Lajmet

​Zogaj: Qeveria po vendos barriera në realizimin e projekteve për kryeqytetin

Zogaj tha se projektet për kryeqytet po planifikohen, porse realizmi i tyre nuk po përkrahet nga qeveria.

Published

on

Qeveria e Kosovës nuk po i mbështet projektet e rëndësishme të Komunës së Prishtinës për shkak të përplasjeve politike. Kështu ka thënë nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj. Madje ai nuk përjashton mundësinë që të mbahen zgjedhjet për Kuvend Komunal në Prishtinë në vjeshtë si rrjedhojë e mungesës së votave të mjaftueshme për buxhetin e vitit 2025.

Zogaj ka thënë se shumë prej projekteve të planifikuara ndër vite tashmë në sezonin pranveror kanë nisur të realizohen. Ndërkaq, sipas tij, projekti i ‘Rrugës A” pritet të lëshohet për qarkullim, ndërsa në tenderim është projekti i nënkalimit të rrugës “Agim Ramadani”.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Zogaj në një intervistë thekson se projekti kryesor po cilësohet edhe ai i sheshit “Xhorxh Bush” i cili është planifikuar të përfundojë këtë vit dhe sipas tij deri në vitin 2025 do të jetë gati. Derisa foli për investimet në kryeqytet, ai tha se projektet janë të qëlluara dhe do ta ndryshojnë pamjen e kryeqytetit.

“Një prej projekteve më të mëdha është “Rruga A”, e cila po vazhdon me zhvillim të hovshëm dhe shpresojmë që faza e parë të lëshohet për qarkullim edhe nga mesi i këtij vit apo fundi i verës. Tani e kemi në tenderim pjesën e nënkalimit “Agim Ramadanit” është një prej projekteve më të mëdha të Komunës së Prishtinë, një nënkalim i veturave nga teatri deri të pjesa e komunës deri pjesa e xhamive të vjetra të Prishtinës, ku veturat do të futen në nënkalim dhe pjesa mbi do të jetë e këmbësorëve dhe shesh. 01:56 Ne jemi në diskutim me ministrin e Infrastrukturës që të bëhet një rreth rrotullim i madh te “Gorenje” dhe të zbrazim një prej fyteve të ngushta të Prishtinës, sepse atje ka qarkullim të madh të veturave. ….Është edhe platforma në mes të lagjes “Arbëria” me qendrën e qytetit dhe Pallatin e Rinisë, ajo është platformë e ecjes së qytetarëve, është një kat i dytë i Prishtinës… Në një gjelbërim, platformë të gjerë të këmbësorëve, sot pjesa e “Arbërisë e ndan një rrugë të madhe. 04:17 Bulevardi “Xhorxh Bush” po përfundohet projekt i detajuar, në momentin që e kemi atë, këto ditë do të shpallim për tenderim, deri në tre muaj dhe fillojmë më punime intensive. Gjatë këtij viti bulevardi “Xhorxh Bush”, do të ketë pamjen e dëshiruar, viti 2024 viti i këtij bulevardi”, tha Zogaj.

Nënkryetari i Prishtinës, Zogaj tha se projektet për kryeqytet po planifikohen, porse realizmi i tyre nuk po përkrahet nga qeveria. Zogaj tha se është përgjegjësi e Qeverisë që të ndaj fonde për projekte të kryeqytetit, por se diçka e tillë nuk ka ndodhur. Ai tha se qeveria po anashkalon projektet e kryeqytetit për shkak siç thotë ai të përplasjeve politike.

“Përkrahje shumë pak kemi nga qeveria, barrierat që na dalin nga institucionet qeveritare. Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet vetëm pjesën që na takon me ligj, asnjë cent më shumë për kryeqytetin nuk e ka nda, dhe kjo është absurde, të gjitha institucionet qeveritare dhe ato të arsimit dhe ndërkombëtare funksionojnë në kryeqytet dhe përgjegjësia e qeveris është që të ndaj fonde më shumë për kryeqytetin. Ne nuk e kuptojmë, por kjo mund të jetë një përplasje politike, sepse partia në qeveri dhe ajo në kryeqytet janë parti të ndryshme dhe këtu janë pengesat kryesore dhe nuk duhej të ishin”, potencoi Zogaj.

Zogaj duke përmendur mos përkrahjen e qeverisë tha se për shkak të mungesë së shumicës parlamentare, buxheti i vitit 2025 mund të mos votohet, por se si komunë parlamentare po planifikojnë për të krijuar një shumicë. Zogaj tha në këtë situatë nuk mund të mos mendohen edhe zgjedhjet e reja.

“Në qoftë se buxheti i vitit 2025 i cili prezantohet nga ne në shtator të vitit 2024 nuk votohet nga kuvendi komunal, atëherë kuvendi komunal shkon në zgjedhje por jo kryetari, kurse asambleja shkon në zgjedhje, nëse asamblistët kanë interesim më shkuar në zgjedhje dhe mos me votuar buxhetin, atëherë le të shkojmë. Ne mendojmë që Kuvendi Komunal e votojnë dhe buxhetin, ndërsa ne jemi në bisedime që me krijuar një shumicë të re dhe nuk besoj që do të ketë problem për votim të buxhetit. Ne jemi në biseda për partitë që janë të përfaqësuara në Kuvend Komunal dhe mendojmë që lehtë mundemi me krijuar një shumicë të re në asamble. Nuk e besoj që do të ketë zgjedhje, por mundet nëse nuk votohet buxheti, asambleja mundet me shkuar në zgjedhje por unë nuk e besoj këtë, do të gjendet një zgjidhje për buxhetin e ardhshëm”, tha Zogaj.

Lajmet

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mundësi akademike për profesionistët: UBT ndan bursa 20% për studimet Master

Published

on

By

Teksa po afrohen ditët e fundit të afatit për regjistrime në nivelin Master, UBT rikujton të gjithë profesionistët e angazhuar në tregun e punës se mund të përfitojnë nga iniciativa “Engaged Scholarship”, e cila ofron 20% bursë studimi për avancimin e tyre akademik.

Programi u dedikohet punonjësve në sektorin publik dhe privat që synojnë të ngrenë nivelin e tyre profesional. Përfitues të kësaj zbritjeje mund të jenë kategori të ndryshme, përfshirë zyrtarët e administratës publike, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe FSK-së, gazetarët dhe zyrtarët e marrëdhënieve me publikun, avokatët, kontabilistët, si dhe stafi shëndetësor e teknologët e ushqimit.

Për t’ua lehtësuar procesin kandidatëve që janë në marrëdhënie pune, ligjëratat zhvillohen me orar fleksibil, kryesisht në orët e pasdites. Të gjithë të interesuarit kanë edhe pak ditë kohë për të shfrytëzuar këtë mundësi para përmbylljes zyrtare të afatit të regjistrimeve për këtë vit akademik.

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Arian Kadriu, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore në Ukrainë

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka marrë pjesë në edicionin e 14-të të konferencës ndërkombëtare shkencore dhe praktike “Ivan Ivanchenko Scientific School”, të organizuar në Ukrainë, ku ka prezantuar një punim shkencor në kuadër të sesionit plenar të konferencës.

Në këtë konferencë, profesori Kadriu, në bashkautorësi me eksperten Delfina Ertanowska, prezantoi punimin me titull “Strategic Friction and Interoperability Failure: The Communication Crisis in the Evolving Security Architecture of NATO’s South Eastern Flank”, i cili trajton sfidat strategjike, problemet e ndërveprueshmërisë dhe krizën e komunikimit në kuadër të arkitekturës së sigurisë në zhvillim të krahut juglindor të NATO-s.

Punimi trajton çështje me rëndësi për zhvillimet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke vënë në fokus koordinimin strategjik, komunikimin ndërinstitucional dhe sfidat që ndikojnë në bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë në kuadër të strukturave të sigurisë së NATO-s. Konferenca “Ivan Ivanchenko Scientific School” mbledh studiues, akademikë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme shkencore, duke krijuar një platformë për prezantimin e kërkimeve, shkëmbimin e përvojave akademike dhe diskutimin e temave me rëndësi ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Nisi protesta në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjyrosen me të kuqe këpucët e policëve

Published

on

By

Ka nisur në Pejë protesta gjithëpopullore kundër vrasjes së grave, në shenjë revolte pas rastit të rëndë të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë.

Masa e mbledhur ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj dështimeve institucionale, duke kërkuar drejtësi të menjëhershme dhe llogaridhënie. Në një akt simbolik revolte, protestuesit kanë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe këpucët e zyrtarëve policorë që po siguronin ngjarjen, teksa në kor brohorisnin thirrjet “Marre”.

Marshimi i protestuesve do të përshkojë të gjitha institucionet përgjegjëse në qytet, duke u ndalur para Komunës së Pejës, Qendrës për Punë Sociale, Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore.

Kjo protestë në Pejë është pjesë e valës së reagimeve qytetare që po zhvillohen në të gjithë Kosovën, me kërkesën e prerë për siguri, mbrojtje institucionalisht të garantuar dhe ndëshkim të përgjegjësve për mosveprimet që çuan në këtë tragjedi. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara