Sport

Zyrtare, Ballkani ua ndërpret kontratat katër futbollistëve

Klubi ka bërë të ditur se ndërprerja e kontratave është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Published

on

Kampioni i Superligës së Kosovës, Ballkani, ka ndërprerë bashkëpunimin me katër futbollistë.

Bëhet fjalë për Kushtrim Gashin, Theophilus Solomon, Dilivio Hoffman dhe Arens Mateli, me të cilët klubi ka bërë të ditur se ndërprerja e kontratave është bërë me marrëveshje të dyanshme.

“Ju njoftojmë se 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗿𝗶𝗺𝗚𝗮𝘀𝗵𝗶, 𝗧𝗵𝗲𝗼𝗽𝗵𝗶𝗹𝘂𝘀𝗦𝗼𝗹𝗼𝗺𝗼𝗻, 𝗗𝗶𝗹𝗶𝘃𝗶𝗼𝗛𝗼𝗳𝗳𝗺𝗮𝗻 dhe 𝗔𝗿𝗲𝗻𝘀𝗠𝗮𝘁𝗲𝗹𝗶 nuk janë më pjesë e 𝗙𝗖𝗕𝗮𝗹𝗹𝗸𝗮𝗻𝗶𝘁. Me lojtarët e lartcekur kemi ndërprerë kontratat me marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e klubit nga Suhareka.

Ballkani ka falenderuar lojtarët në fjalë për kontributin e dhënë duke i mbrojtur ngjyrat e klubit.

Lajmet

Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj Prishtinës

Published

on

Prishtina e Re ka marrë një fitore të madhe ndaj Prishtinës me rezultat 3-2 në javën e 33-të të Superligës së Kosovës, pasi përmbysi disavantazhin prej dy golash.

Prishtina krijoi epërsi 0-2 me golat e Leotrim Kryeziut dhe Ardian Mujës, por vendasit reaguan fuqishëm. Ibrahim Kargbo shënoi dy herë, ndërsa Nedim Mekic realizoi nga penalltia për t’i siguruar Prishtinës së Re tri pikë të rëndësishme.

Ndeshja mori kthesë pas kartonit të kuq të Arjol Bllacës, që la Prishtinën me një lojtar më pak.

Pas kësaj fitoreje, Prishtina e Re mban gjallë shpresat për mbijetesë me 31 pikë, ndërsa Prishtina mbetet e katërta me 45 pikë.

Continue Reading

Lajmet

Finalja e Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe PSG-së me orar të ri

Published

on

Arsenali dhe Paris Saint-Germain do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve më 30 maj në Budapest, në “Puskás Arena”. Arsenali eliminoi Atletico Madrid, ndërsa PSG kaloi Bayern Munich për të siguruar finalen.

UEFA ka vendosur që finalja të nisë në orën 18:00, në vend të orës tradicionale 21:00. Sipas organizatorëve, ndryshimi synon ta bëjë ndeshjen më të aksesueshme për tifozët në mbarë botën dhe të përmirësojë përvojën e shikimit.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, tha se ky orar i ri e bën finalen më gjithëpërfshirëse dhe u jep tifozëve mundësi të shijojnë më shumë mbrëmjen pas ndeshjes.

Continue Reading

Lajmet

PSG mposht Bayernin dhe siguron finalen kundër Arsenalit

Published

on

Paris Saint-Germain siguroi finalen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit pasi eliminoi Bayern Munichun në gjysmëfinale.

Ndeshja e kthimit në Allianz Arena nuk ishte aq spektakolare sa ajo e parë në Paris, por prapë ishte një përballje me nivel të lartë. PSG kaloi në epërsi shumë shpejt kur Khvicha Kvaratskhelia bëri një aksion të shkëlqyer dhe asistoi për Ousmane Dembelen, i cili shënoi pas vetëm tre minutash.

Bayern provoi të rikthehej në lojë, por nuk arriti të konkretizojë rastet. Harry Kane shënoi golin e tij të 55-të të sezonit në minutat shtesë, por ishte tepër vonë për skuadrën e Vincent Kompanyt.

Gjermanët kërkuan edhe një penallti në pjesën e parë, por arbitri nuk e dha sepse topi kishte prekur dorën pas një devijimi nga bashkëlojtari i tyre.

Në pjesën e dytë PSG krijoi më shumë raste, ndërsa Manuel Neuer bëri disa pritje të rëndësishme për Bayernin.

Tani PSG do të përballet me Arsenalin në finalen e madhe në Budapest më 30 maj.

Continue Reading

Lajmet

Irani ngre pikëpyetje për pjesëmarrjen në Botërorin 2026

Published

on

Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës 2026 mbetet e pasigurt për shkak të tensioneve politike me SHBA-në dhe Izraelin.

Presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj, deklaroi se Irani do të marrë pjesë si ekip i kualifikuar dhe se turneu organizohet nga FIFA, jo nga administrata amerikane. Ai theksoi se vendi pritës nuk është politik, por sportiv.

Sipas tij, Irani kërkon garanci se gjatë turneut nuk do të ketë fyerje ndaj simboleve shtetërore, veçanërisht ndaj Gardës Revolucionare Islamike. Ai përmendi edhe një incident në Kanada, ku delegacioni iranian pati probleme me vizat dhe sjelljen e autoriteteve të imigracionit.

Irani është parashikuar të luajë ndeshje në Los Angeles dhe Seattle, ndërsa FIFA ka deklaruar më herët se orari i ndeshjeve mbetet i pandryshuar, pavarësisht kërkesave për zhvendosje të tyre në Meksikë.

Continue Reading

Të kërkuara