Sport

Zyrtare, Argjentina rinovon kontratën e Scalonit

Scaloni do të mbetet te Argjentina deri në qershor të vitit 2026.

Published

on

Tanimë është zyrtare dhe e konfirmuar që Federata e Futbollit të Argjentinës (AFA) ia ka rinovuar kontratën trajnerit Lionel Scaloni.

Scaloni do të mbetet te Argjentina deri në qershor të vitit 2026, pasi që ka rinovuar kontratën edhe për katër vite të tjera.

Jam tejet krenar që të bëjë zyrtare që ne kemi arritur marrëveshje të re me Scalonin deri në vitin 2026”, tha presidenti i AFA-s, Claudio Fabian “Chiqui” Tapia.

Lionel Scaloni momentalisht gjendet në një formë të shkëlqyer me Kombëtaren e Argjentinës, ku janë të pamposhtur në 35 ndeshjet e fundit të zhvilluara.

Lajmet

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Published

on

By

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mund t’i japë fund aventurës së tij te Besiktasi, përkundër faktit se ka edhe një vit kontratë aktive me gjigantin nga Stambolli.

Sipas raportimeve nga mediat turke, përfshirë gazetën Milliyet, e ardhmja e anësorit kosovar varet direkt nga lëvizjet e radhës së klubit në afatin kalimtar. Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti në krahun e djathtë të sulmit. Nëse ky transferim realizohet, skuadra do të ketë tre lojtarë të huaj për të njëjtën pozitë, çka do të shtynte drejtuesit të konsiderojnë shitjen e Rashicës.

Drejtuesit e klubit turk janë të kënaqur me paraqitjet e Vaclav Cerny-t, i cili ka përparësi në këtë repart. Prandaj, ardhja e një përforcimi të ri do të rriste ndjeshëm gjasat për ndarjen e rrugëve me kosovarin.

Gjatë periudhës së tij te Besiktasi, Milot Rashica ka lënë gjurmë të rëndësishme duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 25 asistime në 119 paraqitje zyrtare.

Continue Reading

Sport

Dështon transferimi i Julian Alvarez te Barcelona

Published

on

By

Dëshira e madhe e Barcelonës për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas, Julian Alvarez, ka marrë goditje përfundimtare. Transferimi i tij është anuluar plotësisht për këtë afat kalimtar.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari José Álvarez gjatë emisionit televiziv El Chiringuito TV, i cili sqaroi se dështimi i marrëveshjes nuk lidhet me kërkesat financiare apo çmimin e kartonit.

“Nuk ka të bëjë me paratë, është çështje egoje” u shpreh gazetari, duke zbuluar se pengesa kryesore doli të jetë një konflikt i fortë interesi dhe përplasje egosh mes palëve të përfshira në negociata.

Kjo situatë i jep fund papritur synimit të bordit të klubeve katalanas për të përforcuar sulmin me argjentinasin, duke e detyruar Barcelonën të kërkojë opcione të tjera në ditët e fundit të afatit kalimtar. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Lumbardh Dellova shkëlqen në debutim: Përfshihet në formacionin e javës në Turqi

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Lumbardh Dellova, ka ecur me hapa të sigurt drejt suksesit që në ndeshjen e tij të parë zyrtare në futbollin turk. Paraqitja e tij impresione me fanellën e Amedsporit i ka siguruar një vend me meritë në formacionin më të mirë të javës së parë të kampionatit.

Në përballjen ku Amedspori triumfoi me rezultat të thellë 3-0 ndaj Erzurumsporit, 27-vjeçari kosovar ishte një nga figurat qendrore në fushën e lojës. Përveç stabilitetit dhe sigurisë absolute që tregoi në repartin defensiv, Dellova dha një kontribut të drejtpërdrejtë edhe në fazën sulmuese duke asistuar te goli i parë i skuadrës së tij.

Sipas platformës së specializuar të statistikave, Sofascore, Dellova u vlerësua me notën e lartë 8.2. Statistikat e tij gjatë 90 minutave dëshmojnë kontrollin e plotë që pati në lojë: ai kompletoi 72 pasime me një saktësi të lartë prej 91 për qind, si dhe krijoi tri pasime kyçe për bashkëlojtarët e tij.

Kjo paraqitje startuese jo vetëm që e vendos Dellovën në mesin e lojtarëve më të dalluar të raundit të parë në Turqi, por dëshmon edhe formën e tij të shkëlqyer në prag të sfidave të ardhshme si në nivel klubi, ashtu edhe me kombëtaren. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Muriq shkëlqen në Kupën e Italisë, Sassuolo kalon tutje

Published

on

By

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq, ka hapur sezonin e ri në mënyrë fantastike me skuadrën e tij, Sassuolo, duke siguruar kualifikim të bindshëm në Kupën e Italisë.

 Në ndeshjen e zhvilluar të hënën në mbrëmje në kuadër të fazës 1/32 të finales, Sassuolo mposhti pa probleme skuadrën e kategorisë së dytë, Cesena, me rezultatin e thellë 3:0. Golat e fitores për vendasit u shënuan nga Cristian Volpato, Vasilije Axhiq dhe Luca Lipani.

Gardiani 27-vjeçar kosovar ishte një nga lojtarët më të dalluar në fushë. Muriq realizoi pesë pritje vendimtare gjatë ndeshjes, duke mbajtur portën e paprekur dhe duke u vlerësuar me notën e lartë 8.2 për paraqitjen e tij.

Kjo fitore i jep një start mjaft pozitiv Sassuolos përpara fillimit të kampionatit. Skuadra do të luajë ndeshjen e saj të parë për edicionin 2026/27 në Serie A këtë të diel, ku do të përballet me Atalantan. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara