Aktualitet

​Zjarret në Shqipëri, mobilizim nga toka dhe ajri për shuarjen e tyre

Published

on

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) ka bërë të ditur se janë regjistruar 10 vatra zjarri në të gjithë vendin. Prej tyre, 6 vatra janë shuar plotësisht, ndërsa 4 të tjera mbeten aktive, duke angazhuar forca të shumta zjarrfikëse, helikopterë dhe burime lokale për të kontrolluar situatën.

Situata në Vlorë

Një nga situatat më shqetësuese është raportuar në fshatin Pishë-Poro, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë. Zjarri, i cili ka rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf, është përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta, duke marrë një shtrirje të konsiderueshme.

Terreni i vështirë ranor ka pamundësuar ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të mjeteve zjarrfikëse, edhe pse në zonë janë të angazhuara 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca të Administrimit të Zonave të Mbrojtura (AdZM) dhe 10 forca bashkiake.

Vatra aktive në Kolonjë, Tiranë dhe Skrapar

Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, bashkia Kolonjë, zjarri është riaktivizuar gjatë ditës së sotme pranë piramidës 15. Forcat zjarrfikëse të MZSH Kolonjë janë të angazhuara në terren për të kontrolluar situatën, por sfida mbetet për shkak të terrenit të vështirë.

Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë, zjarri vazhdon të jetë aktiv në disa vatra, në një zonë me bimësi të dendur dhe pa rrugëkalime, çka e bën të pamundur ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të forcave zjarrfikëse.

Sipas AKMC-së zjarrfikësit janë në gatishmëri 24-orëshe, të pozicionuar kryesisht pranë banesave të afërta, por larg vatrës kryesore të zjarrit, për të parandaluar rrezikun për banorët.

Në fshatin Bogovë, njësia administrative Bogovë, bashkia Skrapar, një vatër zjarri ka shpërthyer fillimisht në një hangar dhe më pas është përhapur në një sipërfaqe pyjore me pisha.

Tre grupe shërbimi nga MZSH Skrapar po operojnë në vendngjarje, dhe situata raportohet të jetë nën kontroll, pa rrezik të menjëhershëm për banesat.

Vatrat e izoluara plotësisht

QKOEC raportoi se 6 vatra zjarri janë izoluar dhe shuar plotësisht duke nisur me fshatin Krenze, njësia administrative Shtiqën, bashkia Kukës; fshati Reç, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe; fshati Bisht-Kamëz, njësia administrative Katund i Ri, bashkia Durrës; fshati Ishull-Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë; Lagjja 18, Rajoni Nr.1, bashkia Korçë; zona e Shkozës, njësia administrative Nr.1, bashkia Tiranë, shkruan RTSH.

Autoritetet po koordinojnë përpjekjet mes forcave zjarrfikëse, administratës lokale, Forcës Ajrore dhe partnerëve ndërkombëtarë për të menaxhuar situatën.

Angazhimi i helikopterëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe tregon mbështetjen ndërkombëtare për Shqipërinë në përballimin e këtyre emergjencave.

QKOEC ka njoftuar se monitorimi i situatës vijon dhe ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët, veçanërisht në zonat e prekura nga thatësira dhe erërat e forta, të cilat favorizojnë përhapjen e zjarreve.

Continue Reading

Aktualitet

Trajnime praktike dhe certifikime ndërkombëtare në UBT, nga shtatori deri në nëntor

Published

on

UBT ka njoftuar nisjen e një cikli të gjerë trajnimesh profesionale dhe praktike për periudhën Shtator–Tetor–Nëntor 2025, të hapura për studentë, profesionistë dhe të gjithë të interesuarit për zhvillim të aftësive. Sipas njoftimit, çdo muaj do të hapen grupe të reja, duke ofruar fleksibilitet në orar dhe mundësi për t’iu përshtatur angazhimeve të pjesëmarrësve.

Programi mbulon fusha kyçe të menaxhimit të projekteve, IT-së, analizës së të dhënave dhe aftësive të buta, me fokus në standarde ndërkombëtare dhe punë praktike në laboratorë modernë të UBT-së.

Trajnimet e planifikuara:

  • PRINCE2 – 24 orë
  • ITIL Foundation – 24 orë
  • Analiza e të Dhënave me SPSS – 24 orë
  • MS Project – 18 orë
  • Hyrje në Programim – 30 orë
  • MS Excel i Avancuar – 24 orë
  • Marketingu Digjital – 24 orë
  • Shitja & Kujdesi ndaj Klientëve – 2 muaj
  • Instalues Elektrik – 3 muaj
  • Zhvillues i Aplikacioneve me AI – 2 vite

Trajnimet do të zhvillohen në kampuset e UBT-së në Prishtinë, Lipjan, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan. Pjesëmarrësit përfitojnë nga ligjërues të certifikuar, mjedise laboratorike të avancuara, certifikatë pjesëmarrjeje dhe kompetence, si dhe mundësi certifikimi ndërkombëtar për programet PRINCE2 dhe ITIL.

Aplikimet kryhen online: APLIKO TANI!

Continue Reading

Aktualitet

Edhe pak vende të lira në programin Inxhinieri e Mekatronikës në UBT

Published

on

UBT njofton se kanë mbetur edhe pak vende të lira për programin Inxhinieri e Mekatronikës, një nga drejtimet më inovative dhe të kërkuara nga të rinjtë në fushën e inxhinierisë.

Ky program ndërthur mekanikën, elektroniken dhe teknologjinë digjitale, duke përgatitur studentët për të qenë pjesë e transformimit teknologjik në fushat e automatizimit, robotikës dhe sistemeve të mençura.

Studentët e këtij programi përfitojnë nga laboratorë të avancuar, ligjërues me eksperiencë ndërkombëtare dhe projekte praktike, duke ndërtuar kompetenca të plota për tregun e punës. Përmes këtij kombinimi, ata përgatiten të udhëheqin zhvillimet më moderne në industri dhe teknologji.

Aplikimet janë ende të hapura dhe mund të bëhen online në linkun: APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një person në një banesë pranë burgut në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë atje, Veton Elshani.

Siç tha ai, nuk dihet ende shkaku i vdekjes së këtij personi, mirëpo i ndjeri ka jetuar i vetëm dhe ishte përdorues i narkotikëve.

“Rreth orës 14:30, policia është njoftuar për një trup të pajetë që ndodhej në një banesë në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në trupin e pajetë, ndërsa shkaqet e vdekjes do t’i mësojmë pasi që në vend të ngjarjes të vijë Mjekësia Ligjore. Personi ka jetuar i vetëm dhe ishte i njohur për policinë si përdorues narkotikësh”, tha Elshani

Continue Reading

Aktualitet

Kurti takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare të cilin e falënderoi për angazhimin e gjatë të OSBE-së në Kosovë dhe theksoi përparimin e arritur në fushat e të drejtave të njeriut, demokratizimit dhe sigurisë.

Ai theksoi zhvillimin e vendit si një nga demokracitë më të avancuara në Ballkanin Perëndimor dhe përkushtimin ndaj rritjes ekonomike dhe mirëqenies sociale dhe sigurisë.

Më tej, kryeministri në detyrë Kurti nënvizoi kornizën kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës që garanton të drejta dhe përfaqësim për komunitetet, përtej standardeve ndërkombëtare, duke theksuar nevojën që këto të drejta të shfrytëzohen për integrim.

Ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me OSBE-në.

Continue Reading

Të kërkuara