Lajmet

Zogaj: Nuk priten ndryshime nga seanca konstituive

Published

on

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka shprehur skepticizëm për seancën konstituive të sotme në Kuvend, duke thënë se nuk pret asgjë të re pasi nuk ka ndryshim të rrethanave që do të ndikonte në rezultat.

Para mediave, Zogaj e ka quajtur situatën “të turpshme” dhe ka theksuar se seancat aktuale nuk po arrijnë të dalin nga ngërçi politik.

“Ideja e seancave është të ushtrohet presion për të gjetur një zgjidhje, por deri tani këto takime nuk kanë sjellë rezultate. Ekziston një hendek i madh mes Vetëvendosjes dhe LDK-së,” tha ai.

Lajmet

Robert Rrahmani, “Ylli i Javës” në Superligë

Published

on

Robert Rrahmani është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ai e bëri një paraqitje fantastike në fundjavë për ta ndihmuar Gjilanin që ta regjistrojë një fitore të rëndësishme ndaj Ferizajt në udhëtim me rezultat 1:0.

Ishte pikërisht goli i Rrahmanit ai që e vendosi fituesin e këtij dueli dhe me meritë atij i takon çmimi “Ylli i Javës”.

Pasi mori këtë çmim, Rrahmani u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.

“Për ndeshjen kundër Ferizajt jemi përgatitur shumë mirë dhe qëllimi ynë ka qenë vetëm fitorja dhe marrja e 3 pikëve. Nuk kemi pasur si synim as lojën e bukur, as të dalim nga detyrat tona. Trajneri na e ka bërë të qartë që duhet të luftojmë vetëm për tri pikë. Për Gjilanin, angazhimi dhe shpërblimi janë trofetë gjithsesi, sepse kemi një fond shumë të mirë lojtarësh dhe konkurrenca është e madhe dhe e shëndoshë. Nuk kemi më hapësirë për gabime”.

Ai gjithashtu falënderoi Federatën e Futbollit të Kosovës për çmimin.

“E falënderoj FFK-në për çmimin e dhënë dhe këtë çmim ia dedikoj bashkëlojtarëve për angazhimin dhe mundin e treguar, sepse edhe ata janë pjesë e këtij çmimi.”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Nga 23 deri më 25 tetor: UBT organizon Konferencën e Parë për Mjekësinë Sportive

Published

on

UBT do të organizojë për herë të parë Konferencën Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive (IC-SM 2025), e cila do të mbahet nga 23 – 25 tetor 2025 në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan. 

IC-SM 2025 është një konferencë ndërkombëtare ku pritet të marrin pjesë studiues të njohur, akademikë, doktorantë, profesionistë dhe ekspertë të fushës së mjekësisë sportive dhe shëndetit publik. Ajo do të shërbejë si një urë bashkëpunimi midis komunitetit akademik, institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave sportive për të avancuar kërkimet dhe praktikat moderne në këtë disiplinë gjithnjë e më të rëndësishme.

Temat kryesore të konferencës

Konferenca do të mbulojë një gamë të gjerë temash, ndër to:

  • Mjekësia klinike sportive dhe rehabilitimi
  • Menaxhimi i sëmundjeve kronike dhe popullatat e veçanta
  • Aspektet neurologjike dhe psikologjike të sportit
  • Shëndeti publik, ushqyerja dhe farmacologjia
  • Teknologjia, etika dhe trendet e së ardhmes
  • Konsideratat kardiovaskulare dhe biomekanike

Pjesëmarrës eminentë

Konferenca do të mbledhë në Prishtinë personalitete botërore të fushës së mjekësisë sportive, si:

  • Prof. Dr. Fabio Pigozzi – President i Federatës Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive (FIMS) dhe lider global në shëndetin olimpik
  • Prof. Dr. Norbert Bachl – Nënkryetar i FIMS, specialist në fiziologjinë e ushtrimeve dhe mjekësinë sportive, Universiteti i Vjenës
  • Annika Hangleiter – Menaxhere projektesh në Wearables Technologies AG, ligjëruese në Universitetin e Aplikuar të Mynihut
  • Prof. Dr. Gobert von Skrbensky – Specialist i ortopedisë dhe traumatologjisë, Austri

Mbështetja institucionale

Konferenca organizohet nga UBT në bashkëpunim me:

  • Shoqatën e Mjekësisë Sportive dhe Ushtrimeve të Kosovës (KASEM)
  • Federatën Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive (FIMS)
  • Komitetin Olimpik të Kosovës
  • Rrjetin Universitar të Ballkanit Perëndimor SHAPE Project – Sport, Health, and the People

Afatet e rëndësishme

Afati për dorëzimin e abstrakteve: 10 tetor 2025

Njoftimi i pranimit: 17 tetor 2025

Afati i regjistrimit të hershëm: 17 tetor 2025

Afati i regjistrimit të vonuar: 20 tetor 2025

Afati i dorëzimit të punimeve të plota: 14 nëntor 2025

IC-SM 2025 shënon një hap të madh për Kosovën dhe rajonin, duke e vendosur UBT-në dhe Prishtinën si një qendër të rëndësishme shkencore dhe sportive në nivel ndërkombëtar.

Continue Reading

Lajmet

Muriqi realizon gol në ndeshjen Mallorca-Atletico Madrid

Published

on

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, u konsiderua hero i Mallorcës pasi e shpëtoi nga humbja nga Atletico Madridi.

Mallorca dhe Atletico Madridi ndanë pikët pas barazimit prej 1-1, ku fillimisht mysafirët kaluan në epërsi me anë të Gallagher i cili realizoi për 0-1 në minutën e 79-të.

Por, festa e madrilenëve u prish vetëm gjashtë minuta më vonë pasi Muriqi realizoi gol të bukur me kokë për ta vënë sërish baraspeshën në fushë.

Me golin e sotëm, Muriqi arrin në shifrën prej katër golave të shënuara në pesë xhirot e para të La Ligës, e që aktualisht është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, pasi mbi të është vetëm ylli Kylian Mbappe me pesë gola.

Mallorca gjendet në pozitën e 19-të me vetëm dy pikë, me pesë gola të shënuara në total, ku katër prej tyre janë të Muriqit, teksa Atletico Madridi gjendet në pozitën e 12-të me gjashtë pikë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Trepça e nis sot rrugëtimin evropian në basketboll

Published

on

KB Trepça sonte do të përballet me kampionin e Holandës, Heroes Den Bosch, në çerekfinale të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve në Basketboll.

Kualifikimet po mbahen në Samokov të Bullgarisë, ku ‘Xehetarët’ do të kenë përkrahjen e shumë mitrovicasve.

Nëse kampionët e Kosovës kalojnë këtë pengesë, atëherë në gjysmëfinale do të përballen me fituesin e ndeshjes Bakken Bears (Danimarkë) dhe BC Kutaisi 2010 (Gjeorgji).

Për të qenë pjesë e grupeve në Ligën e Kampionëve për herë të parë, ‘Xehetarët’ duhet të fitojnë tri ndeshje. Nëse nuk arrijnë të fitojnë, atëherë do të garojnë në grupet e FIBA Europe Cup, sikur edicionin e kaluar.

Sfida sonte zhvillohet nga ora 20:00./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara