Lajmet

Zyrtare: Loja Shqipëri-Serbi luhet në Leskovc

Published

on

Zyrtarisht, më datë 11 tetor, ndeshja Serbia-Shqipëria, nuk do të luhet në Beograd në stadiumin “Rajko Mitiq”, sepse shtëpia e futbollit evropian UEFA, ka vendosur që kjo lojë të luhet në Leskovc në stadiumin “Duboçica”.

Fillimisht, kjo sfidë ishte planifikuar të zhvillohej në “Rajko Mitiq” në kryeqytetin serb, por për arsye organizative dhe të sigurisë, autoritetet kanë vendosur ndryshimin e stadiumit.

Kjo konsiderohet një nga ndeshjet më të rëndësishme jo vetëm për kualifikueset e Botërorit, por gjithashtu edhe për historinë.

Në vitin 2014, Shqipëria luante një ndeshje të madhe në Serbi, teksa ëndrra për një vend në Europianin e Francës sapo kishte nisur.

Kuqezinjtë përballeshin jo vetëm me skuadrën serbe, por me terrorin serb, me tifozerinë e cila në çdo moment bënte thirrje për vdekjen e shqiptarëve, apo edhe me vendimet për të mos lejuar jo vetëm tifozët shqiptarë, por as flamurin kuqezi në stadium. /S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria goditet nga një tërmet 3.9 ballësh

Published

on

By

Rajoni i Shqipërisë është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 3.9 ballësh.

Bazuar në të dhënat e Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare epiqendra e tërmetit ishte 56 kilometra në juglindje të Elbasanit, ose 18 kilometra në jugperëndim të Pogradecit.

Ndërkaq, thellësia e tërmetit ishte 15 kilometra.

Continue Reading

Lajmet

I ikën tatimit, Dogana kap barna me vlerë rreth 49 mijë euro

Published

on

By

Zyra e Brendshme Doganore në Prishtinë, gjatë një kontrolli të një dërgese mallrash, ka konstatuar mospërputhje ndërmjet përshkrimit të deklaruar dhe gjendjes faktike të mallit, i cili ishte deklaruar si lëndë e parë për prodhim.

Gjatë ekzaminimit të detajuar, përfshirë kontrollin e origjinës, sasisë, formës së paraqitjes dhe karakteristikave të tjera, Dogana ka konstatuar se mallrat nuk përbëjnë lëndë të parë, por janë produkte farmaceutike të gatshme, të paketuara për shitje me pakicë.

“Me këtë veprim, është tentuar shmangia e pagesës së TVSH-së, si dhe nuk është paraqitur dokumentacioni shtesë përkatës, përfshirë certifikatën për import të produkteve farmaceutike të gatshme”, thuhet në njoftim,.

Sipas Doganës së Kosovës, vlera totale e mallrave arrin rreth 49 mijë euro.

“Ky rast përbën kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi, për shkak të deklarimit të pasaktë të të dhënave doganore me qëllim shmangien e pagesës së detyrimeve fiskale”.

Continue Reading

Lajmet

Peci me vendim për rrënimin dhe lirimin e hapësirave publike te Stacioni i Autobusëve

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci thotë të ketë parë një vendim për rrënimin dhe lirimin e hapësirave publike te Stacioni i Autobusëve.

Ai madje tha se të tilla aksione do të ketë derisa të lirohen të gjitha hapësirat publike.

Postimi i plotë:

✍️Vendimi i radhës është rrënimi dhe lirimi i hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve.

Aksione të tilla do të kemi në vazhdimësi deri në lirimin e plotë e të gjitha hapësirave publike.

❌Përmes këtij vendimi u bëj thirrje qytetarëve që të mos i uzurpojnë hapësirat publike, sepse të gjithë ata që në mënyrë të kundërligjshme shfrytëzojnë ose i kanë të uzurpuara hapësirat komunale do të kenë konsekuenca të tilla ashtu siç është e paraparë me ligj.

Continue Reading

Lajmet

Nis zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjete

Published

on

By

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se nga sot do të nisë zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet.

Ai theksoi se zbatimi i këtyre ligjeve do të zhvillohet në disa faza.

Në fazën e parë, vizitorët që hyjnë në Kosovë përmes vendkalimeve kufitare do të pajisen me materiale informuese lidhur me procedurat dhe rregullat specifike që parashihen me ligjet e reja.

Sipas Bislimit, kjo fazë e parë do të zgjasë deri më 15 mars, periudhë gjatë së cilës qytetarët dhe vizitorët do të kenë mundësi të informohen dhe të përshtaten me ndryshimet ligjore.

Pas përfundimit të kësaj periudhe, do të fillojë zbatimi i plotë i të gjitha procedurave dhe rregullave të përcaktuara me Ligjin për të huajt dhe Ligjin për automjetet.

Continue Reading

Të kërkuara