Lajmet

​Zgjerohet rrjeti i transportit urban në Prishtinë

Published

on

Nga sot, transporti publik në Prishtinë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi me zgjerimin e rrjetit të linjave urbane në lagje dhe fshatra që më parë nuk kishin qasje në autobusë.Ky transformim i rëndësishëm siguron që çdo 7 minuta të ketë një autobus në dispozicion për të transportuar qytetarët drejt destinacionit të tyre.

Këto detaje në një konferencë për medie i dha kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili tha se kjo u bë e mundur fal punës 3 vjeçare në reformën e transportit publik urban.

Sipas tij flota e autobusëve u rrit nga 51 autobusë në 172.

Zgjerimi i rrjetit të transportit publik tash sjell linja në lagjet e Prishtinës ku deri tani nuk ka pas autobusë dhe kjo është një prej pikave kyçe, zonat e kryeqytetit si Taslixhe, Velania, Bledi, Arbëria Sofalia, lagjia Qendresa Nic, Veterniku e Zllatari të gjitha këto prej sot kanë me pas autobusë shërbime të autobusëve në të gjitha këto pjesë të kryeqytetit. Po ashtu, me këtë transformim po i lidhim të gjitha fshatrat në kryeqytet fshatin Marec, Vitia e Mareci, Sicceva, Kolovica, Dyzi, Zllashi, Ballabani, Nisheci, Gllogovica, Llabjani, Busia, Slivova, Llajshevci, Shkabaj, Drenoci, Prugoci pra të gjitha këto tash ndërlidhem me kryeqytetin. Këto janë transformime në kryeqytet që i kemi përmbi 30 linje të ndryshme dhe 172 autobusë e dini që kemi nënshkruar kontratat me sektorin privat prej 51 autobusëve që i ka trafiku urban tash i shtohen 121 të tjerë shtesë, dhe e kemi një sistem të unifikuar me një biletë gjithëditore”, tha ai.

Po ashtu, sot u lansua edhe aplikacioni “Kuleta Digjitale e Prishtinës” ku qytetarët mund t’i blejnë biletat e transportit publik.

E të gjithë qytetarët që e shkarkojnë tani këtë aplikacion, muaji i parë i biletave është falas.

Kuleta digjitale është një inovacion ku qytetarët sot…qytetarët të cilët e downlodojnë këtë aplikacion edhe e kanë 1 muaj pa pagesë e kanë biletën për 1 muaj pa pagesë i inkurajojë qytetarët që përdorin trafikun urban që ta downlodojnë dhe me këtë e kanë 1 muaj pa pagesë në kryeqytet”, tha ai.

I pari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama teksa vizioi edhe një nga pritoret e autobusëve në kryeqytet theksoi që tashmë frekuencat e lëvizjes së autobusëve janë të sigurta e të shpejta.

Kemi me pas autobusë të rinj e po ashtu frekuenca të jetë e siguri që çdo 7 minuta të ketë autobusë që i marrin pasagjerët dhe i dërgojnë në destinacionet e tyre. E keni parë që në gjithë kryeqytetin tash i kemi edhe linjat e veçanta për autobusë i kemi shenjëzimi horizontal tash e kemi edhe shenjëzimin vertikal edhe jemi në proces ku po i lusim qytetarët që ngasin makina ta respektojnë linjën që është e posaçme për autobus”, theksoi kreu i Prishtinës./D.B.KP

Lajmet

Zhegrova ftohet për ndeshjen ndaj Dortmundit

Published

on

Edon Zhegrova është ftuar nga trajneri i Juventusit, Igor Tudor, për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit.

Juve sonte nga ora 21:00 e pret Dortmundin në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.

Edhe pse trajneri Tudor ditë më parë deklaroi se Zhegrova nuk do të luaj ndaj Dortmundit ai ka vendosur që ta ftojë reprezentuesin e Kosovës. Zhegrova mund të debutoj për “Zonjën e Vjetër”.

26-vjeçari nuk luajti xhiron e kaluar në Serie A në derbin që e fitoi Juventusi 4:3 ndaj Interit.

Zhegrova u transferua te Juve nga Lille për afro 16 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por nuk ka luajtur prej 14 dhjetorit të vitit të kaluar./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

UBT hap thirrjen për dorëzimin e abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare për Modë dhe për Dizajn të Integruar

Published

on

UBT ka nisur pranimin e abstrakteve për dy prej konferencave më atraktive dhe bashkëkohore që zhvillohen në kuadër të Konferencës së 14-të Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion:

Të dyja konferencat janë peer-reviewed dhe ofrojnë një platformë shkencore e profesionale ku akademikë, studiues, studentë të programeve master e doktorale, si dhe ekspertë të industrisë, ndajnë njohuri dhe ide mbi zhvillimet më të fundit.

Datat kryesore:

Dorëzimi i abstrakteve: deri më 10 tetor 2025

Njoftimi për pranim: më 17 tetor 2025

Rishikimi shkencor (peer-reviewed): më 17 tetor 2025

Afati i hershëm i regjistrimit: deri më 17 tetor 2025

Afati i vonuar i regjistrimit: deri më 20 tetor 2025

Dorëzimi i punimit të plotë: deri më 14 nëntor 2025

Tema qendrore e këtij viti është “Resilience and Sustainability”, duke trajtuar mënyrat se si moda dhe dizajni ndërveprojnë me teknologjinë, kulturën, politikën dhe sfidat globale.

Fushat kryesore të IC-FAS (Fashion):

  • Fashion Activism dhe ndikimi i tij në politikë
  • Moda dhe Teknologjia
  • Dizajni i Modës dhe Edukimi
  • Vetëdija sociale në industrinë e modës
  • Nga ambicia në veprim (Ambition to Action)

Fushat kryesore të IC-ID (Integrated Design):

  • Ndërthurja e dizajnit grafik, teknologjisë dhe kulturës
  • Roli i teknologjisë në dizajn
  • AI, AR/VR dhe ndikimi i tyre në praktikat e dizajnit
  • Të ardhmen e branding dhe identitetit vizual
  • Moda në epokën e AI, identitetet virtuale dhe kriza klimatike
  • Dizajn i interierit të integruar me AI
  • Metaverse dhe hapësira virtuale
  • Materiale të zgjuara dhe hapësira reaguese
  • Dizajn qarkullues dhe i qëndrueshëm

Dorëzimi i punimeve: Punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara dhe jo në shqyrtim diku tjetër. Gjatësia maksimale është 6 faqe dhe punimet që nuk i përmbushin kriteret e formatimit nuk do të merren në konsideratë.

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Loja Shqipëri-Serbi luhet në Leskovc

Published

on

Zyrtarisht, më datë 11 tetor, ndeshja Serbia-Shqipëria, nuk do të luhet në Beograd në stadiumin “Rajko Mitiq”, sepse shtëpia e futbollit evropian UEFA, ka vendosur që kjo lojë të luhet në Leskovc në stadiumin “Duboçica”.

Fillimisht, kjo sfidë ishte planifikuar të zhvillohej në “Rajko Mitiq” në kryeqytetin serb, por për arsye organizative dhe të sigurisë, autoritetet kanë vendosur ndryshimin e stadiumit.

Kjo konsiderohet një nga ndeshjet më të rëndësishme jo vetëm për kualifikueset e Botërorit, por gjithashtu edhe për historinë.

Në vitin 2014, Shqipëria luante një ndeshje të madhe në Serbi, teksa ëndrra për një vend në Europianin e Francës sapo kishte nisur.

Kuqezinjtë përballeshin jo vetëm me skuadrën serbe, por me terrorin serb, me tifozerinë e cila në çdo moment bënte thirrje për vdekjen e shqiptarëve, apo edhe me vendimet për të mos lejuar jo vetëm tifozët shqiptarë, por as flamurin kuqezi në stadium. /S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

UBT në hap me zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin e ushqimit dhe agrikulturës

Published

on

Prof. Dr. Emine Daci Zejnullahi, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave të Ushqimit me Bioteknologji dhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit, në UBT, ka nënshkruar kontratën për zbatimin e projektit shkencor: “Përdorimi i mbetjeve agro-industriale të patates për zhvillimin e produkteve bioteknologjike të qëndrueshme në VIPA CHIPS – Zgjidhje për ekonomi qarkore dhe qëndrueshmëri industriale”, i financuar nga MAShTI në kuadër të projekteve shkencore 2025.

Ky projekt synon të mbështesë sektorin privat në menaxhimin e mbetjeve të industrisë ushqimore, duke i kthyer ato në produkte finale me vlerë, si dhe duke reduktuar ndikimin negativ në mjedis dhe duke sjellë përfitime ekonomike e sociale.

Zbatimi i projektit do të bëhet me përfshirjen e profesorëve të tjerë të departamentit dhe studentëve të nivelit Master, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve kërkimore dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.

Continue Reading

Të kërkuara