Të pasurit qerpikë perfektë, të gjatë, të plotë, është ndoshta një nga arritjet më të lakmuara të grave.
Për të arritur këtë qëllim, shumë prej nesh harxhojnë kohë, duke i grimuar për t’i bërë të duken sa më bukur.
Në të vërtetë nuk është befasi, një numër në rritje i grave po zgjedhin mundësi më të përhershme për përmirësimin e qerpikëve që nuk kërkon këtë nivel të përkushtimit. Pra, bëhet fjalë për vendosjen e qerpikëve fallso.
Edhe kjo metodë nuk është aq e thjeshtë sa mendohet, duhet cilësia e profesionalizmi për të arritur rezultat të mirë dhe të shkaktojë sa më pak dëm tek personi që i mban. Stilistja profesioniste Charlotte, jep disa informacione që duhet t’i dijë çdo vajzë para se të vendosë qerpikë.
1. Duhen një deri tre orë për të aplikuar zgjatime të qerpikëve.
2. Qerpikët profesionalë mund të zgjasin gjashtë javë.
3. Qerpikët do të bien gradualisht një nga një.
4. Jo të gjitha vajzat që vënë qerpikë janë të njëjta, sytë e ndjeshëm mund të irritohen, bisedoni me stilistin për alergjitë që keni para procesit të vënies.
5. Ju mund të kërkoni provë të vogël para aplikimit.
6. Nuk mund të përdorni kremra ose produkte vajorë afër qerpikëve, sepse shkatërrojnë materialin ngjitës të tyre.
7. Qerpikët tuaj natyralë mund të trajtojnë vetëm një peshë të caktuar, kështu që më të mëdhenjtë nuk janë gjithmonë më të mirët.
8. Zgjatimet fallso nuk do të dëmtojnë qerpikët natyralë kur aplikohen në mënyrë korrekte me produktet e duhura, nga duart e një profesionisti.
9. Disa sallone përdorin flokët e kafshëve, ekzistojnë opsione të flokëve mëndafshi e sintetikë, nëse jeni vegan, pyesni sallonin se cilat janë opsionet e tyre.
10. Stilimi i duhur mund t’i bëjë sytë të duken më të mëdhenj e të kenë një efekt dramatik në pamjen tuaj të përgjithshme.
11. Mos e lani fytyrën natën e parë.
12. Sytë tuaj janë mbyllur gjatë gjithë procedurës, por mund të ndodhë që shpesh t’ju zërë gjumi!
13. Rimeli është i ndaluar në zgjatjet e qerpikëve, pasi mund t’i dëmtojë ato.
14. Ju mund të duhet të rregulloni pozicionin tuaj të gjumit pasi qerpikët fallso mund të ngatërrohen nëpër jastëk.
15. Higjiena është faktori më i rëndësishëm në një sallon për të shmangur infeksionin, sigurohuni të kontrolloni që të gjitha mjetet e sallonit janë sterile.
16. Zgjatjet e qerpikëve mund të krijojnë varësi. Sapo të zgjoheni me qerpikë të plotë, nuk do të doni kurrë të ktheheni përsëri tek rimeli.