Teknologji

Zuckerberg në gjyq për konkurrencë të padrejtë: TikTok ndikoi drejtpërdrejt në Meta

Published

on

Në një seancë gjyqësore që po zhvillohet kundër kompanisë Meta për shkelje të ligjeve të konkurrencës, drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg dëshmoi mbi ndikimin që kishte ardhja e TikTok në treg.

Duke iu referuar aplikacionit si një konkurrent serioz, ai pranoi se kompania e tij e kishte përjetuar si kërcënim të madh qysh nga viti 2018.

“Suksesi i TikTok ishte një kërcënim për biznesin e Meta,” dëshmoi Zuckerberg, duke shtuar se “aplikacioni i videove me metrazh të shkurtër ishte prioritet kryesor dhe konkurrent kërcënues kur mbërriti në 2018-ën”.

Këto deklarata erdhën gjatë shqyrtimit të një padie nga Komisioni Federal Tregtar, i cili po kërkon ndarjen e Instagram dhe WhatsApp nga Meta.

Gjatë dëshmisë së tij, Zuckerberg theksoi ndikimin konkret që pati hyrja e TikTok në treg mbi rritjen e Meta: “Kompania jonë vëzhgoi se rritja e saj u ngadalësuar në mënyrë dramatike kur TikTok u bë popullor”.

Aplikacioni TikTok u krijua pas bashkimit me Musical.ly, i cili u ble nga ByteDance më 2017.

Ky zhvillim ndodhi pak kohë përpara se Meta të ndalonte publikimin e të dhënave mbi përdoruesit aktivë të Facebook në raportet e saj tremujore, një vendim që shumë analistë e lidhnin me presionin në rritje nga konkurrenca.

Automobilizëm elektrikë

Pse nuk është e sigurt të vozisni me goma dimri gjatë verës?

Published

on

Shumë shoferë vendosin të mos i ndërrojnë gomat e dimrit kur vjen vera, ose thjesht harrojnë. Por mbajtja e gomave të dimrit gjatë sezonit të nxehtë nuk është vetëm e papërshtatshme është e rrezikshme.

Gomat e dimrit janë të dizajnuara për temperatura të ulëta dhe përbërja e tyre është dukshëm më e butë se ajo e gomave verore. Kjo i bën ato të konsumohen më shpejt në asfalt të nxehtë, duke humbur efektivitetin dhe duke rrezikuar sigurinë në rrugë.

Sipas autoklubit gjerman ADAC, gomat e dimrit në kushte verore e rrisin dukshëm rrezikun e aksidenteve, sidomos për shkak të mbinxehjes dhe konsumimit më të shpejtë në asfalt. Gjatë verës, kur temperaturat e asfaltit mund të arrijnë nga 30 deri në 36°C, distanca e frenimit rritet ndjeshëm me goma dimri.

Në një test të kryer nga ADAC, një veturë me goma verore ndaloi pas 36.3 metrash me shpejtësi 100 km/h, ndërsa një tjetër me goma dimri ndaloi vetëm pas 41.9 metrash, duke lëvizur ende me 37 km/h kur vetura me goma verore kishte ndaluar plotësisht.

Gjatë ngasjes në verë, veçanërisht me ngarkesë të madhe apo me shpejtësi të lartë, gomat e dimrit kanë tendencë të mbinxehen.

Kjo shkakton konsumim të gomave, duke e komprometuar stabilitetin e automjetit.

Prandaj, ekspertët këshillojnë të mos i përdorni gomat e dimrit gjatë verës, edhe nëse ato duken në gjendje të mirë.

Continue Reading

Teknologji

BE-ja gjobit Apple dhe Meta me 700 milionë euro

Published

on

Bashkimi Evropian ka gjobitur Apple dhe Meta së bashku me 700 milionë euro në zbatimin e parë të ligjit të tij historik të konkurrencës dixhitale.

Dënimet për shkeljen e Aktit të Tregjeve Dixhitale vijnë në mes të sulmeve ndaj BE-së nga administrata Trump për atë që e sheh si shënjestrim të padrejtë të bllokut ndaj kompanive amerikane, raporton CNN.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, ka thënë të mërkurën se ka gjobitur Apple (AAPL) dhe kompaninë mëmë të Facebook, Meta (META) përkatësisht me 500 milionë euro (570 milionë dollarë) dhe 200 milionë euro (228 milionë dollarë).

Continue Reading

Teknologji

WhatsApp sjell përditësime; Status në grupe, skanim dokumentesh dhe thirrje HD

Published

on

WhatsApp po vazhdon të testojë veçori të reja përmes kanaleve të tij beta, dhe së fundmi ka sjellë një sërë risish që pritet të përmirësojnë përvojën e përdoruesve – veçanërisht në iOS.

Tani, treguesit e statusit janë shtuar në bisedat në grup, duke i mundësuar përdoruesve të shohin se cilët anëtarë janë të disponueshëm, pikërisht poshtë emrit të grupit, shkruajnë mediat e huaja.

Përveç kësaj, përdoruesit kanë opsionin të zgjedhin marrjen e pikave kryesore nga grupet, çka ndihmon në kufizimin e njoftimeve të shumta që shpesh krijojnë ngarkesë.

Tjetër risi është aftësia për të skanuar e dërguar dokumente përmes WhatsApp. Aplikacioni tani mund të vendoset edhe si i paracaktuar për mesazhe e telefonata, shkoni te Settings, Default, WhatsApp dhe funksioni aktivizohet menjëherë.

Video thirrjet janë përmirësuar, duke ofruar cilësi më të mirë dhe besueshmëri. Tashmë është e mundur të kaloni shpejt në cilësinë HD nëse shpejtësia e internetit është e kënaqshme, duke garantuar një përvojë vizuale më cilësore.

Continue Reading

Teknologji

Telefoni po riniset automatikisht, kur mund t’ju ndodhë kjo?

Published

on

Pajisjet Android do të rinisen automatikisht në të ardhmen nëse nuk janë zhbllokuar për një kohë të gjatë. Kjo veçori e re e sigurisë do të prezantohet, sipas njoftimeve, për të mbrojtur më mirë të dhënat e përdoruesve.

Opsioni i ri, që është pjesë e përditësimit më të fundit të shërbimeve Google Play, parashikon që telefoni ose tableti do të riniset automatikisht nëse qëndron i bllokuar për tri ditë rresht.

Pas rinisjes, përdoruesi duhet të fusë PIN-in për të hyrë në pajisje – metodat biometrike të zhbllokimit (si gjurmët e gishtave ose njohja e fytyrës) do të çaktivizohen përkohësisht derisa të jepet kodi.

Sipas faqes 9to5Google, kjo veçori do jetë e disponueshme në telefonët e tabletët Android, por nuk do të vlejë për pajisjet në kategoritë Auto, TV dhe WearOS.

Është e rëndësishme të theksohet se nuk bëhet fjalë për një rivendosje në gjendje fabrike, por për një rinisje që e vendos pajisjen në gjendjen para zhbllokimit të parë (BFU – Before First Unlock), duke shtuar një shtresë shtesë mbrojtjeje për të dhënat e përdoruesit.

Apple ka prezantuar funksion të ngjashëm në iOS 18.1 me emrin “Inactivity Reboot”, i cili aktivizohet pas katër ditësh pa aktivitet.

Ende nuk është bërë e ditur se kur kjo veçori do të jetë e disponueshme për të gjithë përdoruesit, pasi përditësimet e tilla të Play Services vijnë gradualisht, brenda një deri në dy javë.

Gjithashtu, nuk dihet nëse përdoruesit do të marrin ndonjë njoftim për arsyen e rinisjes automatike.

Continue Reading

Të kërkuara