Kronikë e zezë

Zhduket një vajzë e Pejës

Published

on

Policia e Kosovës njofton se një vajzë nga fshati Zahaq i Pejës është raportuar të jetë zhdukur.

Rastin në Polici e ka raportuar babai i saj, derisa ka bërë të ditur se është larguar nga shtëpia që nga 2 nëntori dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Policia njofton se rasti është duke u hetuar./UBTNews

Kronikë e zezë

Ekstradohen dy kosovarë: Njëri vjen nga Gjermania, tjetri dërgohet drejt saj

Published

on

By

Policia e Kosovës ka realizuar me sukses ekstradimin e dy shtetasve kosovarë pas një bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet gjermane.

Gjatë ditës së djeshme, nga Gjermania për në Kosovë është sjellë një person i kërkuar për “lëndim të rëndë trupor”, ndërsa sot drejt autoriteteve gjermane është ekstraduar një tjetër shtetas që kërkohej për “vrasje në tentativë” dhe “grabitje”.

“Në koordinim dhe në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë, me datën 11.02.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Gjermania për në Kosovë. I njëjti ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi që kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’. Po ashtu me datën 12.02.2026 është realizuar ekstradimi nga Kosova për në Gjermani i shtetasit kosovar i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë gjermane për përfshirje në veprat penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘grabitje’.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të dy operacionet u kryen përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, duke u bazuar në urdhërarrestet ndërkombëtare dhe marrëveshjet ligjore mes dy shteteve.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personat e arrestuar u janë dorëzuar njësive përkatëse për procedim të mëtejshëm, duke rikonfirmuar përkushtimin për kapjen e personave që tentojnë t’i ikin drejtësisë, pavarësisht se ku ndodhen.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës njofton së brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje.

Rastet janë regjistruar në Prishtinë, Novobërdë, Malishevë, Gjakovë dhe në  Zveqan.

Në Prishtinë  është  raportuar se një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj një burri tjeter. Me vendim të prokurorit palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur më 11 shkurt në orën 20:30.

Ndërkohë, në Novobërdë në orën 08:20, një grua ka raportuar se është kanosur nga një burrë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Një rast tjetër është shënuar në Malishevë në orën 21:00, ku është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë, në orën 23:00, është arrestuar një burrë, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ofenduar verbalisht një grua. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Zveçan, në orën 17:35, është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe rasti vazhdon të hetohet.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha rastet po trajtohen në koordinim me prokuroritë përkatëse, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo formë të dhunës, duke theksuar se dhuna në familje mbetet një vepër penale e dënueshme me ligj.

 

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Mitrovicë: Arrestohen dy persona për ‘vrasje në tentativë’

Published

on

By

Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në një incident me armë zjarri, më 12.02.2026.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 19:25, në rrugën “Pajazit Boletini”, ku pas marrjes së informacionit për të shtëna, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

Nga hetimet fillestare është bërë e ditur se nga këto të shtëna ka mbetur i plagosur një person i moshës madhore, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Mitrovicës për trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në vendit të ngjarjes, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja si prova materiale lidhur me rastin.

“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë, për tretman mjekësor. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë (5) gëzhoja”, sipas njoftimit të Policisë.

Pas veprimeve hetimore dhe intervistimit të personave të përfshirë, policia ka iniciuar rastin penal si ‘vrasje në tentativë’.

Me vendim të prokurorit kompetent, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërkohë që njësitet përkatëse janë duke zhvilluar hetimet e mëtejme për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar në Prishtinë për kanosje ndaj zyrtarëve policor

Published

on

By

Në Prishtinë në dy raste të ndara janë arrestuar dy të dyshuar për veprën penale-  kanosje ndaj personit zyrtar, sipas Raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti i parë ka ndodhur në Rr. Ahmet Krasniqi rreth orës 02:51, ku pas shqiptimit të një gjobe i dyshuari ka kanosur zyrtarët policor.

I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Vranidoll, ku një i dyshuar  po ashtu pas shqiptimit të një gjobe, ka kanosur zyrtarët policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas shqiptimit të një kundërvajtje ka kanosur zyrtarët policor gjatë detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, sipas raportit të Policisë.

 

Continue Reading

Të kërkuara