Lajmet

Zjarr i madh në Tenerife të Spanjës, evakuohen katër qendra të banuara

Ekipet e zjarrfikësve janë të angazhuar për shuarjen e flakëve.

Published

on

Një zjarr i madh pyjor ka goditur ishullin Kanarie në Tenerife. Mediat lokale, raportojnë se zjarret çuan në evakuimin e katër qendrave të banimit. Flakët kanë shpërthyer në agimin e së mërkurës së 16 gushtit duke përfshirë një sipërfaqe prej 130 hektarësh.

Qendrat e banuara të evakuuara janë Arrate, Chivisaye, Media Montaña dhe Ajafoña. Rrugët e mbyllura janë TF 23 midis Las Lagunetas dhe El Portillo dhe TF 523 Carretera Los Loros.

Ekipet e zjarrfikësve janë të angazhuar për shuarjen e flakëve.

Lajmet

Dështimi i 34-të i seancës konstituive

Published

on

By

Seanca e 34-të me radhë e Kuvendit të Kosovës, e cila synonte të zgjidhte ngërçin institucional përmes krijimit të një komisioni ad-hoc për votimin e fshehtë, ka dështuar sërish.

Përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e komisionit nuk gjeti mbështetje nga partitë opozitare. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të propozojnë kandidatët për komision, por asnjëra prej tyre nuk e pranoi ftesën dhe nuk morën pjesë në procesin e votimit.

Në votim morën pjesë vetëm 52 deputetë: 51 votuan për, 1 kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

Pas kësaj, Dehari njoftoi ndërprerjen e seancës dhe caktimin e datës së re për vazhdimin e saj – të premten, më 21 qershor, në orën 10:30.

Continue Reading

Lajmet

Limaj pas takimit me Abdixhikun: Bisedë e mirë për zhvillimet politike në vend

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se të mërkurën është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Limaj e ka vlerësuar si shumë të mirë takimin, duke thënë se është diskutuar për një sërë çështjesh që preokupojnë vendin, megjithëse nuk ka dhënë detaje konkrete për temat e bisedës.

“Po, jemi takuar. Ka qenë një takim shumë i mirë dhe bisedë shteruese për të gjitha temat. Në shumë drejtime kemi këndvështrime të përbashkëta për zhvillimet në vend. E rëndësishme është që po ndodhin këto takime. Nuk mund t’i zgjidhim vetë problemet, por shprehim gatishmëri,” tha Limaj para seancës konstituive të Kuvendit.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Qytetarët po paguajnë çmimin për besimin ndaj një mashtruesi

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e quajtur atë mashtrues dhe përgjegjës për bllokimin institucional që po ndodh në vend.

Përmes një deklarate për media të enjten, Haradinaj tha se qytetarët janë duke paguar çmimin për besimin që, sipas tij, i kanë dhënë një njeriu që po e mban peng Kosovën.

“Po e paguajnë çmimin që i kanë besuar një mashtruesi. Për mua kjo nuk është befasi. Kjo situatë duhet të marrë fund. Mashtruesi s’mundet pa kufi të tallet me një vend. Po e mban peng Kosovën dhe kjo nuk duhet të vazhdojë pafund. Takimet dhe përrallat e tij janë hajgare. Një njeri po e mban peng tërë shtetin,” deklaroi Haradinaj.

Continue Reading

Lajmet

Zogaj: Kriza politike në Kosovë është e thellë, fajin e ka mungesa e kompromisit të partisë më të madhe

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka komentuar situatën politike në vend, duke e cilësuar atë si një krizë të thellë që buron nga mungesa e gatishmërisë për kompromis nga partia më e madhe në pushtet.

Zogaj tha se, megjithë përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kriza në nivel qendror nuk duhet anashkaluar.

“Sa i përket zgjedhjeve lokale, jemi në përgatitje për datën e shpallur, 12 tetorin. Por kjo sagë që po shohim çdo ditë, ky cirkus bie në hije kur fokusohemi tek zgjedhjet lokale. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë krizën që po ndodh aktualisht, e cila është pasojë e partisë më të madhe dhe kryeneçësisë së saj për të mos dalë nga kjo krizë politike. Jemi në krizë të thellë,” tha Zogaj.

Continue Reading

Të kërkuara