Lajmet

Zyra Kombëtare e Auditimit ka shpenzuar 3 milionë euro vetëm për qira

Kuvendi ka shqyrtuar të mërkurën kërkesën e Zyrës Kombëtare të Auditimit për vendosjen në objekt publik.

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit që nga themelimi e deri më tash ka shpenzuar 3 milionë euro vetëm për qira në objekte private.

Kuvendi ka shqyrtuar të mërkurën kërkesën e Zyrës Kombëtare të Auditimit për vendosjen në objekt publik.

Komisioni i rekomandoi Kryesisë së Kuvendit, Qeverisë së Kosovës dhe AKP-së që të ofrojnë një objekt të përshtatshëm pune brenda objekteve publike për ZKA-në.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca gjatë arsyetimit të kërkesës, tha se aktualisht vlera e kontratës mujore për objektin ku gjenden tani në Arbëri, është 13 mijë e 500 euro, ndërsa për një vit 162 mijë euro.

“Kontrata është pesëvjeçare për objektin në Arbëri nga viti 2018, dhe është e mundshme që ajo kontratë të ndërpritet për qira”, tha Spanca.

Ajo ka kërkuar nga Komisioni që të aprovohet kërkesa nga Komisioni në mënyrë që të kursehen këto mjete për objekte me qira.

Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës kanë kërkuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit që të ofrojnë ndonjë objekt të pashfrytëzuar në Prishtinë për Zyrën Kombëtare të Auditimit.

Po ashtu Komisioni ka miratuar Raportin Vjetor Financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

Komisoni pritet ta shqyrtojë edhe raportin e Shpenzimeve të Kuvendit për 3 mujorin e parë të vitit 2022.

Lajmet

Sonte Kosova përballet me Suedinë

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll rikthehet sonte në aksion, ku dardanët do të përballen me Suedinë në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Pavarësisht disfatës nga Zvicra, atmosfera në taborin e kombëtares sonë mbetet e mirë dhe premtuese për një paraqitje dinjitoze ndaj Suedisë.

Kosova, edhe në këtë duel, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Edon Zhegrovës, Milot Rashicës dhe Amir Rrahmanit, ky i fundit u lëndua në ballafaqimin me Zvicrën.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, në konferencën e fundit për shtyp para sfidës me Suedinë, është shprehur i bindur se skuadra do të luajë më mirë se ndaj Zvicrës.

Tekniku gjerman është i vetëdijshëm se kombëtarja skandinave është favorite, por ka theksuar se e rëndësishme është që Kosova të paraqitet ndryshe nga ajo ndeshje.

“Ne kemi analizuar të gjitha gabimet në ndeshjen me Zvicrën. Jemi të vetëdijshëm që Zvicra është një kombëtare e fortë. Nuk kemi mundur ta zbatojmë lojën tonë në atë ndeshje, por në pjesën e dytë kemi luajtur më mirë. Jam i bindur që kundër Suedisë do të luajmë shumë më mirë. Jemi në shtëpi dhe do të përpiqemi t’i kënaqim shikuesit, sikurse në ndeshjet e kaluara që i kemi fituar. Ne e kemi analizuar edhe ndeshjen e Suedisë, është një skuadër shumë e mirë, me lojtarë cilësorë. Është e qartë që Suedia është favorite, por për mua është e rëndësishme që ne të bëjmë një tjetër ndeshje”, ka thënë Foda.

Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë fillon në orën 20:45./S.K/EO/FFK/

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Published

on

Dita do të nisë me re të shumta e me mundësi shiu.

Temperaturat do të ngrihen gradualisht nga 16 °C  në mëngjes deri në nxehtësi prej rreth 30 °C në mesditë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik mbrëmja do të jetë pak më e freskët, me temperatura që zbresin në rreth 19–20 °C. /UBT News/

Continue Reading

Aktualitet

Kirurgu vaskular Krasniqi rekomandon personat pas moshës 55 vjeçare: Bëni një ultrazë për arteriet, mund t’ju shpëtojnë jetën

Published

on

Kirurgu vaskular, Halil Krasniqi ka dhënë një këshillë të rëndësishme për të gjithë personat mbi moshën 55-vjeçare gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i cili mbështetet nga United Hospital.

Sipas tij, kontrolli i arterieve përmes ultrazërit është jetik në këtë grupmoshë, pasi mund të zbulojë në kohë ndryshime të rrezikshme që nëse nuk trajtohen mund të çojnë në pasoja fatale.

“Është e rëndësishme që mbi moshën 55-vjeçare të bëhet një ultrazë. Me ultrazë nuk shkaktohet dhimbje, janë vetëm 5 minuta kohë që mund të shohësh nëse është apo jo e zgjeruar (arteria). Pastaj vijnë ekzaminimet tjera”, Krasniqi.

Ai shtoi se përmes këtij ekzaminimi, mjekët mund të identifikojnë herët proceset patologjike dhe të vendosin për trajtimin e duhur.

“Pacienti duhet të shikohet me ultrazë që nga koka, sepse truri, koka dhe zemra janë më të rëndësishmet. Bëhet një ultrazë nga lart deri poshtë dhe bëjmë një ultrazë të qafës. Në qafë shihet arteria e cila furnizon trurin me gjak, këtu shihen edhe gjëndrat tiroide, limfatike, ndryshimet tjera morfologjike”, ka thënë Krasniqi.

Ushqimi i pashëndetshëm dhe ndikimi në shëndetin vaskular, kirurgu Halil Krasniqi tregon se çfarë duhet të dimë?

Sipas studimeve të fundit siç tha Krasniqi kontrolli me ultrazë e ul me mbi 50 për qind vdekshmërinë tek kjo kategori e popullatës.

Në rastet kur zbulohet zgjerim i arterieve mbi 5 cm, trajtimi mund të bëhet me procedurë minimale invazive – pa ndërhyrje kirurgjikale klasike.

“Nëse kalon mbi 5 cm, fillon trajtimi me stentim, pa operacion. Bëhen vetëm dy shpuarje në ije dhe vendoset stenti – dhe njeriu mbijeton”, shpjegoi kirurgu vaskular, Halil Krasniqi.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:

Continue Reading

Aktualitet

Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën

Published

on

UBT vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare të arsimit dhe inovacionit, duke hyrë edhe këtë vit në finalen e Triple E Awards me dy nominime të reja prestigjioze:

“University Leader of the Year – Global Award”

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është nominuar si një nga liderët universitarë më me ndikim në botë, falë vizionit dhe punës së tij për të shndërruar UBT-në në qendër të inovacionit, sipërmarrjes dhe zhvillimit shoqëror.

“Engaged University of the Year”

UBT është vlerësuar si një universitet i angazhuar, që lidh ngushtë akademinë me komunitetin, duke krijuar mundësi për studentët, sipërmarrësit e rinj dhe projekte me ndikim të drejtpërdrejtë shoqëror.

Ky vlerësim është një dëshmi se Kosova po bëhet pjesë e hartës globale të arsimit cilësor dhe inovativ.

Vota juaj është vendimtare! Për të votuar për UBT-në duhet të klikoni në këtë link: LINKU PËR VOTIM, duke e dhënë fillimisht e-mail adresën tuaj.

Procesi i votimit është si në vijim: Klikoni në link, shkoni tek pjesa – |Have a say and vote for this entry to win the People’s Choice Award!|, shënoni emailin tuaj personal në hapësirën e votimit, klikoni VOTE, pastaj në email ju vjen një konfirmim së bashku me linkun që ju duhet të klikoni për të verifikuar votën tuaj.

Tutje, për të dhënë votën tuaj edhe në platformat sociale, ju lusim të ndiqni procedurat e më poshtme:

Për Facebook, mund të bëni një postim me këtë përmbajtje: 

I vote for UBT’s nomination for the “Engaged University of the Year” award by Triple E Awards 2025.

https://2025.triple-e-awards.com/finalist/id/1136

#ACEEUAWARDS2025

#2025Entry1136

ose të bëni share postimin e UBT-së: POSTIMI NË FACEBOOK

Për Platformën LinkedIn mund të bëni një postim me këtë përmbajtje:  

I vote for UBT’s nomination for the “Engaged University of the Year” award by Triple E Awards 2025.

https://2025.triple-e-awards.com/finalist/id/1136

@ACEEU

#ACEEU_Awards

#2025Entry1136

ose të bëni repost postimin e UBT-së: POSTIMI NË LINKEDIN

Për Platformën Instagram mund të bëni një postim me këtë përmbajtje:  

I vote for UBT’s nomination for the “Engaged University of the Year” award by Triple E Awards 2025.

https://2025.triple-e-awards.com/finalist/id/1136

@aceeu_live

#ACEEU_Awards

#2025Entry1136

Për Platformën TikTok mund të bëni një postim me këtë përmbajtje:  

https://2025.triple-e-awards.com/finalist/id/1136

#ACEEU_Awards

#2025Entry1136

Për të votuar për Rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në këto dy kategori, klikoni në linkun përkatës, vendosni e-mail-in tuaj dhe konfirmoni votën: LINKU PËR VOTIM 

Procesi i votimit është si në vijim: Klikoni në link, shkoni tek pjesa – |Have a say and vote for this entry to win the People’s Choice Award!|, shënoni emailin tuaj personal në hapësirën e votimit, klikoni VOTE, pastaj në email ju vjen një konfirmim së bashku me linkun që ju duhet të klikoni për të verifikuar votën tuaj.

Tutje, për të dhënë votën tuaj edhe në platformat sociale, ju lusim të ndiqni procedurat e më poshtme:

Për Facebook, mund të bëni një postim me këtë përmbajtje: 

I vote for Prof. Edmond Hajrizi’s nomination for the “University Leader of the Year” award by Triple E Awards 2025.

https://2025.triple-e-awards.com/finalist/id/1146

#ACEEUAWARDS2025

#2025Entry1146

ose të bëni share postimin e UBT-së: POSTIMI NË FACEBOOK

Për Platformën LinkedIn mund të bëni një postim me këtë përmbajtje:  

https://2025.triple-e-awards.com/finalist/id/1146

@ACEEU

#ACEEU_Awards

#2025Entry1146

ose të bëni repost postimin e UBT-së: POSTIMI NË LINKEDIN

Për Platformën Instagram mund të bëni një postim me këtë përmbajtje:  

https://2025.triple-e-awards.com/finalist/id/1146

@aceeu_live

#ACEEU_Awards

#2025Entry1146

Për Platformën TikTok  mund të bëni një postim me këtë përmbajtje:

https://2025.triple-e-awards.com/finalist/id/1146

#ACEEU_Awards

#2025Entry1146

Continue Reading

Të kërkuara