Lajmet

​Zjarri në IML, Haxhiu: S’e dija që mustaqet e Jasharit dhe gishti i Boletinit kanë qenë në zyrë

Ajo theksoi se të njëjtat nuk janë pronë e Institutit të Mjekësisë Ligjore, por të njëjtat pas lufte i janë dhuruar njërit nga ekspertët.

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se nuk ka qenë në dijeni se mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit kanë qenë në zyrën e një eksperti të mjekësisë ligjore. Ajo theksoi se të njëjtat nuk janë pronë e Institutit të Mjekësisë Ligjore, por të njëjtat pas lufte i janë dhuruar njërit nga ekspertët.

Ajo i është përgjigjur edhe akuzave të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili kërkoi përgjegjësi pas rastit të zjarrit në këtë institut. Haxhiu theksoi se të njëjtit duhet t’i vije turp kur të flas.

“Me qenë si ti, mua më kishte ardhur turp të flas, sepse ke qenë ministër i Drejtësisë dhe na thuaj këtu se cili ka qenë veprimi ndonjëherë i yti për të adresuar problemet të cilat i ke pasur në IML. As edhe një të vetëm, asnjëherë. Sepse nuk e ke pasur interesin me i rregullua problemet që janë në institucione, me i adresu reformat në institucione. Keq ma ke lënë IML-në, keq ma ke lënë Shërbimin Korrektues, që janë dy institucione të ndjeshme. Prandaj, nëse s’ke bërë asgjë si ministër i Drejtësisë, tashmë të paktën mundesh me hesht. Ose nëse nuk hesht mos me tentu me hedh këtu hi para deputetëve të Kuvendit, rrjedhimisht edhe qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.

Në seancë plenare, Haxhiu shtoi se nuk ka pasur informacione se mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit ndodhet në zyrat e IML-së.

“Sa i përket mustaqeve dhe gishtit të Isa Boletinit, siç është përmendur në media, ato nuk kanë qenë pronë e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Sepse Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka të drejtë që të mbajë gjëra të tilla. Siç na është thënë në vitin 2000, familjet dhe Jashari ja kanë dhënë njërit prej ekspertëve të mjekësisë ligjore. Pra, familjet ja kanë dhënë atij dhe personi i ka mbajtur në zyre, po ta dija unë mendoj që do të duhej që ato t’i mbante shteti. Unë s’kam pasur informacione që kanë qenë në zyrën e njërit prej ekspertëve të mjekësisë ligjore”, u shpreh Haxhiu.

Ajo tha se nuk do ta bëjë drejtor të Institutit, dikë që ka pasur çelësin e vendit ku ruhen mostrat e Astrit Deharit.

“Nuk do ta bëjë drejtor dikë që ka pasur çelësin e vendit ku ruhen mostrat e Astrit Deharit. Pa folur drejtësia për këtë, në momentin kur flet drejtësia dhe të tregojë se kush është personi i përveçëm që i ka vjedhur mostrat e Astrit Deharit, atëherë sigurisht që do të vazhdojë me procedurën e përzgjedhjes së drejtorit të IML-së”, shtoi ajo.

Edhe më tej ka vijuar debati mes deputetit Abelard Tahiri dhe ministres Haxhiu. Kjo e fundit u shpreh se ai nuk ka integritet moral e as profesional.

“Unë nuk fyhem prej teje kurrë, mos mendo që mund të më fyesh ndonjëherë. Sepse ti nuk ke integritet as moral, as profesional dhe as politik që të më fyesh mua, që unë të ndjehem e fyer prej teje. Nuk po mundem të përmend edhe disa çështje të tjera sepse jemi në kuvend, prandaj edhe po i respektoj qytetarët e Republikës së Kosovës, por nëse mendon ose të shkon mendja që mund të fyhem prej teje, harroje se nuk do të ndodhë asnjëherë”, u shpreh ajo.

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara