Lajmet

Ziadin Sela kritikon Albin Kurtin për deklaratën mbi gjuhën shqipe: “Uroj të jetë një lajthitje momenti”

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shprehur kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për deklaratën e tij lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Sela ka theksuar se kjo deklaratë është tejet e dëmshme dhe shpreson që të ketë qenë një gabim momental. Ai e ka krahasuar situatën me periudhën e vështirë të pasviteve 1981, kur shqiptarët përballeshin me diferencime politike dhe përdorimin e një zhargoni denigrues nga elitat komuniste.

Shumë shëmtuar dukej kur thuhej shqip dhe për shqiptarët nga elita politike komuniste shqiptare. Është më se e qartë se ky zhargon politik kontrollohej nga një qendër që kishte për qëllim satanizimin e viktimës, fillimisht spastrimin institucional të shqiptarëve e më pas edhe etnik të tyre”, ka shkruar Sela.

Duke iu referuar situatës aktuale, ai ka shtuar se e ndien të njëjtën ndjesi të keqe të asaj kohe, pasi gjuha shqipe dhe përpjekjet për barazinë e saj me gjuhën maqedonase në Maqedoninë e Veriut janë goditur.

Uroj të jetë një lajthitje momenti…”, ka përfunduar Sela.

Lajmet

​Seanca gjyqësore për “gazin lotsjellës” shtyhet për një datë tjetër

Published

on

By

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është shtyrë seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në dhjetor të vitit 2015.

Kjo seancë është shtyrë në mungesë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ndërkaq, të pranishëm kanë qenë Pal Lekaj, Time Kadrija, Aida Dërguti, Teuta Haxhiaj dhe Besa Baftiu.

Avokatja e kryeparlamentarit, Arbnora Zeqiri tha se Konjufca është në vizitë jashtë vendit, për çka edhe kërkoi të shtyhet seanca.

“Klienti im nuk prezanton sot në këtë seancë për shkak se i njëjti gjendet në një vizitë zyrtare jashtë Republikës së Kosovës dhe për këtë e kemi njoftuar gjykatën me kërkesë me shkrim, në mënyrë që kjo seancë të mos mbahet sot dhe eventualisht në një datë më të afërt apo që nesër për shkak se i njëjti sot nuk gjendet në Republikën e Kosovës. Andaj e njoftoj gjykatën që kemi të bëjmë me një aktakuzë të vitit 2016, ku klienti im ka qenë deputet. Kërkesa për shtyrje të kësaj seance ka qenë për shkak se ai ka edhe përgjegjësi institucionale dhe përfaqëson procese të rëndësishme për Republikën e Kosovës”, tha ai.

Për këtë ka reaguar gjyqtari Adnan Kamberi, i cili tha se “gjykata nuk i përshtatet punës së asnjë institucioni.

“Këtë pjesë arsyetoje, pjesën tjetër mos. Sepse nuk është relevante sepse të gjithë jeni të barabartë… ua tërheq vëmendjen që gjykata nuk i përshtatet punës së asnjë institucioni tjetër. Gjykata e ka agjendën e punën e vet. Mos kërko prej gjykatës t’i përshtatet punës së institucionit tjetër”, ka thënë ai.

Avokati i Pal Lekajt, Musa Damati kërkoi që kryeparlamentari Glauk Konjufca të jetë i vëmendshëm në respektimin e thirrjeve të gjykatës.

“Klienti im përkundër agjendës dhe obligimeve ka shfaqur respekt duke qenë prezent, i pranishëm në këtë seancë po ashtu edhe koleget e tij. Andaj kërkojmë nga gjykata që përmes mbrojtës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Koniufca të kërkohet një vëmendje dhe seriozitet i shtuar që përkundër agjendave zyrtare të respektohen thirrjet e gjykatës për arsye se ne nuk e dimë pa preudikuar datën e ardhshme të seancës, agjendën e klientit tim, Pal Lekaj”, u shpreh Damati.

Mbrojtja e Lekajt theksoi se nuk është pajisur me shkresat e lëndës, për çka kërkoi qe gjykata ta obligoj prokurorinë që brenda afatit të arsyeshëm ta pajis mbrojtjen me këto shkresa.

Seanca e ardhshme e shqyrtimit fillestar u caktua më 27 nëntor në orën 11:00.

Continue Reading

Lajmet

​Këto janë pikat që u miratuan në mbledhjen elektronike të qeverisë

Published

on

By

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 23 tetor 2024 për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Sipas njoftimit për media është bërë me dije se i janë ndarë mjete buxhetore Komunës së Kamenicës për organizimin e vizitës ne Belfast më qëllim të promovimit të sistemit të arsimit të përbashkët ndërmjet komuniteteve dhe shkëmbimit të përvojave.

Poashtu është aprovuar kërkesa e ministrinë së Punëve të Brendshme për transfer dhe rialokim të mjeteve buxhetore deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorive të shpenzimeve për vitin 2024.

Continue Reading

Lajmet

​Ngritet edhe një aktakuzë për krime lufte

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit S.L., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me Ligjin Penal të RSFJ-së.

Sipas aktakuzës, veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Panorc, Komuna Malishevë.

“I pandehuri, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtar të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer arrestime të kundërligjshme, tortura fizike dhe psikologjike të rreth 500 qytetarëve që nuk ishin të përfshirë në luftë, dëbime masive të popullatës shqiptare, shkatërrim të pronave dhe plaçkitje. I pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit deri në një vendim tjetër të gjykatës. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njofitm.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i drejtohet BDI-së: Të angazhohet për heqjen e termit “20%” për gjuhën shqipe në Kushtetutë

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një interviste për Alsat, ka dërguar një mesazh të qartë për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), duke theksuar se, pavarësisht nëse kjo parti është në pushtet apo opozitë, duhet të angazhohet për eliminimin e termit “20%” që përdoret për gjuhën shqipe në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Kurti ngriti shqetësimin përse, edhe pas shumë viteve nga Marrëveshja e Ohrit, zbatimi i plotë i ligjit për gjuhët ende mbetet një sfidë, përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe në kartëmonedha, uniforma dhe seanca gjyqësore.

Kjo ndarje pozitë-opozitë nuk duhet të bëhet në kurriz të kombit shqiptar apo të vërtetës. Nuk mund të mendojmë se gjithçka ka qenë në rregull kur BDI ishte në pushtet dhe tani gjithçka është keq vetëm pse parti të tjera kanë disa ministri. Shqiptarët duhet të theksojnë atë që i bashkon, duke shmangur rivalitetet armiqësore që pengojnë bashkëpunimin,” tha Kurti.

Ai nënvizoi se politika duhet të fokusohet te idetë dhe ndershmëria, duke theksuar se rotacionet politike janë të shëndetshme.

Duhet të luftojmë me ide për qytetari dhe për shqiptari, jo për pushtet e karrige. Të fitojnë idetë, përkushtimi dhe patriotizmi. Shqiptarët kanë një identitet dhe një gjuhë të përbashkët, por nuk mund të kenë një parti të vetme politike,” shtoi ai.

Deklaratat e Kurtit, ku ai përmendi se gjuha shqipe në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut njihet vetëm si “20%” dhe brenda kllapave, ngjallën reagime nga Fronti Europian, i cili në tubimet e tij me qytetarët e cilësoi këtë si një keqinterpretim nga ana e kryeministrit.

Continue Reading

Të kërkuara