe mund të ketë minuta loje për polakun në ndeshjen ndaj Elches këtë fundjavë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Leao në dyshim për derbin me Romën

Published

on

Milani ka shqetësime për gjendjen fizike të Rafael Leaos para ndeshjes vendimtare të fundjavës kundër Romës. Sulmuesi portugez u largua nga fusha në pjesën e parë të barazimit 1-1 ndaj Atalantës dhe iu nënshtrua kontrolleve mjekësore.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, testet nuk zbuluan dëmtim serioz, por lojtari po vuan nga një inflamacion në vijë, çka e vë në dyshim për ndeshjen e së dielës.

Leao, 26 vjeç, ka qenë titullar në tre ndeshjet e fundit të Milanit në Serie A, duke shënuar tre gola, pas një periudhe mungese për shkak të dëmtimit në pulpë.

Nëse nuk do të jetë gati, trajneri mund të aktivizojë Christopher Nkunku ose Ruben Loftus-Cheek, pasi Christian Pulisic dhe Santiago Gimenez pritet të mungojnë.

Ndërkohë, Ardon Jashari dhe Pervis Estupinan janë rikthyer në stërvitje me grupin, ndërsa Pulisic dhe Adrien Rabiot synojnë të jenë gati për ndeshjen ndaj Parmës më 8 nëntor./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Fitore të mëdha për Llapin dhe Drenicën në xhiron e 11-të të Superligës

Published

on

By

Xhiroja e 11-të e Superligës së Kosovës solli duele tejet interesante, ku Llapi dhe Drenica regjistruan fitore të mëdha ndaj rivalëve të tyre, duke ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e tabelës.

Llapi e ndali serinë pozitive të Prishtinës, duke e mposhtur me rezultat 2:1. Skuadra e Tahir Batatinës shfaqi lojë të vendosur, duke marrë epërsinë në pjesën e parë me golin e Edon Sadriut, ndërsa Axel Gnap shënoi golin e dytë në pjesën e dytë për të vulosur fitoren.
Për Prishtinën, goli i vetëm u realizua nga Leotrim Kryeziu, që megjithatë nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Ndërsa Drenica arriti një fitore të madhe me përmbysje 3:1 ndaj kampiones aktuale, Dritës. Ronaldo Chacon u bë hero i takimit me dy gola, ndërsa fitoren e kompletoi Kreshnik Uka. Nga ana tjetër, goli i Albert Dabiqajt mbeti vetëm statistikë, teksa Drenica ndërpreu një seri negative, duke ia ndalur njëkohësisht edhe ecurinë pozitive Dritës.

Në një tjetër përballje, Ferizaj triumfoi bindshëm ndaj Prishtinës së Re me rezultat 3:0. Golat u shënuan nga Sadriu, Berisha dhe Selmani, duke i dhënë skuadrës tri pikë të vlefshme në garën për mbijetesë./UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara