Published
4 years agoon
By
Betim GashiZinku është një element i rëndësishëm që ndihmon në funksionimin e trupit në disa aspekte dhe në mirëmbajtjen e shëndetshme të trupit.
Gjendet në mënyrë natyrale në ushqim por edhe shtohet si shtojcë në disa ushqime tjera.
Ushqimet që përmbajnë zink në sasi të mëdha janë bifteku, mishi i qengjit, farat susam, mishi i qurës, arrat indiane, guacat e detit, gruri, farat e kungullit, mishi i gicit, çokollata, kërpudhat e bardha, quinoa, karkalecat. Për shkak të benefiteve të pafundme të zinkut, është e rëndësishme të siguroni marrje të përshtatshme të zinkut përmes një diete mirë të formuar dhe planifikuar. Më poshtë do të lexoni për 5 benefitet shëndetësore të zinkut.
1. Pjelloria
Reprodukimi tek femrat dhe meshkujt është shumë i rëndësishëm. Femrat dhe meshkujt në shumë raste vuajnë nga problemet e reprodukimit dhe çështjet tjera të lidhura me pjellorinë. Zinku mbron spermatozoidet nga bakteret dëmtuese. Për arsye se zinku ka veti antioksiduese, mund të mbrojë spermën po ashtu nga radikalet e lira, që janë komponime që dëmtojnë qelizat. Zinku ndikon po ashtu në një numër të vetive të shëndetshme të spermës. Meshkujt që kanë nivel më të lartë të zinkut në organizëm, edhe nëse pinë duhan apo jo, kanë spermatozoide më të shëndetshme se ata që nuk kanë nivele të duhura të zinkut në organizëm.
2. Sistemi imun
Një sistem i mirë i sistemit imun ju mbron nga ftohjet e zakonshme deri tek sëmundjet me serioze. Shumë njerëz vuajnë për shkak të problemev të shumta shëndetësore që dëmtojnë sistemin imun duke qenë të ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Zinku ndihmon në sistemin imun në trupin e njeriut. Zinku luan rol kryesor në sistemin imun, dhe personat me mungesë të zinkut kanë rritje të ndjeshmërisë ndaj shkaktarëve të ndryshëm të sëmundjeve. Mekazimat imun ku zinku rregullon ndjeshmërinë e rritur ndaj infeksioneve të ndryshme. Ai poashtu rregullon edhe gjenet perbrenda sistemit limfatik. Zinku është i rëndësishëm për një zhvillim dhe funksionim normal të qelizave duke larguar nga sistemi imun neutrofilet dhe dëmtuesit e tjerë të qelizave.
3. Lëkurë të shëndetshme
Benefitet e shkëlqyeshme të zinkut në të vërtetë rigjenerojnë qëlizat e lëkurës. Kremi i zinkut përdoret për të parandaluar pëlhurat në lëkurë nga rritja dhe zhvillimi i tyre, si dhe trajtimin e akneve. Për më shumë, zinku punon si një antiflamatorë natyral dhe mund të trajtojë edhe dëmtimet e tjera të lëkurës.
4. Shërues i plagëve
Shërimi i ngadalshëm i plagëve mund të paraqes rrezik të madh për zgjerim të plagës. Zinku ka benefite në shpejtimin e shërimit të plagëve. Zinku përmirëson shërimin e plagës. Ai ndihmon në mirëmbajtjen e integritetit të lëkurës si dhe membranave të mukozës. Pacientët me ulcere kronike kanë metabolizëm abnormal pa zink, dhe nivele të ulëta të serumit, si dhe preferohet që trajtimi i ulcerës të bëhet me suplementë të zinkut. Sulfati i zinkut mund të jetë efektiv për trajtimin e ulcerave tek shumë njerëz që kanë nivele të ulëta të zinkut. Sidoqoftë, përdorimi i përgjithshëm i sulfatit të zinkut në njerëz me ulcere kronike ose ulcere venoze është efektiv.
5. Dobësimi në të pamur
Dobësimi i të pamurit është një gjë shumë e shpeshtë tek njerëzit mbi 50 vjet dhe është vet syri që dobësohet dhe me atë rast edhe të pamurit qoftë afër apo larg dobësohet. Nëse merrni zink 40-80 mg në ditë, duke e kombinuar me beta-karotenë, vitamin E apo C, ngadalson përparimin e dobësimit të të pamurit për 25% dhe përmirëson të pamurin për 19%.
You may like
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
3 weeks agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
4 weeks agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
4 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
4 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Super derbi në basketboll
Top dhjetë rangimet në sporte të ndryshme
Ndërroi jetë Ali Sadriu, ministri i parë i financave i Kosovës së pasluftës
The Guardian shkruan për përmbytjet në Kosovë
Vërshimet në veri: Mbyllet një urë shkaku i dëmtimeve, evakuohen katër familje që iu përmbytën shtëpitë
Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të
Gjendja aktuale në pikat kufitare
Stabilizohet furnizimi me ujë nga KRU “Mitrovica”, megjithatë rekomandohet uji mos të përdoret për pije
Përfundon numërimi i të gjitha votave
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge
