Lajmet

Zyra e presidentës sqaron deklaratën e Osmanit: Është menduar për rastet dhe jo për numrin e bandave

Published

on


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Politico në Berlin ka folur për shumë çështje, në mesin e tyre edhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Osmani gjatë intervistës tha se Kosova ka çmontuar mbi 900 banda kriminale, teksa zyra e presidentës përmes një reagimi sqaroi se në fakt ishte fjala për raste dhe jo për banda kriminale.

Në fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash.Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale.Në asnjë moment Presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit“, thuhet në komunikatën nga zyra e presidentës.

Osmani ka thënë se pret mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën edhe në të ardhmen, duke përmendur aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Nëse Gjermania merre një rol udhëheqës, unë mendoj se mund të ndodhë sikurse ka ndodhur në çdo proces të mirë që ka nisur deri më tani”, ka thënë Osmani./KP

Lajmet

Detaje të reja nga plagosja e ushtarit të FSK-së

Published

on

By

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për plagosjen e ushtarit 22-vjeçar, të dielën në fshatin Sharban të Prishtinës, ku i dyshuar është një koleg i tij.

Sipas organeve të rendit, rasti kishte ndodhur në një veturën, ku të dyshuarit i kishte shkrepur aksidentalisht arma.

Viktima m/k është duke u trajtuar në QKUK pasi që, i njëjti derisa ka qenë në një veturë me të dyshuarin m/k, dyshohet se aksidentalisht i ka shkrepur arma të dyshuarit dhe si pasoj, viktima ka pësuar lëndime trupore. Si provë materiale në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma e zjarrit dhe 15 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ushtari i Kosovës që u qëllua me armë zjarri është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./EO

Continue Reading

Lajmet

Osmani nderon me Urdhrin e Lirisë, Harry Bajraktarin, si vlerësim për kontributin e tij për lirinë e Kosovës

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani, ka ndarë sot “Urdhrin e Lirisë” për Harry Bajraktari, si vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Në njoftimin e saj, Presidentja Osmani vlerësoi rolin historik të Bajraktarit, duke theksuar se për më shumë se tri dekada ai ka qenë një nga zërat më të fuqishëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ishte nder i veçantë që sot i ndava Urdhrin e Lirisë, z. Harry Bajraktari, si vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës. Për më shumë se tri dekada, z. Bajraktari ka qenë një nga zërat më të fuqishëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qysh në vitet e para, ai ka bashkëpunuar ngushtë me Presidentin historik Ibrahim Rugova, duke e përfaqësuar kauzën e Kosovës para institucioneve amerikane në një periudhë tepër të ndjeshme për vendin tonë”, ka shkruar ajo.

Presidentja shtoi se Bajraktari ishte një mbështetës i palëkundur i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një zë i fuqishëm i komunitetit shqiptaro-amerikan në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu, ai ka qenë mbështetës i palëkundur i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe ka ngritur zërin e komunitetit shqiptaro-amerikan në arenën ndërkombëtare. Me përkushtim të pandalur, ai ka ndërtuar ura të rëndësishme bashkëpunimi me Shtëpinë e Bardhë, Kongresin amerikan dhe me udhëheqës të tjerë në SHBA, duke mbështetur Kosovën në momentet vendimtare dhe duke qëndruar krah popullit tonë”, ka shkruar ajo./EO

Continue Reading

Lajmet

Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliajn

Published

on

By

Seanca paraprake për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë u shty për më 2 dhjetor, ora 09:00. Shkak u bë kërkesa e avokatëve të Veliajt për t’u njohur me aktet e dosjes.

Gjykata ende nuk është shprehur për kërkesën që në qelinë e Veliajt të lejohet përdorimi i një laptopi me qëllim leximin e materialeve hetimore.

Në të njëjtën seancë, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për të pandehurit Ëngjëll Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi dhe Shkëlqim Hoxha, ky i fundit ish-kandidat për kryetar bashkie nga radhët e Partisë Demokratike.

Të pestë akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Pretenca e prokurorisë pritet të jepet më 2 dhjetor, shkruan Euronewsal.

Ndërkohë, biznesmenët Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu kanë kërkuar pushimin e çështjes dhe jo gjykim të shkurtuar. Më herët, edhe biznesmeni Elman Abule ka paraqitur kërkesë për pushimin e çështjes, ose në alternativë, gjykim të shkurtuar./EO

Continue Reading

Rajoni

Begaj: Hapja e grup-kapitullit të fundit të negociatave, fazë e re thellimi reformash

Published

on

By

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vlerësoi sot se hapja e grup-kapitullit të fundit të negociatave shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Begaj u shpreh se ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të vendit tonë, shkruan ATSH.

Po ashtu, Kreu i Shtetit nënvizoi se kjo çel një fazë të re reformash më të thelluara në bujqësi, sigurinë ushqimore, zhvillimin rajonal dhe menaxhimin e burimeve.

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajtën sot në Bruksel Konferencën e 7-të Ndërqeveritare për hapjen e grup-kapitullit të fundit të negociatave.

Në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare me BE-në u hapën negociatat mbi grup-kapitullin 5 “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”, duke përfshirë Kapitullin 11 (bujqësia dhe zhvillimi rural), 12 (siguria ushqimore, veterinaria dhe fitosanitaria), 13 (peshkimi dhe akuakultura), 22 (politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore) dhe 33 (dispozitat financiare dhe buxhetore).

Ky është grup-kapitulli i fundit i negociatave që vendi ynë hap me bashkimin Evropian në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE./KP

Continue Reading

Të kërkuara