Lajmet

Zjarrfikësit në Francë përballen me zjarrin “përbindësh” pranë Bordo

Zjarri i furishëm pranë qytetit të Bordeaux shkatërroi një numër shtëpish dhe detyroi 10 mijë banorë të largohen.

Published

on

Më shumë se 1 mijë zjarrfikës janë duke u përballur me një zjarr “përbindësh” në Francën jugperëndimore që ka shkatërruar tashmë rreth shtatë mijë hektarë, thonë zyrtarët.

Zjarri i furishëm pranë qytetit të Bordeaux shkatërroi një numër shtëpish dhe detyroi 10 mijë banorë të largohen, shkruan BBC.

“Është një përbindësh”, tha përfaqësuesi i zjarrfikësve Gregory Allione për Radio RTL të Francës.

Erërat e forta dhe temperaturat e larta po vështirësojnë operacionin e shuarjes së zjarrit.

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se zjarrfikës nga Austria, Gjermania, Greqia, Polonia dhe Rumania “po vijnë për të ndihmuar” Francën në luftimin e flakëve.

“Solidariteti evropian në punë!”, postoi ai në Twitter.

Këtë verë Franca dhe një numër vendesh të tjera evropiane kanë parë një valë zjarresh vdekjeprurëse, të shkaktuara nga temperaturat rekord dhe thatësira në të gjithë kontinentin.

Vendi

Kori “Okarina” përmbyll me sukses “Javën e Kulturës së Kosovës” në Berlin

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka vlerësuar koncertin e Korit të Fëmijëve “Okarina” në Filarmoninë e Berlinit si një nga momentet më të veçanta të “Javës së Kulturës sëKosovës në Berlin 2026”.

Sipas tij, interpretimi i veprës “Baresha”, i shoqëruar me tingujt e çiftelisë, emocionoi publikun dhe dëshmoi vlerat artistike të muzikës shqiptare në një nga skenat më prestigjioze në botë.

Ajeti theksoi se koncerti përmbylli me sukses aktivitetet e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin 2026”, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në promovimin e kulturës kosovare dhe forcimin e prezencës së saj në Gjermani dhe në arenën ndërkombëtare. /A.K/

Continue Reading

Vendi

Vdesin babë e bir në Deçan, dyshohet nga rryma

Published

on

By

Dy persona, babë e bir, kanë vdekur të dielën në fshatin Maznik të Deçanit, pasi dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Viktimat janë Xhemajl dhe Hasan Mustafaj.

Lajmin për vdekjen e tyre e ka konfirmuar kryesuesi i Kuvendit Komunal të Deçanit, Hajdar Sutaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i ka shprehur ngushëllime të thella familjes Mustafaj, duke u uruar forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Vrasje në Ferizaj pas një përleshjeje me armë zjarri

Published

on

By

Një burrë ka mbetur i vrarë me armë zjarri të dielën mbrëma në Ferizaj, rreth orës 22:50, në rrugën “Sejdi Sejdiu”.

Lajmin pë Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje.

Sipas tij, në vendngjarje është gjetur pa shenja jete një burrë i moshës madhore, i cili dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor i spitalit të Ferizajt, ndërsa policia po merret me rastin. /Ekonomia Online/ /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Sot dita më e nxehtë e javës në Kosovë deri në 38 gradë

Published

on

By

Sot në Kosovë pritet të jetë dita më e nxehtë e javës, ku sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat maksimale do të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë celsius. Moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të përsëritshme, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me një shpejtësi prej 1–5 m/s.

Për shkak të temperaturave të larta, IHMK ka rekomanduar që personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët të shmandojnë ekspozimin në diell nga ora 10:00 deri në 17:00, të konsumojnë sa më shumë lëngje si dhe të kufizojnë aktivitetet fizike në ambiente të hapura.

Ndonëse kjo javë e fundit e qershorit dhe fillimi i korrikut po karakterizohen nga mot shumë i nxehtë, nga mesi i javës pritet depërtimi i një mase ajrore më të freskët nga veriperëndimi i kontinentit. Ky ndryshim do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, shtim të paqëndrueshmërisë atmosferike dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara