Kronikë e zezë

Zvicër: Kosovari i varur nga droga, dërgohet në spital para se të dëbohet

Published

on

Një kosovar i dënuar disa herë do të dëbohet nga Zvicra për pesë vjet. Por, para kësaj, në vend që të shkojë në burg, 34-vjeçari i varur nga droga do të trajtohet fillimisht si pacient, në spital.

Personi në fjalë kishte kryer disa vjedhje në Trimbach, duke qenë i droguar, është dënuar me 18.5 muaj burgim, shkruan oltnertagblat.

Përveç kësaj, ai duhet të paguajë një gjobë prej 2,500 franga dhe të largohet nga Zvicra për pesë vjet, si dhe të mbulojë shpenzimet procedurale prej 27,050 frangash.

Ekzekutimi i dënimit me burg shtyhet për shkak të varësisë nga droga të të akuzuarit, transmeton albinfo.ch.

Në vend të kësaj ai do t`i nënshtrohet trajtimit spitalor në tri vitet e ardhshme.

34-vjeçari që ka pranuar veprën, duhej të përgjigjej për veprimet e tij para Gjykatës së Qarkut Olten-Gösgen javën e kaluar.

Aktgjykimi i tij tani përfshin dënime për vjedhje të shumta, shkelje të shumta të qetësisë publike dhe të Ligjit për Narkotikët si dhe për dëmtim të pronës.

Gjykata nuk i është bindur kërkesës së prokurorisë për ta dënuar atë edhe për një vjedhje të kryer me grabitje. Prokurori publik kishte kërkuar dënim me burg prej 30 muajsh, masë shtrimi në spital, 1.500 franga gjobë dhe një dëbim pesëvjeçar nga vendi.

Ndërkohë që shmangia e dënimit me burg në favor të qëndrimit në spital pritet ta ndihmojë të akuzuarin në luftën kundër varësisë (alkool, ilaçe, heroinë, kokainë), dëbimi nga vendi e godet atë më rëndë. Ai kishte ardhur në Zvicër si fëmijë shtatë vjeçar, ka ndjekur këtu shkollën dhe ka mbaruar kualifikimin për kuzhinier.

Qendra e jetës së tij është padyshim Zvicra. Megjithatë, kjo nuk e ndihmon atë kundër dëbimit në vendlindjen e tij, në Kosovë.

Në këtë pikë, më shumë se koha e gjatë e qëndrimit në Zvicër, sipas gjykatës kanë peshuar periudhat e shumta të papunësisë dhe rreth 30 dënime për vepra penale.

Sipas gjykatës, ai nuk paraqet një rast të ashtuquajtur “të rëndë”.

Kjo, për faktin se 34 vjeçari e flet shqipen dhe ka marrë pjesë në trajtimet e rehabilitimit në Kosovë në të kaluarën, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, prindërit e tij jetojnë pjesërisht në Kosovë, ku mund ta vizitojnë gjithashtu edhe vëllezërit dhe motrat e tij.

Lajmet

Sulmohen dy zyrtarë policorë gjatë detyrës në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kohës sa po kryenin detyrën e tyre zyrtare.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në momentin kur zyrtarët policorë po legjitimonin një person tjetër brenda një veture, i cili doli të jetë i afërm i të dyshuarit.

Gjatë përplasjes, në vendngjarje ka ndërhyrë edhe një person i tretë, i cili ka penguar zyrtarët dhe ka tentuar t’i ndihmojë të dyshuarit të largohej.

Lidhur me rastin, përveç njësive përkatëse policore, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari kryesor është dërguar në mbajtje pas intervistimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje mes dy personave në Prishtinë, njëri dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një mosmarrëveshje mes dy personave në Prishtinë ka eskaluar në përleshje fizike mbrëmjen e së enjtes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, me ç’rast njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit.

Pas shoqërimit në stacionin policor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar për të vazhduar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdes jashtë vendit gruaja e lënduar në aksidentin e rëndë në Shtërpcë

Published

on

By

Një aksident trafiku i ndodhur ditë më parë në Shtërpcë ka përfunduar me pasojë fatale.

Një grua, e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore gjatë përplasjes, ka ndërruar jetë në spitalin jashtë vendit ku po trajtohej.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima nuk u ka mbijetuar plagëve të marra, ndërsa lidhur me ngjarjen është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit.

Nga ky aksident midis dy veturave mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë, të cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore janë liruar në shtëpi. Organet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj përplasjeje tragjike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vrasje në tentativë në Vushtrri

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Vushtrri është raportuar një rrethanë e cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Një burrë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi dyshohet se është rrahur me mjete të forta nga disa persona të panjohur.

Në vendin e ngjarjes policia ka hasur një veturë të aksidentuar, katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë, si dhe një fishek tjetër brenda veturës.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Continue Reading

Të kërkuara