Sport

Zhegrova shënon një gol të bukur për Baselin

Published

on

Edon Zhegrova e ka filluar mirë vitin 2021. Sulmuesi i Kombëtares se Kosovës ka pasur një paraqitje të mirë sonte në një miqësore të Baselit që ata e luajtën kundër Aaraut të Zvicrës.

Ai e ka shënuar një gol të bukur në një miqësore që Basel e zhvilloi sonte kundër Aaraut.

Zhegrova kaloi disa lojtarë për të shënuar me të majtën e tij për të shënuar në minutën e 89 të ndeshjes.

Basel fitoi me rezultat 0-5 kurse golat e tjerë i shënuan: Frei (18), Arthur (26), van Wolfwinkel (56 dhe 80).

Sport

Ravanelli për Zhegrovën: Është një fenomen, mund t’i vendosë ndeshjet

Published

on

By

Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, ka folur sërish për Edon Zhegroven, duke e vlerësuar lart talentin e futbollistit kosovar.

Ravanelli ka treguar se ka zhvilluar një bisedë me Zhegrovën, të cilit i ka thënë se paraqitjet që bën në stërvitje dhe me Kombëtaren e Kosovës duhet t’i tregojë edhe në ndeshjet me Juventusin.

“Fola me të dhe i thashë se është një fenomen. Ajo që bën në stërvitje dhe me Kosovën, duhet ta bëjë edhe në ndeshjet për Juventusin. Nëse gjen qëndrueshmëri, është lojtari më i fortë dhe ai që vendos ndeshjet”, ka deklaruar Ravanelli.

Ish-sulmuesi italian beson se Zhegrova ka potencialin për të bërë diferencën në fushë, nëse arrin të jetë i qëndrueshëm në paraqitjet e tij.

Ravanelli ka luajtur për Juventusin nga viti 1992 deri më 1996, duke shënuar 41 gola në 111 paraqitje.

D.L

Continue Reading

Sport

Malisheva në kërkim të trajnerit të ri, italiani Nocentini kandidat për postin

Published

on

By

Malisheva është në kërkim të trajnerit të ri pas largimit të Thomas Brdaric, ndërsa një nga kandidatët për të marrë drejtimin e skuadrës është italiani Luigi Nocentini.

Gazetari Andre Oechsner ka raportuar se 37-vjeçari është në bisedime me drejtuesit e klubit kosovar për postin e trajnerit. Nocentini aktualisht është pa angazhim dhe palët janë në kontakt për mundësinë e bashkëpunimit.

Së fundmi, italiani ishte pjesë e stafit të FC Basel, ku përkohësisht mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Stephan Lichtsteinerit. Më herët, ai kishte punuar si asistent i Fabio Celestinit, Ludovic Magninit dhe Lichtsteinerit.

Gjatë karrierës së tij, Nocentini ka qenë pjesë e stafit të klubeve si Empoli, Genoa dhe Napoli, ndërsa ka punuar edhe me Kombëtaren e Ukrainës.

D.L

Continue Reading

Sport

Zhegrova kryeson renditjen për driblime në Nations League

Published

on

By

Edon Zhegrova po vazhdon të spikasë me paraqitjet e tij në UEFA Nations League. Sulmuesi kosovar aktualisht kryeson renditjen për numrin e driblimeve të kompletuara në këtë garë.

Zhegrova po tregon vazhdimisht aftësitë e tij në duelet një kundër një, duke qenë një prej lojtarëve më aktivë në fazën ofensive.

Foto: Juventus Club Kosova

D.L

Continue Reading

Sport

Ramon Vega shpall kandidaturën për president të FIFA-s, synon ta sfidojë Infantinon

Published

on

By

Ish-mbrojtësi i Tottenhamit dhe ish-përfaqësuesi i Zvicrës, Ramon Vega, ka konfirmuar zyrtarisht synimin për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, duke u bërë kandidati i parë që ka deklaruar publikisht ambicien për ta sfiduar presidentin aktual, Gianni Infantino.

Vega, 55-vjeçar, ka zhvilluar një karrierë të gjatë si futbollist, gjatë së cilës ka veshur fanellat e Cagliarit, Tottenhamit, Celticut dhe Watfordit, ndërsa ka luajtur edhe për Përfaqësuesen e Zvicrës.

Zgjedhjet presidenciale të FIFA-s pritet të mbahen në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa Vega synon të sjellë reforma në qeverisjen e futbollit botëror dhe të rikthejë besimin në institucionin më të lartë të futbollit.

“Qëllimi im është i qartë: t’i shërbej futbollit dhe njerëzve që i japin jetë kësaj loje”, deklaroi Vega.

“Jam këtu për ta ribashkuar familjen globale të futbollit, për të ofruar reforma të vërteta dhe të qëndrueshme, për ta modernizuar FIFA-n për shekullin XXI, për të rikthyer stabilitetin dhe besueshmërinë, si dhe për të rindërtuar besimin që i nevojitet urgjentisht futbollit tonë”, shtoi ai.

Kandidatura e Vegës vjen në një periudhë kur Infantino po përballet me kundërshtime të reja. Muajin e kaluar, Shoqata Zvicerane e Futbollit tërhoqi mbështetjen për një mandat tjetër të tij, ndërsa më herët të njëjtën gjë e kishin bërë edhe federatat e Anglisë, Uellsit, Francës, Serbisë dhe disa vendeve të tjera evropiane.

Ndërkohë, UEFA ka paralajmëruar se do të paraqesë një kandidat rival përpara përfundimit të afatit në nëntor.

Vega kishte shqyrtuar mundësinë për të kandiduar edhe në zgjedhjet e viteve 2015, 2019 dhe 2022, por këtë herë është i pari që e ka bërë publikisht të ditur synimin për të garuar kundër Infantinos.

“Futbolli nuk u përket presidentëve, konfederatave apo administratorëve. Futbolli është më i madh se çdo pozitë, individ apo institucion”, tha Vega.

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si është qeverisur FIFA në vitet e fundit.

“Udhëheqja aktuale e ka demoralizuar lojën. Qeverisja e dobët ka dëmtuar besueshmërinë e FIFA-s dhe ka gërryer besimin në të gjithë familjen globale të futbollit. Ne duhet ta ndalim këtë konflikt që të përshkallëzohet”, përfundoi ai.

Vega e fitoi Kupën e Ligës me Tottenhamin në vitin 1999, ndërsa më pas, me Celticun, kompletoi tripletën vendase në sezonin 2000/01.

Tani, 55-vjeçari synon të kalojë nga fusha e futbollit në një prej posteve më të rëndësishme të sportit botëror.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara